JU UROJ: " GËZUAR 8- MARSIN", NËNA HYJNORE, PERËNDESHA TË BOTËS !
NËNA
Pērherë e ashpēr mbetesh, nëna ime,
edhe sot që mbushe tetëdhjetë e pesë.
Masha e vatrës e pamëshirshme
ka hedhur rrënjë në timen kujtesë.
Një ditë do të ikēsh, veç do të mbahesh mënd
pēr humorin e dasmave që i mbaje gjallë,
ashtu dhe për gjëmat, për çdo vdekje të rëndë,
që me ligjet e tua askush s' i ka qarë.
Ngusht ndihem të thur vargjet e tua,
se para Eseninit nuk mund të flas dot,
veç ti je kēnga, e madhërishme pēr mua,
hyjnorja perëndeshë në këtë botë.
20 mars 2010
TI JE
( Gruas sime )
Valēzim,
Vallëzim,
tangoja
e jetës,
kënga
e dëborës,
i nxehti
eksplozion,
syri
nëpër qiellin
e kohës
uraganin tim
kērkon...kërkon !
4 maj 2000
Comments