Vullnet Mato
Është gjoksi femëror,
më e arta kurorë,
në tërë shtatin e saj,
me bukuri pa skaj.
Kush sferat e gjoksit
mrekullinë e globit
sheh si organ seksit,
është jashtë realitetit.
As kur duket zbuluar
s’duhet turpëruar,
por duhet nderuar,
në çdo të vështruar;
Si një monument,
mbi monumente,
si dy superplanete,
në një orbitë jete;
Që kanë populluar
globin duke zhvilluar
me gjallesën perfekte,
në shtatë kontinente.
Aty nisi jeta në vite,
me qumësht drite,
me dritë nga yje,
në dy buzë fëmije.
Me i thjeshti nga ne,
te kozmonauti në re,
marrim vrull yrishi
nga ai gjoks prej mishi.
Aty shkencëtari,
merr ngasje së pari,
autoritet, presidenti,
dhe frymëzim poeti.
Secili person madhor,
në momentin foshnjor,
sapo doli nga kulisa,
ka hapur gojën te sisa.
Thithi gjakun e bardhë
të atij gjoksi amëtar,
që nuk e konkuron,
asnjë lëng me biberon
Si nga nëna, delja, dhija
pa gji, nuk rritet fëmija,
aty janë rrezet diellore,
për moshën foshnjore.
Gjoksi na ngriti në këmbë
të hedhim hapat e rëndë,
të lëvizim duart e trurin,
të arrijmë gruan e burrin.
Ndoshta as vet gratë,
s’mendojnë aq gjatë,
sa shumë gjoksi i vlerëson,
pa i shtuar aspak silikon.
Te gjoksi kemi prezencën,
Aty kemi krejt ekzistencën,
Aty është gjithë energjia,
për rrugën te gjithësia...
Comments