top of page

GJENOCIDI ORTODOKS GREK DHE PASOJAT GJEO-ETNIKE


Fahri Dahri

ç).- Ndalesë historike në një nga 7 vendbanimet

më të lashtët e rajonit të Thesproti/Çamërisë.

Vendbanimi Risian, një gjetje arkeologjike me prejardhje pellazgjike. Risiani nga zbulimet e kryera arkeologjike të institucioneve përktëse franceze në vitin 2004, është konkluduar dhe deklaruar një vendbanim paleolitik; 9.000-2.800 vjet para Krishtit, bashkë me 7 qendra të tjera të asaj kohe në Thesproti.

Historia që siguron informimin e së shkuarës dhe jep mundësi për të ndërrtuar të ardhmen, më kërkon të trajtoj me kujdes dhe saktë ndikimin negativ të gjenocidit ortodoks grek, me konkretizimin e “personazhit” të tregimit, pikërisht të qendrës së banimit parahomerike Risian (Rrëzanj), i ndodhur në prefekturën e djeshme dhe të sotme të Thesprotisë me kryeqendër qytetin e Gumenicës. Me të dhënat gojore, të shkruara dhe të jetuara, marrja në “model” e kësaj qendre banimi bëhet për të konkretizuar sa u tha mësipër, një përpjekje njerëzore për të orientuar drejt së ardhmes në ruajtje të vendit të tyre gjeografik dhe etnisë të rajonit të Thesproti/Çamërisë.

Marrja në analizë e kësaj qendre banimi na shërben për të vërtetuar se forca tërheqëse e vendlindjes për çdo individ, familje, komunitet është bashkërendëse deri në përjetësi. As largësia prej tij, as dhuna e ushtruar, as masakrat, as dëbimet qofshin individuale, fshatçe apo shtetërore nuk mundet të ndërpresin lidhjet shpirtërore mes vendlindjes dhe bijëve të tij. Mes tyre ka një ndërlidhje hyjnore, të pashkruar dhe as të ligjëruar me kode, ligje apo udhëzime.

Në rajonin e Thesproti/Çamërisë gjatë dymijë vjeçarit të pas Krishtit, kanë shkelur të gjitha perandoritë sipas kohës, Romake, Bullgare, Bizantine, Otomane dhe pushtuesja më e keqe nga të gjitha perandoritë e këqia, shteti Grek që u përkrah dhe përkrahet nga Fuqitë e Mëdha. Ky shtet, për të përhapur helenizmin përdori mjetet më të tmerrshme ndaj banorëve vendas deri në kryerjen e gjenocidit. Për të qenë plotësisht të qartë dhe të saktë mjetet ç’njerëzore organizoheshin nga kupola e kishës ortodokse bizantine. Dihet para 1821 nuk kishte shtet grek, por vepronin “kapedanët” e kishës, të cilët vrisnin e prisnin në emër të besimit ortodoks bizantin.

Mbas krijimit të shtetit grek, kisha ortodokse u fuqizua dhe siguroi përkrahje nga Rusia, Franca dhe Gjermania. Ndërsa banorët e Çamërisë, në rrezik të humbjes së identitetit etnik, duke filluar nga viti 1611 dhe në vijim, zgjodhën rrugën e ndërrimit të besimit nga kaloliçimi në islamizëm. Ata nuk ranë pré e ortodoksisë, e cili e filloi predikimin ortodoks me shpatë në dorë. Një dëshmi për vërtetësinë e detyrimit të besimit ortodoks dhe mbas kalimit në ‘të në ndërrimin e kombësisë nga etnia pellazgo-iliro-epirote, në kombësi greke, janë raprezaljet e vitit 1611 të kryera nga prifti Dionis Phylozofi. Kujtojmë këtu “Revoltën e vitit 1611 e cila u pergatit nga Dionisi Metropolit (peshkop) i Larisës, që çoi në satër, sa e sa banorë të pafajshëm të atij rajoni në emër të helenizmit.

Mos ndërrimi i besimit fetar i shqiptarëve të Çamërisë nga katoliçizmi në ortodoksi, ishte një goditje e rëndë, një pengesë tepër serioze në përhapjen e helenizmit për kishën greke dhe një betim për hakmarrjeje derisa me pabesi, dredhi, me shpifje e mashtrime e realizoi pikërisht me gjenocidin e viteve 1944-1945, me kryerjen e shfarosjes së një komunitetit të tërë, të cilët në ruajtje të pavarësisë së rajonit dhe etnisë së tyre zgjodhën dhe pranuan konvertimin e atij besimi fetar që u a siguroi identitetin etnik.

