Se si sy imi i çakërdisur sheh gjërat praptas
Ju mengjerosh sikur jeni e bëni portrete shëmtire, në çast
Ju që përherë turreni e nuk dini pikëndaljen
Ju që theqafesh hipni shkallëve të mendjekëthjelljes
E mendja u ngelë n’pikë morbidei
Ju që gjezdisni shekujve, e vetja u ri ulur në zero
Dhe në vrape teke qen'sh, çoni në qiell e përplasni për tokë njeri
E zotit tuaj bastard përgjumshëm i bëni lajka,
i bëni vardi
Sa për një copëz buke qeni, sa për një grimcë lavdi
Dhe në pikikjeje, në qeshje që shuhet në sy që të shohin
U pëshpëritni kënaqësi zemre për shpirtin virgjin
Se bët rrugën me në pafajsi përrallash
Dhe varë kapak syri në vrap nga paqja qiellore
Në një çast, pa avokatin mbrojtës, në heshtje
Tek një këthinë të errtë me fantazmën tutje
Do rrëfeni të qëlluarat atyre që haset në rrugët
Atyre që u shkilnit pa ndjesi hiret që u dha Zoti.
Unë,
Nuk dij si ia dola të vijë në këte botë
Në boten e grushtave tuaj, fshikullisë të pandjesi
Nuk dijë ngaqë pikënisje fshihet dikund në lashtësi
Virgjin u gjeta e bëra jetën në vajë foshnjeje
Dhe, sapo mora veten e bëra hap nga turmë njerëzisht
sa t'i shoqëroj tek rrafshinë hareje
Se ç’më fajësuan, se ç’më akuzuan, se ç’më ndëshkuan
Për të bëra të imagjinuara, për të bëra të trilluara
N’ato ndejat diskrete, në kënde, dhoma, zyre
Në gjysemerrësi, qetë, pëshëperitshëm e në harmoni
Me hepiend të pritur e me gotën ,,për gëzime”
Ky-thonit njëgoje, do shkelë vlerat, rregullinë e endërres tonë
Këte e dijmë dhe tashtimë është mësuar
Sikur ardhi në jetë pa dëshirë Zoti
Ky-shkruanin të tjerët, do përmbysje rendi e qafim armiku
Këte, duhet mbyllur në çeli vetmie, pa dritë
më pakës ujë e një copëz buke kuçke
sa t’a shpiejmë ngutshëm tek frymëmarrje e fundit.
Ju të një kuorumi të gjerë, të një ecjeje pankartash fitoreje
Të brohorimave shurdhonjëse për njeri pa pranga, të lirë
me simbolin ngritur në qiell
E linç kaubojsh të shoqërisë krimbërëse
Ju me dukje qeniesh të pafajsisë përrallore
Që qëlloni mu në zemer engjëjt mbrojtës të jetes
Ju jeni mu këta, varrmihësit e qetë e një dite të re
Ecen vitet
Ndërruan furtunat e pikat nga vinin
Fuqia çuditshëm endej kohërave, kontinenteve
Dhe ndërronin urdhëruesit pa asnjë leje
Sa brohoritje e lavde për njërin, tjetri e përplaste
Kancelaritë u mbushulluan me fise
bordelet e gjeten plotë
Etni mediokre u promovua për gjeni
Idhulli në të shkuarën krenar e i qeshur
tek përplasej përtokë nga britmë lirie
tash nën gung shpine zu të dnesë fshehtas, në cep
Dhe e mendoj: ëndërr e bukur, ndërroj me realitet të trishtë
shih!
Sa moshë e re e mbërrijtje tek vit pushke
Me mitosje horrash ia doli tek Përendimi
Fjala Atdhe nuk reflekton më parrajsë dëshiri
Veç një të vrarë ftohtë lënë tek i pavërejtshëm cepi.
Brëmje e kohës sot
Tek tuk ndonjë yll i vocërr
e hënë nevrike duket e fshihet pas re gri
Rreze hedhë nga dielli q’nuk grohin si dikur
Një korr i pavërejtshëm këndon Marshinë Funebër
Sheshit të Lirisë
E nga largësi, Serenatë Shuberti tek mb’lon këte trishtësi.
Dhe tek shikoj i zymtë nga lartësi
Me lotët që ikin pa pyetje, thirri
Ç’po rrënkon kështu dhimbëshëm o Atdhe imi.
Comments