top of page

Gojëdhana e Drinit


Gojdhana e Drinit në tre gjuhë nga Martin Camaj dhe disa përfundime

Nga Sakip Cami

Drini dikur ka qenë përrue sa me kalue me parmend’ të qeve. Shkoi një ditë aty rreth mbramjes një nuse me marrë ujë të kroi që ishte përfund gjolit (liqenit) të Ohrit. Paska marrë ujë e lanë kronin hapur. Kur ka dal’ drita kanë gjet’ vendin shpërthye, ishte rrit’ uji se ishte shpërthyer gjoli.

Një ditë përpara se më ndodh’ kjo punë erdhi bregut të lumit, tuj i pri Drinit një njeri i veshur me të verdha, me shputa të verdha e pa openga. Ai i ndal’ prej mbramjes në Shën Gjergj, aty ku është shtëpia e Qerim Miftarit. Atë natë as nuk hangri dhe as nuk piu kurrgja, por tha se deri këtu ka me dal’ Drini. Dhe vendi ishte mjaft larg prej bregut. Ditën më pas ishte Drini i shtuar për gazep duke marrë trungje e lisa me vehte e tuj shkatrruar gjithcka ku zuni vala e tij.



(Fotoja e librit nga F. Fusha)

Disa përfundime që dalin nga kjo gojdhanë:

Shtëpia e Qerim Miftarit është në fshatin Gjoricë e Poshtme, aty Drini i Zi zgjerohet dhe shpesh herë ka përmbytje edhe në ditët e sotme. Gojdhëna thotë në Shën Gjergj, por njëkohësisht cakton shtëpinë. Egziston mundësia që fshati i sotëm Gjoricë të jetë quajtur Shën Gjergj. Gjuric Vlladan njihet si zotërues i Gjoricës në periudhën e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Deri në fshatin Gjoricë të Epërme, Drini rrëshqet nëpër një luginë të ngushtë dhe në Gjoricë të Poshtme gjen hapësirën për të zgjeruar.

56 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page