top of page

Gjuhë filmike në romanin “Grykës” të Fatmir Terziut


Aleko Likaj

Gjuhë filmike në romanin “Grykës” të Fatmir Terziut

Nga Aleko Likaj


Nuk do ta quaja aspak rastesi ardhjen e nje romani te tille, si “Grykës”, ne jeten artistike te nje poeti, studjuesi, kritiku, prozatori, kineasti, por edhe të një gazetari me nje aktivitet të ngjeshur në nje treve si ajo e Shqiperise se mesme, ne nje prej periudhave me te veshtira te saj, ne vitet 97-98, athere kur edhe vete shteti ishte inekxistent. Fatmir Terziu sot ne emigracion, ka mundur qe te krijoje portretin e tij intelektual ne nje menyre te tille, qe do ti a kishin zili e pse jo shume kolege aty ne Tirane, intelektuale, studjues e kritike. I dipllomuar me rezultate te shkelqyera dhe tani profesor ne Universitetin LSBU ne Londer. Lektor i rendesishem ne fushen e kritikes, analist dhe studjues nga me seriozet per problemet e kultures shqiptare aty, por edhe asaj boterore.

Prej shume vitesh, per shkak edhe te njohjes sone te hershme, lexoj vazhdimisht poezi e proze nga krijimtaria e Fatmirit, perpos materialeve te tij me karakter shkencor e hulumtues ne nje fushe si letersia. Kam ndjekur me simpati edhe botimet e shumta te tij veçanrisht keto vitet e fundit. “Grykes” roman i hedhur para pak kohesh ne qarkullim nga Shtepia Botuese “Lulu”, me erdhi me poste nga Londra si nje befasi e suprize njekohesisht. Nuk kishim folur per kete me pare, dhe as qe nuk kam patur dijeni se miku im Terziu, prej kohesh krahas puneve te tjera te dites, si pergatitje e leksioneve, studimet, por edhe angazhimi serioz ne drejtimin e gazetes “Albania News” qe del ne gjuhen shqipe dhe angleze per emigrantet e shumte shqiptare e kosovare qe jetojne e punojne ne Britanine e Madhe, por edhe te nje websiti internetik qe titullohet “Fjala e Lire”, nga me te njohurit tashme ne diaspore, i cili ka mbledhur rreth tij me dhjetra intelektuale, krijues nga te gjitha cepat e botes ku jetojne sot shqiptaret. Por ai e kishte gjetur nje hapesire kohore qe te nxirte ne drite e te hidhte ngjarje qe ne fakt i ka perjetuar ne eksperiencen e gazetarit. Disa nga ato i njoh edhe une, por Fatmiri i ka perjetuar ndryshe. Fiksioni ne veper eshte ne kufijte e minimales. Ky eshte nje tipar dallues i autorit ne romanin e tij te pare.

Fatmir Terziu i njeh shume mire vendet ku i vendos ngjarjet ne romanin e tij dhe kjo duket qarte ne skenat realiste qe pershkruan. Nje histori e trishte me kontrabande e kontrabandiste te disa fushave , ku ne aspektin kriminal grupi mbetet i fuqishem e me perkrahje e prapavije te rendesishme e te fuqishme njekohesisht, duke pasur nga pas nje sfond shteteror e politik. Aty gjen edhe prostitucionin. Autori duket se i ka hyre ne zemer problemit i cili ka realisht nje gjeografi qe leviz brenda e jeshte kufijve te vendit. Madje ne shtetin fqinj ze e ngrihet e konstrukturohet ngrehina e madhe e krimit dhe qe leviz pastaj e shfaqet ne rrugica, sheshe te qyteteve tona. Atje ku gelon dhe kerkon qe te fitoje « kredi » bisnesi qe realisht mbetet keneta ku gjallohen e levizin reptilet e medhenje e te vegjel. Por ajo qe e dallon romanin e Fatmir Terziut nga botimet e tjera ne kete fushe e ngjarje ka te beje ne rradhe te pare se autori ne fakt i ruhet nje lloj shtampe qe verehet pothuajse ne zhanre te tilla sa here tentojne te rrokin tema te njejta me te. Terziu nuk merr persiper qe te bej moralin e moralizuesin ne vepren e tij, çka ka zgjedhur ti jape vepres nje karakter fragmentar si ne nje kronike e cila dominohet me shume nga menyra gazetareske. Eshte lexuesi ai qe ne fakt e perjeton e analizon dhe e klasifikon subjektin pa asnje ndikim, brenda kornizes se tij te formimit dhe botkuptimit. Fatmir Terziu nuk i ben asnje koncension se keqes…..

