top of page

Gëzuar ditëlindjen shkrimtari Viron Kona!


Kafe në Tiranë: Vironi dhe Fatmiri

Gëzuar ditëlindjen shkrimtari Viron Kona!

Në një urim të tillë për kolegun e nderuar nuk mund të shkosh kalimthi. Aq thjesht sa të thuash Gëzuar Ditëlindjen. Por edhe vetëm me kaq ndoshta është mjaftueshëm, se ne duam ditëlindje shkrimtarësh, dhe jo ikje. Ndaj i dashur Viron Kona, në ditëlindjen tuaj ju uroj shumë kënaqësi dhe gëzim. Shpresoj që të gjitha dëshirat tuaja të bëhen të vërteta. Çdo orë dhe minutë të mbushen me kënaqësi, dhe ditëlindja juaj të jetë e përsosur për Ju dhe familjen tuaj, krijimtarinë tuaj, jetën tuaj të angazhuar në disa drejtime!

Gëzuar dhe mbarësi!

Kush është shkrimtari Viron Kona

Viron Kona ka lindur më 24 qershor 1950 në qytetin e Vlorës. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë – letërsi. Para vitit 1991 ka punuar në administratën e lartë shtetërore; Më pas, si drejtor në shkolla të ndryshme. Pas vitit 2010 e në vazhdim si specialist në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve prej vitit 1981; Pas viteve 2000, anëtar i Këshillit Kombëtar të Librit. Ka botuar rreth 30 vëllime me tregime, novela e romane për fëmijë dhe për të rritur. Fitues i 7 çmimeve në gjininë e tregimit dhe novelës; fitues i çmimit UNICEF-AMC, për librin më të mirë për fëmijë 2006 “Eh, more Bubulino!”


Krijimtaria letrare

Libra: “Etje që shuhej”, “Pëllumbat”, “Mos m`i zbukuroni plagët!”, “Ujkonja”,“Pulëbardhat përbindëshe”, “Bubulinoja çamarrok”, “Dëshira e fshehtë e Bublinos”, “Pyesni Bubulinon”, “Eh, more Bublino!”, “E fshehta e pyllit”, ”Dardi”, ”Dardi në gadishullin e vetëtimave”,“Të çuditshmit!”, ”Bubulinoja dhe Dardi, në kryeqytetin amantëve të lashtë”,(libri i parë), “Bubulinoja dhe Dardi në kryeqytetin amantëve të lashtë”, (libri i dytë), “Delfini i dy deteve drejt aventurave të reja”, “Drithërimat e yjeve”, “Dëgjoma zemrën, Budapest!”, ”28 djem plus një vajzë”, “Yje mbi Bosfor”, “Një udhëtim i çuditshëm”, “Kontrolli i befasishëm i një inspektori”, ”Të fshehtat e një mrekullie”, “Erlindi dhe papagalli i çuditshëm”, “Dielli është i imi”, “Bukuri suedeze”,”Shpëtoni papagallin Çate!”, “Për ju, miqtë e mi” etj. Ka botuar edhe disa libra me karakter didaktik, si dhe qindra shkrime në shtypin periodik, në gazeta revista brenda dhe jashtë vendit. etj. 

29 views1 comment

1 comentário


Prof Dr Fatmir Terziu
Prof Dr Fatmir Terziu
24 de jun. de 2020

Ymrije Beqiri

Urime Shëndet për mikun tonë🥂🥂

Curtir

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page