DISA ORË ME..ARIF VLADIN NË PESHKOPI
Nga "Dibra e Vogël" erdhi në "Dibrën e Madhe", për të par një shfaqje të festivalit të fqinjëve kufitar, si edhe ish mesuesin etij të Shkollës së Mesme të Kulturës në Tirane, Miho Gjinin,-ish nxënësi ynë,-atëhere 15 vjeçar dhe tani këngëtari epik i Shqipërise, Arif Vladi, për të më ftuar edhe në qytetin e tij,- dikur të vogël, që tani është bërë disa herë edhe më i madh se Dibra e Madhe!...Vajta doemos...
Dhe më mjaftuan disa orë në Peshkopi, për të parë se si aty tani ndjehet edhe "dora e prezenca" e këtij këngëtari të njohur, të kthyer enkas nga Brukseli e nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t'i dhënë edhe më Frymëmarrje qytetit të tij të lindje,-që është njëherësh edhe dashuria e tij më e madhe...
Me nje shtrirje më të gjërë kulturore, me pasurimin e Muzeut Etneografikë, me Shtepinë -Muze të Kastrioteve në Sinjeë, me eventet kulturore në liqenet e lurës dhe me një komunikim më të ngrohte me veteranet e kultures e te artit Dibran, duke sjellur aty edhe artistë e këngetare me vlere, pët ti ngrohur zemrën Dibraneve.
Gjithmonë i dashur, me gjërësinë e shpirtit, kurdoherë fisnik e i përkor,- ky biri i Dibres ARIF VLADI! Modest kur më thotë se është nxënësi im dhe madhështor kur e ka për nder, qënien si student i Ramiz Kovaçit e i Xhemil Simixhiut, -të cilit reket ti bëj në Diber një kumt artistik! Pran tij kushdo do ta ndjente veten të lumtur, si gjithë qytetarët e Dibrës që nuk i ndahen pa e përshëndetur edhe kur ecën rrugës...
Comments