“Grykës” eshte nje roman aksion, ku lirikja e dramatikja brenda librit duken si ne nje simbioze te plote. Ka nje gjuhe filmike. Autori kerkon qe te perfshije ne aksion nje spekter pak me te gjere ku perveç konstatimit te tij gjen aty te pikturuar shume mire edhe boten e brendeshme te personazheve te tij. Kjo nuk e veren tek dhjete a dymbedhjete figura qendrore te vepres, por edhe tek ata personazhe qe ne dukjen e pare dallohen per realizem brenda figures se tyre te dhene nga autori. Ai vizaton dhe jep portrete njerezish ne menyre krejtesisht te besueshme te veshur kesisoj brenda « kostumit » te karakterit te tyre. Tipizimi si nje metode qe harrin shume shpejt te na jape bindshem nepermjet dy a tre frazave te shkurtera figuren e heroit, apo te njerezve e personazheve qe levizin deri ne sfond, me sa duket eshte bere dhe bie menjehere ne sy tek kjo veper e re e Fatmir Terziut, si nje qellim me vete. Eshte i kursyer autori edhe kur tenton qe te na jape e te pershkruaj ambjente. I beson nje dialogu ku ndjehet edhe bota e peronazhit te tij duke i perzgjedhur fjalet, qe ne thelb, shumica e tyre ka e percjell emocion Me qe jemi ne kete pike, sapo e perfundon se lexuar romanin e Fatmir Terziut, te krijohet pershtypja se diku i ke ndeshur keto personazhe dhe se edhe ti vete ke qene ne ato ambjente te cilat here-here te duken jo krejtesisht te panjohura sikur vijne nga « kozmosi » siç ndodh shpesh here ne botimet e fundit aty ne Shqiperi. Secili realisht ben nje lloj perjetimi.

Nuk e di pse personalisht jam ndjere mire per mikun tim te vjeter Terziu, kur mbylla edhe kapakun e fundit te librit dhe e vendosa mbi tavoline. Per pak çaste u duk se meditova duke u kthyer pas nder vite. Pastaj ngjarjet qe posa kisha shfletuar ne roman si ne nje celuloid filmi, mu rrikthyen ashtu siç ndodh ne te vertete me nje skenar te plote artistik. Subkoshienca filloi qe ti analizoje. Ne fillim ato me kryesoret e me pas detajet dhe emocionin artistik qe prodhuan ato…Fillova qe ti analizoje, dhe sikur te isha une vete autori, nisa te mendoja qe ti riformoja edhe nje here. Ti shkruaja ndryshe… te shtoja e te hiqja elemente te tjere. Mbase e benin vepren me te fuqishme, por edhe me te dobet se ç’mund qe ta beja une…Kjo gjendje me pushtoi deri vone sa rashe ne shtrat, diku nga mesnata.Por edhe aty. Here i gezohesha suksesit te shokut, here…Me erdhen shpejt ndermend copeza mesazhe miqsh krijues te cilet kur u dergoj ndonje gje qe kam shkruar, nisin e me sjellin lloj-lloj skemash ku sipas tyre “duhet qe te shkoje vepra perpara se te dale ne botim”. Per hir te realitetit nuk ndjehesh mire ne keto moment. Se ne fund te fundit krijimi e te berit letersi, eshte nje akt teresisht individual dhe jo kolektiv. Bolle me me kolektivitetin qe lame pas…Çdo veper shenon nje nivel te caktuar ne ngritje te autorit. Kjo tani qe doli libri , nuk eshte aspak e rendesishme…

I urova Fatmir Terziut, me zemer; urime miku im. Befsh vepra te tjera me te bukura…

Pastaj flejta i qete nen çarçaf te bardhe, e nje fllad i lehte vere ma freskoi ballin.


13 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page