Goja moderne e fabulës
Nga Fatmir Terziu
Dhelpra dhe Ujku
hapën pyetësorin e madh të prosperitetit:
cila është rruga më e mirë e mirëqenies?
Të shtrojmë rrugët e kotecave, tha Dhelpra,
t’ua mbyllim gojën me ushqim pulave, tha Ujku.
Dhe papritur një ditë,
në një lëndinë të dy mbanin me pulat miting,
kur fap e fap sa të hapësh e mbyllësh sytë,
aty s’mbeti më aritmetikë.
(Ishte një akt “demokratik’:
të zhdukurat pula nuk shkuan diku në hell,
rasti i tyre u quajt patriotik..
… të tjerat u tha se me dashje kishin bërë krim
u shpallën në kërkim.)
Comments