top of page

Gjëmb në trupin tënd


Gjëmb në trupin tënd

Fatmir Terziu


Vazhdo të lexosh... vazhdo. Vazhdo të lexosh edhe në Gjumin e leximit. E pse jo dhe Gjumin e leximit. Por dije, se Gjumin e leximit të lënë diku mes skutllave t’a kam bllokuar. Vazhdo të rilexosh, „bllokimin“.

Pamje e bllokuar!

Vegim.

Një gjemb ka marrë këndvështrimin tim. Vazhdo të më stërlexosh për të mbetur. Me të nxituar mundohem të hap edhe syrin tim të mbyllur për të vlerësuar këtë peizazh të tërhequr, pos „bllokimit“.

Unë vazhdoj të pyes.

Më keq se të pyesësh?

Më keq se të heshtësh?

Më keq se të … flasësh në heshtjen tënde. Do të ishte thjesht, do të bëhej më e lehtë ta shtypësh atë mendim dhe të vazhdosh… brenda atij mendimi të lexosh. Por edhe atëherë, gjembi nuk do të ishte jashtë. Me siguri, jo?

Mbylle këtë lexim, nuk do të më shqetësojë më.

Më thuaj a ndodh të të thotë dikush tjetër:

Lexo! Qoftë, aq sa për ta hequr atë gjëmb në trupin tënd!

Unë nuk jam në gjumë.

Gjumë?!

Unë fle në këmbë si kuajt e ëndërrave të tua, për të provuar dhe seleksionuar lexueshëm një pjesë prej meje. Dhe çdo natë ngrihem për të parë se si bie. Syri i zemrës sime po mbyllet më shpejt nga sa do të doja.

Por, këtë herë, nuk është leximi që po e mbyll.

Jo.

As, prekja e ftohtë e errësirës.

Jo.

As, zilia siç e sheh të përshtatshme të ma thuash.

Dhe rendim. Rendim të kapim ferrën që prodhon gjëmbin. Ta shkulim atë..., atë ferrë të mbushur me gjëmba. Kurë nuk pyesim: "kush e nguli gjëmbin?". Dhe…, gjëmbi vazhdon të na qërojë sytë. Gjëmbi po bëhet gangrenë e trupit, mendjes, syve … e gjithçkaje përditë.

Dhe themi fajin e ka koha. Dhe vëzhgojmë të krahasojmë, se „fajtore“ është edhe mosha.

Ndërsa mosha mjegullon më tej vizionin tim dhe nuk shoh dot se ku do të shkoj, më vjen vështirë ta rikujtoj, më saktë pështirem ta kuptoj. Vazhdo të më lexosh. Do të dremitem dhe do të ëndërroj çdo mjerim mëkatar në shkrimin tim. Dhe shkrimi im nuk është lajkatar. Nuk është shkrim hokatar. Shkrimi im është vizionar… Dhe ja le të rikthehemi, aty ku e lamë më parë.

Ndoshta do të të shoh përsëri kur të zgjohem, përtej në këtë „bllokim“ … thjesht në lexim Atdheu im.

11 views5 comments

5 Comments


Timo Merkuri

Së pari të përshëndes për stilin e veçantë të poezisë, për forcën e fjalës poetike dhe artin e saj dhe së treti për idenë që përcjell me të. Ke ngjitur nivele të epërme të pasqyrimit të artit poetik. Tani duhesh dëgjuar me vëmëndje. Urime Fatmir Terziu

Like

Lela Dardha Kokona

E pabesueshme por e vërtetë, "Humbi identiteti i PD". Zhgënjim.Jeni i paarritshëm Profesor , z. Fatmir Terziu !

Like

Pranvera Duli

Pene e arte Fatmir !..fundjave te kendshme per ju familjarisht !

Like

Eqerem Canaj

I ndrituri Fatmir, kam ederruar te lexoja nje mrekulli te shkurtuar, dhe e gjeta:esene e shderruar ne tregimin e shkurter. Bukur, pena flori! E. Canaj.

Like

Minush Hoxha

Gjëmbi që vazhdon të qorroj syt" dhe vizioni! Të maten midis veteve dhe, e kam besimin të mbështetur e të qëndrueshem: vizioni të shkulë ferren me gjëmbën, me gjëmba se, këte e do diç më e fuqishme se një ferrë më gjëmba: Këte e do, në rrënkime, në vaje ,,Atdheu im"-dashuria ndaj tij.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page