Edi Rama
(shtesë)
E mbani mend (se, helbete, popull kujtesëshkurtër jemi!…) që, para do muajsh Rama ç’tha?
Ai tha:
“Gjyshja ime dinte më shumë se të gjithë intelektualët e Shqipërisë, të marrë së bashku”….???!!!…!!!???…
Më së pari, në respekt të kësaj gjysheje, si për të gjitha gjyshet dhe nënat tona, le të themi:
“I përjetshëm Kujtimi i Tyre!
I përjetshëm dhe Kujtimi i Saj!”
Se nuk ishte ajo që e kishte këtë mendim prej çmendaraku, por nipi i saj, dhe ku ta dinte ajo se ç’kishte mbajtur në prehër, në dorë, dhe ç’kishte përkëdhelur.
Çështja qëndron gjetkë: te kryem- ja e sotme e Shqipërisë, që, qartazi dhe hapur, fyen në mënyrën më të rëndë të gjithë intelektualët e diktaturës, të cilët, për hir të së vërtetës, nuk ishin pak, përkundrazi, ishin shumë, dhe cilësorë për profesionet e tyre, ku përfshihen, formalisht, edhe babai i kryem- së dhe ky vetë.
Them “formalisht”, se mbi Kristaq Ramën bie hija e dyshimit, për këtë përcaktim, për shkak të faktit, që përmendëm dhe herën e parë, te pjesa kryesore, se ai bashkë me Ramiz Alinë dhe 4 anëtarë të tjerë të Presidiumit të Kuvendit Popullor (pra, 6 nga 15 anëtarë), pikërisht në vitin 1988, në kohën që regjimet socialiste, në Evropën Perëndimore, po binin një e nga një, firmosën varjen në litar, në Kukës, të poetit Havzi Nela.
Kurse për Edi (D)Ramën as që e marr mundimin të them dy fjalë pse nuk përfshihet në përcaktimin e mësipërm, për të cilin po flasim.
Shikojeni dhe dëgjojeni vetë se si flet në mitingjet e tallavasë së çingive socialiste!
Është e pashmangshme, krejt e dukshme, që, në atë fjalë të tij, e ka për intelektualët e monizmit, gjersa për ‘ta merr sistem referimi gjyshen dhe jo nënën.
Po, a ka fyerje më të rëndë për të gjithë inteligjencën e Shqipërisë?!…
Intelektualë të Atdheut tim të Parë, duke filluar nga datëlindja 1967 (që mbyllët kohën e studimeve në Universitetin e Tiranës dhe Institutet e Larta të vendit në 1991, por dhe ca datëlindje më pas se aq), të çfarëdo rryme politike qofshi: demokratë, socialistë, republikanë (këtu jemi të gjithë ne demokratët), ballistë, zogistë, socialdemokratë, agrarë etj., mos lejoni t’u poshtërojë një njeri i ulët, nënmediokër, pa kulturë, karrierist negativ deri në diktator, por
Ndëshkojeni fuqishëm me votë më 14 Maj!
Është në nder të të gjithëve ju!
(Në pamundësi për të dalë nga … “vendi”, por duke i shërbyer Atdheut të Parë nga larg, me fjalën…)
Comments