top of page

GRUAJA NË FESTËN E VITIT TË RI


Vullnet Mato

Vullnet Mato

GRUAJA NË FESTËN E VITIT TË RI

Kur një grua të ka falur zemrën,

gjaku në damarë, të vrapon si era,

truri drejton mendimet shtrembër,

goja të kullon, mjaltë luleshqerrash.


Kur gruaja të do me gjithë shpirt,

jeta të bëhet gjelbërim me fletë,

pranvera të bëhet katër stinë në vit,

dimri të bëhet korrik në dyshek.


Kur gruaja të do burrë përjetë,

nuk ka shkëmb që të del përpara,

nuk ka largësi në tokë, qiell e det,

nuk ka në botë shtigje të pa çara.


Kur gruaja të shpalos tërë dashurinë,

ke brenda mureve të gjitha kushtet,

gatimet e fundvitit i ke në kuzhinë,

fëmijët të mblidhen përqark, si lulet.


Kur gruaja të ka dhuruar trupin krejt,

t'i ndez si fishekzjarre puthjet,

në festën e Vitit të Ri ndjehesh mbret

dhe zoti të ka plotësuar të gjitha lutjet.



20 views0 comments

댓글


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page