![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_45a044f8f9764619b7b83c9896893c20~mv2.jpg/v1/fill/w_581,h_1032,al_c,q_85,enc_auto/a48dbc_45a044f8f9764619b7b83c9896893c20~mv2.jpg)
Vonë, tepër vonë u muar vesh pse Letër-Kërkesa zyrtare nga Institucioni Kualifikues në Shanghai u fsheh në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit. Ishte viti 1973, kur kjo Letër-Kërkesë kërkonte të mbante për një afat më të gjatë specialistin e Furave Elektrike të Çelikut, Asistent Inxhinierin Njazi Ademi. Ai që kishte drejtuar mjaft kantiere në Atdhe, tashmë pas specializimit në Kinë kishte rënë në sy dhe kërkohej një shtyrje e afatit për të ndihmuar kursantë të tjerë. „Ai është një specialist i kualifikuar dhe mjaft i domosdoshëm për furrat e temperaturave të larta“. Por, shteti shqiptar i asaj kohe nuk mund të shtynte kohë-qëndrimin e shqiptarit që kërkohej nga kinezët për të ndihmuar më tej në kualifikimin e të tjerëve. Ing. Njazi Ademi u kthye në Atdhe dhe menjëherë u vu në krye të ekipit të furrave me tulla zjarrduruese në Uzinën e Çelikut. Ai doli në pension… Sot pas dyzetë e nëntë vitesh kujton festën e ditëlindjes së tij në Kinë, ku kinezë e shqiptarë kënduan dhe uruan shqip. Ndaj dhe ne familjarisht i urojmë babait të Luçit, dhe gjyshit të Andit, Evit dhe Evisës, Gëzuar Ditëlindjen dhe 100 më shumë!
![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_c7bfccb854c34504a8bb7c0b4626c090~mv2.jpg/v1/fill/w_698,h_772,al_c,q_85,enc_auto/a48dbc_c7bfccb854c34504a8bb7c0b4626c090~mv2.jpg)
Commentaires