Gëzuar Ditardhjen tate Fatmir Terziu.
Është një ditë që të bën të kthesh kokën e të “shkosh në tespije” kohën Tënde, orët, ditët, javën, muajt, vitet dhe dekadat që “ulur këmbëkryq” pranë Teje dhe me Ty kuvendojnë. Nuk di kush flet më shumë Ti apo Dekadat, librat, apo fantazitë e harruara diku, por një gjë është e sigurt: mençuria e kohës në qënien Tate, është “dirigjenti” i këtij bashkëbisedimi. Ky dirigjim bën bilançin Tënd në heshtje dhe solemnitet: Fatmiri për Vete dhe për të gjithë! I dashur dhe dashamirës! Këmbëngulës dhe triumfator! Bashkëshort e Baba! I qeshur dhe i menduar! Krushk dhe gjysh! Mik dhe shok! Intelektual dhe krijues. Autor dhe kritik. I urtë dhe i rreptë. Inkurajues dhe mbështetës i çdo zëri shqiptar ngado dhe kurdoherë.
Në këtë Ditardhje Fatmiri Ynë ngjason me një Turbinë, që gjeneron dritë e gëzim për Vete dhe Familjen, për Ata dhe të Tjerë! Çfarë janë dekadat mbi supe? Ç’është koha që ke jetuar? Pse të gëzon çdo Ditlindje? Ç’është ajo “valle” mes librash?
Janë këto pyetje që “turbina” i sjell vrullshëm si lëshimet e pandalshme të ujit në hidroçentrale e vijnë vërdallë në mendjet tona ndërsa Fatmir Terziu feston me Familjen!
Pse jetojmë? Pse një ditë ikim? Ku shkojmë kur ikim?
Nuk di pse bashkë me gëzimin më vijnë pyetje të tilla, jo si ogur frike, por si e vërtetë që i qëndrojmë perballë! Duke Gëzuar Jetën ne e duam Atë më Shumë dhe nuk harrojmë të kujtojmë se ndërsa Universi shpërthen, shpërthen dhe mes shpërthimesh krijon planete dhe Botë pa kufi, pa caqe në miliona largësi drite, ndërsa jeta e Secilit nga ne në mënyrë absolute ka dy “caqe” marramendëse: Ditëardhe dhe Ditëikje si dy anë të “Medaljes” Jetë për Secilin, për Këdo, për mbretër dhe popull, për të gjithë.Por Ajo që dua të them është se fuqia marramedëse e Jetës, e cila kur jetohet siç do dhe si “Fat i shkruar” kthehet në “Thesar” që e lemë mbi Tokë, pa testamentin tradicional por të “shkruar” shpirtërisht në libra dhe “furtuna” krijuese. Mbase “nakatosa” dy gjëra të ndryshme por që janë të njëjta, por kjo lloj nakatosje e çoroditje alla amerikançe më bën ta ndiej dhe përjetoj ndryshe këtë Ditë të madhe për Fatmirin e Londrës, për Terziun e Shqipërisë.
Shëndet e Gëzime e Rrofsh aq sa do vetë o Fatmir Terziu nga Elbasani.
Përqafime nga Amerika 🇺🇸 Shefqet Meko
Comments