Në gjykimin tim, të arritur nga përvoja mbi 80 vjeçare, kam vrejtur dhe formuar bindjen se ai komunitet, ashtu siç ka ruajtur të konservuar gjuhën pellazgjike, ashtu ka ruajtur të fshehtë edhe një farë kripto krishterim pagano-katolik. Ky konkluzion veç përvojës dhe hulumtimit që kam kryer, mbështetet edhe tek vizitorët perëndimorë të mesjetës, të cilët kanë deklaruar se në ato troje nuk shihnin ndonjë përkushtim praktik të veçantë ndaj kishave e xhamive (faltoreve në tërësi).

Ndikimi negativ që na përcjell edhe gjatë këtyre 76 viteve, gjenoci, ortodoks grek në gjeo-etninë e rajonit të Thesproti/Çamërisë, është i dukshëm, i prekshëm dhe i realizuar në të gjithë krahinën e Çamërisë. Etaloni që kemi veçuar, është një provë e padyshimtë që na shërben për të kuptuar dhe saktësuar këtë të vërtetë.

a)- Goditja e gjenocidit në hapësirën gjeografike.

Ndërrimi i emrave gjeografikë në rajon, ka reflektuar edhe në toponimin e vendbanimit Risian, një nga 7 qendrat e banimit që nga koha kur banorët jetonin në shpella dhe anës lumenjëve, apo prrenjëve. Kësaj qendre banimi tepër të lashtë, që nga viti 1957 i është ndërruar emri nga Risian në Agios Georgios Thyamidos. Sot atje banojnë rreth 120 veta. Të gjithë të ardhur. Nga kontaktet tepër të mbyllura, të kujdesshme me disa prej banorëve që banojnë në atë rajon, asnjëri nuk e përmend emrin e fshatit Risian, as lagjet që ishin para 1944-trës, as emrat e ish banorëve të atyre shtëpive, as emrat e tokave, të pyjeve, rraheve etj. Nisur nga ky fakt tragjik dhe irritues, më është dashur që për të mos u harruar asnjë nga minitoponimet dhe demografia që thirreshin para 1944 nga vendasit autoktonë, në librin e botuar me titull: “Realitetet që vovosin (u mbyllin gojën) akuzat greke” janë shkruar 115 minitoponime brenda territorit të fshatit Risian si dhe emrat e 15 lagjeve që ishin para L2B.

●- Lagjet, fisnikëria dhe familjet e mëdha

Lagjet: Mullakasimenjtë, hoxhenjtë, Strefatë, Askllanejtë, Pirratë, Psakallinjtë, Çuçatë, Godarët, Kripenjtë, Balinjarët, Cikenjtë, Mëndëratë, Omaratë, Zekatë, Poshtnjatë). (Shif fq.184 deri 188 të librit “Realitete që vuvosin akuzat greke”. Botim i vitit 2016, me autor F.D).

b)- Goditja e gjenocidit në etni brenda fshatit, lagjeve dhe familjeve.

Aktualisht, mbas një periudhe prej 76 vitesh, nga data 22 korrik 1944 e deri sot, nga shpërngulja e banorëve të atij fshati, nuk përmendet asnjë nga emrat e 15 lagjeve, asnjë nga emrat e familjeve të mëdha, apo familjet fisnike. Të gjitha këto toponime, demografi etj. janë tretur, harruar, ato kanë qenë dhe janë të panjohura nga bujtësit aktualë. Ndërsa ndodh e kundërta me ish banorët autoktonë dhe me trashëgimtarët e tyre, të cilët i kujtojnë ato, ashtu siç arrijnë në ditët tona gojëdhënat për ngjarjet ndërshekullore.

Është detyrë e intelektualëve që, jo vetëm për këto sa trajtohen këtu, duhet të shkruhen, të botohen në libra dhe harta, që krahas burimeve gojore të bazohen e shoqërohen edhe me burime shkrimore. Si etalon për të kuptuar goditjen e gjenocidit ortodoks grek ndaj fisnikërisë dhe shpërbërjes së familjeve të mëdha, do të përdorim familjen e madhe dhe fisnike të Dahrinjëve. Ky etalon merret sepse kam njohuri më të plota, dhe jo se nuk kishte të tjera të tilla në fshat apo në komunitetin shqiptar të rajonit të Çamërisë. Banorët e atij rajoni ishin me cilësi të larta njerëzore, sepse, ashtu siç e ka cilësuar edhe Fjordi ishin të dallueshëm nga ushqimi që prodhonte ajo tokë, në përbërje të së cilës kishte fosfor, ishin meritë e vendit ku ata lindën, u rritën ndër brezni.

Tiranë, më 16/01/2020. Studjues i “Çështjes Çame”: #Fahri #Dahri

Vijon

19 views0 comments

Komentar


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page