GRINDEN ÇAKENJTË
Fabula nga MEVLUD BUCI
DEGJENERIM
U nis ajo e shkoi në zyrë
Për afera iu lut,për seksualitetin,
E përdala,gruaja e pafytyrë
Provokatorja,motër me lanetin.
O njerëz të zotit me dritë hyjnore,
Qysh i pranioni plot Palma dhe Hava,
Gra të përdala pa ndjenja njerëzore
Te grykë e vullkanit t`i djegë llava.
Provokatoret pa moral e besim
Vrastare të jetës:Dëegjenerim…
DËSHMI
Të harbuar sa më s`ka
Një qen stani dhe një ka
Shisnin mend pa hiç meritë
Në pyll të madh mbanin meritë.
Fundi I botës tha ka mat për jetën
S`ka drejtësi pa të vërtetën
DRITËLIRIA
Tek një kafaz me kanarina
Afrohej një bilbil syzi
Ata qeshnin me hasharima
Bilbili jashtë thurte melodi.
Brenda kafazit qeshnin kanarinat
Natyrën me bilbila e mbushte freskia
Thoshnin brigjet,zajet e lëndinat
Në jetë më e çmuar është dritëliria.
POSTI I ULKONJËS
Në korije plot me lulezonja
Mbretëronte vetëm kjo ulkonja
Kafshët e pyllit bashkë me një lanet
Ëndërronin të kishin pushtet.
Gjetkë në hone e lart në pllaja
Thonin me ulkonjën të gjen belaja,
Kjo zuzare shpesh turfullonte
Ajo vetëm vidhte e penetronte.
Një ditë iu hoqën petat lakrorit
Ajo u zbulua si motra e mizorit,
Në thepaja e thoshte shqiponja:
O njerëz,ruhuni nga ulkonja!
KËSHILLA E DERRIT
Kishin bërë mëkate e të liga,
kurthe,vjedhje,kurvëri , krushqi
kafshët bërtisnin në kor si vampirë
grindeshin për poste e pangopësi.
Derri që kulloste te bataku
U tha :Heshtni pak po flet SPAKU.
U drodhën mëkatarët e ferrit
Prej këshillës së derrit…
LASTARËT DHE GOMARI
Një rrush në tendë lëshoi lastarë
Iu afrua dhe e copëtoi një gomar,
Bahçevani i dha dru zullumqarit
E pësoi keq rrushi prej gomarit,
Ndaj kurdoherë ruhet për t`u pjekur
Frutat i gëzon një mendje e thekur
Mjeranët,haragopët e trutharët
Janë si gomari që hëngri lastarët.
BUSHTRA DHE QENI
Një bushtër ia dridhte fort burrit
Dhe në kurth futi një qen,
Ajo kishte provuar hu pas hurit
Iu betua :Jam e jotja sa frymë të kem.
Qeni i besoi të përdalës
Ligësia ia përdhosi genin,
Që atëherë doli urtësia e fjalës:
Përherë bushtra ndjell qenin..
LEJLEKËT DHE DHELPRA
U mblodhën lejlekët në kënetë
Me bufa e zvarranikë bënë koalicion,
Tha dhelpra e bindur për kuletë:
Pa mua asgjë nuk shkon.
Lejlekët ranë në ujdi
Pranuan dhelprën, festuan lejlekët,
Por ç`e do,mjeshtre në dredhi
Atyre u hoqi brekët.
CIRONKAT DHE GREPI
Cironkat bënin demonstratë
Për ne thoshin ka vend plot deti
Vallë përse bëhet ky mëkat
Veç mbi ne sulmon grepi.
Kur u ankuan cironkat nën valë
Gajasën në breg budallenjtë
Grepit fort i qofshim falë
Po të kap peshq të mëdhenj..
ÇAKALLI DHE KALI BUDALL
Kafshët u mblodhën në tubim
Për mirësi kush kishte hall,
Pyllit t`i jepnin zbukurim
Në drejtim zgjodhën një çakall.
Kur pa veten në kupolë
Çakalli nuk njihte hall,
Të ligjtë i mbetën si molë
Dhe shqeu kalin e bardhë…
KONSTATIM
Dërdëlliste papagalli
Nxirrte shpifje helm të zi,
Çuditej dhelpra dhe çakalli
Kafshëve u ngjallej zili.
Foli shqiponja me sinqeritet
O çakall veç turfullon,
Shtetarët karrieristë-lanetë
Janë i yti soj, pa mbarim
Të lindur për dredhi e konstatim.
DREDHI
Dhelpra bëri fejesë
Me bufin e kënetës celebrimin,
Dinakja e pabesë
Ia fitoi mirëbesimin.
U çuditën të ftuarit-dasmorë
E mësuan nga kjo dashuri:
Dhelpra vampire –hamshore
Mban vetëm vulën dredhi.
MALI DHE PËRROI
Një përrua derdhej tek zalli
U krekos para një mali
Gurgullonte në vjeshtë e acar
I dukej vetja aq krenar…
Mali që kishte gurrë
I tha përrua mos u mburr kurrë,
Ti që derdhesh gjetë nga hera
Matu kur të vjen vera,
Që atëherë thonë kodra dhe zalli
Përroi veç kur shteron, thotë se buron nga mali…
PABESI
U ngjit breshka në kurorë
Ku ngjiten gjela dhe pula
Dhe gjetën shtriganë mizorë
Ku nga pabesia humb vula.
Tha dhelpra njohur për dredhi:
Kjo jete mbushet plot pabesi..
KASAPHANË
Në një pyll me freski
Bridhnin kafshët e qeta
Lugetërit e lindur për dredhi
U sulën tu shkimej jeta.
Në qiell bënin sehir
Të ligjtë e pafamë,
Bota mbushet plot vampirë,
Fali ,o zot:kasaphanë!...
DRITË
Në shkrepa ndaloi pëllumbi
Dhelpra poshtë gjuante kotecin,
Çuditej mali dhe lumi,
Si kjo botë e duron të pabesin.
Foli nga lart shqiponja:
Toka ka thellëza dhe jezitë,
Të ligun e të mirin e çmon koha,
Mirësia ,o njerëz rrezaton dritë.
SUPERDJALL Një i urtë në truallin e vet
Kërkonte certifikatë për tokën stërgjyshore,
Në aparat mbushur plot me lanetë
S`mori asgjë,veç stile djallëzore.
Qytetarët bënin çudi
Për këtë mynxyrë pa precedent,
Të vërtetin e lanë pa tokë e shtëpi,
Të votëbesuarit superlanetë…
ZËRI
Zëri ushtoi në luginë,
zëri doli në kushtrim,
përmban dritën ,mirësinë
është si flladi në agim.
I fortë,i urtë i mirë i tëri
O njerëz,është ai që i kumbon zëri..
FJALA
NË Çidhën të Dibrës buron urtësia,
Në Luzni buron satira,alegoria,
Në Lurë,Katër Grykët,Reç e Dardhë
Thonë ndër breza:Të ndritë ajo fjalë!
GRINDJA E ÇAKENJVE
Turfullojnë si bishat mbi pre,
Dhe fort i bien legenit,
Dredharakë,të pa besë,të pa fe,
Lehin me gjuhën e qenit.
Qesh Korabi,Runja dhe përrenjtë
Kur në PARLARING grinden çakenjtë…ç
Commentaires