top of page

”Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999”


”Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999”

Libri”Gjenocidi serbo-malazez dhe pushtimi i trojeve shqiptare 1800-1999” i autorit Rrustem R. Berisha është një studim politik, akademik dhe historik me vlera jashtëzakonisht të mëdha, vepra e të cilit ka një rëndësi edukativo-kombëtare, patriotike dhe historike për ta mësuar ndërgjegjja kolektive shqiptare sot dhe e brezave që do të vijnë, për ta mësuar atë se çfarë ka bërë barbarizmi antihuman dhe genocidist serbo-malazez mbi shqiptarët. Unë këtë krim genocidial serb e kam quajtur holokaust, dhe e falenderoj z. Berisha që në një vënd të Studimit të tij Auori e ka vendosur në volumin e tretë të këtij studimi edhe shkrimin tim. Autori ka meritën e madhe sepse ai na sjell sot të vërtetën e madhe historike të genocidit serb mbi shqiptarët, gjë që është aq shumë e nevojshme dhe e duhur në momentin historik edhe aktual. Këtë vepër të z. Berisha është mirë që ta kenë shkollat, universitet dhe akademitë, libraritë dhe çdo familje shqiptare, dhe sidomos ta kenë në zyra: kryeministat, presidentët,pushtetarët dhe politikanët shqiptarë, në mënyrë që ta dinë mirë se cila është përgjegjsia e tyre para ligjit, para kombit,para atdheut dhe para vuajtjeve, sakrificave e qëndresës mbinjerëzore shqiptare për mbijetesën kombëtare dhe shtetërore, pa të cilët nuk do të kishim as Shqipërinë dhe as Kosovën si shtete shqiptare.

Ky Libër dhe studim është një thesar me vlera dhe si porosi e madhe historiko- kombëtare.

Askujt nuk i lejohet që për interesa politike, personale, korruptive e pasurore që të spekulojë me sakrificat, me vuajtjet dhe me jetët njerëzore dhe as me vlerat e larta kombëtare të bashkëkombasve të vet, të brezave të së shkuarës, të sotëm dhe as të atyre që do të vijnë më pas.Duke ekspozuar dhe demaskuar publikisht por edhe nderkombetarisht genocidin dhe hokokaustin serb mbi shqiptarët, autori në këtë rast në mënyrë intuitive bën njëkohësisht edhe përjetësimin e qëndresës dhe të vitalitetit kombëtar shqiptar: rezistencën, sakrificat dhe qëndresën politike, diplomatike dhe sidomos atë luftarake e heroike të shqiptarëve në shekuj , si: Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, luftën herioke 35 vjecare 1878-1912 me kryengritjet e Kosovës së Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Isa Boletinit, Idriz Seferit, Azem Galicës etj.; të qëndresës kundër genocidit sllavo-serb të krajlëve e të komunzmit shovinist jugosllav e deri të Luftës paqësore, politike e diplomatike të Ibrahim Rugovës dhe luftës herioke të armatosur të UÇK-së, e që si pasojë e kësaj qëndrese mbi 150 vjeçare sot kemi edhe shtetin e Ri shqiptar të Kosovës.

Shkurtimisht, kjo është një konsideratë e imja për rëndësinë dhe vlerat e Librit të Rrustem R. Berishës i cili duke paraqitur në këtë libër historikun dhe permasat cnjerezore të genocidit serbo-malazez dhe pushtimin e trojeve shqiptare shërben për atë që politikanët shqiptarë ta kenë gjithmonë parasysh se çfarë krimi, genocidi e holokausti kanë kryer sllavët, serbët e malazeztë kundër shqiptarëve dhe trojeve shqiptare; dhe politikanët shqiptarë nuk duhet të harrojnë e të bëjnë korrupsionin, padrejtësitë me papërgjegjshmërinë para atdheut e kombit por duhet t’u shërbejnë shqiptarëve, shtetit dhe kombit, dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të bëjnë as tradhtinë duke u falur si Shqipëria hapësirën ujore Greqisë dhe as Kosova nuk ka troje për t’i falur Serbisë, por përkundrazi Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete që u janë rrëmbyer territore, dhe se Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia janë shtete të ngritura e që mbajnë akoma të pushtuara e të okupuara troje shqiptare. Në mbyllje urime dhe sukses të mëtejshe autorit ,Rrustem Berisha.

47 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page