top of page

Gëzuar ditëlindjen vëllai im i dashur Arif!


Gëzuar ditëlindjen vëllai im i dashur Arif! Ju urojmë një ditë të mbarë dhe festofshi familjarisht dhe 100 vite të tjera.



Ky nuk është thjesht një urim, por një arnë e fortë e grisur nga pantallonat tanë, kur hypnim e zbrisnim pemëve. E pos tyre një fresk lotësh rrëkeheshin deri në grykë, pos asaj që ndihte dhimbja e Fjalës së shoqëruar me një shpullë „të ëmbël“ për grisjen e pantallonave të sapoblera. Nuk mendoja se do të shkonte memorja ime me një formë të tillë poetike në mënyrën se si e shkuara e lotuar mbetet ende si një moment i përjetuar enkas. E në këtë risi ndjej ende brishtësinë e vëllait tim të vogël, atë vëlla që mbetet ende truphollë, atë që fëmijëria e shfaqi për pak kohë dhe më pas do ti duhej të nxitonte të kapte hapat e tre vëllezërve të tjerë, Fatmirit (Unë), Hamitit, Bashkimit…

Dhe në këtë urim vëmendja ime shkon më tej se ditët e fiksuara. Kapërcen detajeve që mbeten një pazëvendësueshmëri dhe pikëtakojnë ditë të tjera të fiksuara në memorje të tjera. Urimi shkon tek mënyra se si kujdeseshe në hapin tënd të jetës. (e ke bërë mjaft mirë) Urimi shkon tek mënyrat që butësisht mbeten të përafërta me butësinë e sinqeritetin që ke pasur.

Në një farë mënyre, urimi është zgjim i memorjes dhe risjellja në vëmendje e të gjitha këtyre detajeve, që vetëm vëllezërit i mbajnë në brendësi të shpirtit dhe zemrave të tyre. Mbaj mend shumë. Unë me të vërtetë mendoj për ty vëllain e shkallët të jetës së vrullshme, dhe kur mendoj, më kujtohen të gjitha. Nuk mund ta bëj një urim shtirës, dhe po ta bëja është sikur kur jam duke shkruar për ty vëllai im, vetëm analizoj gjithçka që ka mbetur në vëmendje e në memorje. Jo, të gjitha janë vrull dhe angazhim jetik.

Në këtë urim doja thjesht të ndihesha sikur isha në shtëpi me të gjithë vëllezërit e mi, por edhe me kujtimet e tjera, me motrat, e natyrisht me ata të dy nënën dhe babain që janë tashmë atje Lart pranë Zotit… e do të ishim duke ndjerë filzat e rrinjë kopshtit që gjallohen në këtë vjeshtë.

Do të doja të isha pranë teje, atje në Amidia, apo udhës për në Kastoria e në Selanik, për të të bezdisur që të lësh duhanin, që të të tregoja për ato dhe këta kohëra të dhimbshme me të cilat e gjejmë veten duke folur me atë respekt që na lanë prindërit tanë, e duke u lutur për ditë të mbarë për fëmijët e njerëzit tanë anembanë. Urimi nuk është vetëm fjalë, por dhe një ëndërr e çuditshme, e duhur për të risjellë gjërat më të mira në memorje. Urimi është gjëja më interesante brenda një loti malli ku zhytet tërë Globi nga halli! Gëzuar dhe mbarësi, plotë shëndet dhe suksese, vëllai im i vogël Arif!

34 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page