top of page

Grimca poetike...


Grimca poetike nga Fatmir Terziu:


1. Ëndrrat



Ëndrra më e çuditshme

Kur jam ndjerë gdhë

ishe Ti

duke mos qenë në të.


2. Ritmi


Me ritmin tënd,

në hapësirën tonë

ne do të mbajmë kohën në këmbë,

që nesër të mos jemi vonë.


3. Sytë e mi


Sytë e mi nuk ishin kurrë „lart këtu“

sepse kishin ngecur,

ngjitur tek ju.


4. Skuqje


Duke i bërtitur farës,

nuk do ta bëje atë një lule.


Duke i bërtitur në kërcell,

nuk do ta bëje të rritet më shpejt.


Duke i bërtitur në gjemba,

nuk do ta bëje atë të skuqet nga brenda.


Prandaj:

Duke lavdëruar një trëndafil të skuqur,

do ta bëje atë më krenare dhe më të bukur.

댓글 4개


sotir.mimi
sotir.mimi
2022년 10월 14일

XING.

Lexova me endje një cikël, si të udhëtoja në stacione imagjinere poetike. Dhe kur zbuloja idenë e çdonjërës, vija buzën në gaz për t'iu rikthyer edhe një herë leximit. Urime miku ynë i gjithë krijuesve në Athinë!/

XING.


좋아요

mich.maska
2022년 10월 13일

Rralle na ndodh te lexojme me kenaqsi"Grimca poetike"...vezulluese, te ndjera, liriko - filozofike

si te ky cikel i poetit Terziu.

Me pelqeu i gjithe cikli.

Urime i dashur poet. Me shume respekt, Myslim Maska, Athine.

좋아요

Kozma Gjergji
Kozma Gjergji
2022년 10월 12일

Një konstelacion me shkëndija vezulluese nga kudhra poetike terziane.

Urime poetit të lartësive olimpike, mikut shumë të çmuar të gjithë krijuesve

Profesor Doktor Fatmir Terziut!

Me konsideratë, K.Gjergji.

좋아요
GAZETA ALBANIAN NEWS
GAZETA ALBANIAN NEWS
2022년 10월 12일
답글 상대:

Respekte miku im dhe Faleminderit shumë

좋아요

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page