top of page

GJENOCIDI ORTODOKS GREK DHE PASOJAT GJEO-ETNIKE


Fahri Dahri

E shkuara e familjes dhe e komunitetit tim, më kërkuan ta shkruaj që të njihet nga e ardhmja, sepse kujtesat historike të njerëzimi janë të ndryshme, ato dallojnë sipas qytetërimeve dhe niveleve të zhvillimeve të popujve. Përvojat historike dhe realitetet e kohës tonë tregojë se kur ndërmerren veprime masakruese ndaj një njeriu, familjeje, komuniteti deri tek shteti, dëmtuesi i çdo njësie organizative shoqërore, duhet ta ndjejë se pasojat e veprimeve nuk ndalen vetëm në realizimin e atij aksioni politik, ekonomik, social, fetar apo ushtarak. 

Në brendinë e çdo veprimtari keqbërës, në rastin e trajtimit të temës tonë, përkatësisht shtetet, kisha apo xhamia, sigurisht u nisën nga një synim shfarosës rrjedhojë e mentalitetit të cektësisë së tyre ndaj të kuptuarit se gjithçka që lind, zhvillohet dhe shumohet mbi bazat e rregullave mbinjerëzore. 

Sigurisht veprimet e “pamatura” dhe ç’njerëzore ndikojnë, krijojnë vështirësi, sjellin çoroditje, por të gjitha pengesat mbeten brenda një mase individësh, grupnjerëzish, komunitetesh, apo etnish, racash që pësojnë tronditje, kohë relativisht të gjatë (e matur me jetën mesatare të njeriut). Më pas në kohë "shuhet" ai synim ç’njerëzor dhe vjen përsëri rindërtimi i vlerësimit të individit, familjes, grupnjerëzve, komunitetit, dhe shoqërisë në tërësi brenda këtij apo atij shteti.

(Qafë Botë Tetor 2019)

Për të kuptuar këto të vërteta, të cilat i përkasin rregullshmërisë universale, do ndalemi tek masakrat e shtetit dhe kishës greke, të cilat prej mbi 100 vitesh ndjekin rrugën e "Antikrishtit", të keqbërjes ndaj pakicave etnike dhe fetare, që u përfshinë padrejtësisht në atë shtet nga vendimmarrjet antidemokratike të Fuqive të Mëdha që nga viti 1913 e në vazhdim.

a).- Shtjellim përmbledhës i raprezaljeve greke ndaj çamëve.

Në analizën tonë, subjekti “Gjenocidi ortodoks grek ndaj banorëve të rajonit të Çamërisë”, nuk do trajtohet në detaje, sepse për ’të kam shkruar dhe botuar shumë artikuj dhe 12 libra. Subjekti i mësipërmë do të trajtohet në përgjithësi, me ndalesa tek veprimet makabre, shifrat, pasojat dhe këto për të mos u “harruar” masakrat e shumta dhe të vazhdueshme që janë pasojë e atij “gjenocidi”. Po ashtu nuk do ndalemi tek shpërngulja me dhunë e mbi 35,000 banorëve të rajonit etnik shqiptar të banuar në territorin e prefekturave të Artës dhe Prevezës të rajonit të Çamërisë, hapësira përafërsisht mes lumit Acheron dhe lumenjëve Araktus dhe Luros, mbasi ata, fati i keq i “zaptoi” gjatë viteve 1922-1925, të cilët u bënë pré e spastrimit etno-fetar me djallëzitë greko-turke për futjen në vathë (mone) popujt sipas besimeve fetare dhe jo sipas gjuhës, traditave dhe vendeve të tyre autoktone. 

Analiza jonë përqëndrohet tek gjenocidi grek, i ndodhur në vitin 1944 deri në mars 1945. Një popullsi autoktone, mijëra vjeçare, me kufi fort mirë të përcaktuar nga lashtësia e deri sot, e pastër etnikisht e fisit thesprot të pellazgjisë. Ajo popullsi u ndodh përpara egërsisë ortodokse greke, e cila në përmbushjen e ideve irredentiste “megalloidheiste”, gjatë vitit 1944 deri në mars 1945 vrau, preu, internoi, shpronësoi, poshtëroi, përdhunoi, dhe u mohoi identitetin. Veprime këto të cilat u përmbyllën me plotësimin, pa asnjë mëdyshje të kritereve që përmbushën përcaktimin:”Gjenocid i pastër”, me dëbimin e dhunshëm dhe tërësor prej vendit të saj autokton. 

Një popullsi 28,081 veta, e besimit mysliman, 29.6%, ose 8,332 veta, i u nënështruan masakrave vdekjeprurëse ortodokse greke, përndjekjeve, plumbave, sëmundjeve, të ftohtit dhe urisë, dëbimit të dhunshëm jashtë kufijve të Greqisë (Rajonit të tyre autokton të Çamërisë). Rajoni i Çamërisë prej 1,515 km/² (bëhet fjalë vetëm për prefekturën e sotme të Thesprotisë, territori ku u krye gjenocidi 1944-1945) është grabitur tërësisht nga shteti Grek. Të gjitha pasuritë e paluajtshme të këtij rajoni kanë mbetur nën administrimin kryesisht të kishës ortodokse greke, rajon i cili vazhdon të grabitet prej tyre.

Nga 27 qershor 1944 deri më 13 mars 1945 janë masakruar 2,777 persona, ndërsa 500 veta vdiqën nga torturat në kampet e internimit gjatë muajve nëntor, dhjetor 1940 dhe janar-maj 1941. Gjithësej të vrarë, të vdekur, të masakruar 3,277; prej të cilëve 1,237 gra e fëmijë (nga këta 128 fëmijë, prej të cilëve 32 fëmijë nën 3 vjeç). 745 ngra dhe vajza u përdhunuan, prej tyre 76 gra u rrëmbyen. Gjatë periudhës së gjenocidit numurohen 2,300 persona të zhdukur dhe të humbur në rrethet Paramëthi, Pargë, Margëlliç dhe Filat. Si rrjedhojë e spastrimit etnik, 2,755 njerëz vdiqën nga uria, sëmundjet dhe nga të ftohtit.

Nga fundi i muajit nëntor dhe muajit dhjetor të vitit 1940, si rrjedhojë e mentalitetit ortodoks grek, ajo popullsi u paragjykua si bastion i pushtuesit italian dhe nga ky paragjykim mbi 6.000 djem e burra nga 16 deri në 70 vjeç u grumbulluan dhe u internuan mbi 6 muaj në ishujt e Detit Egje. Prej tyre, nga vrasjet, torturat, uria dhe nga mungesa tërësore e kushteve higjeno-sanitare, vdiqën dhe u vranë nga ushtarët grekë 500 veta. Egërsia ortodokse greke shkatërroi 68 fshatra dhe qytete; 6,500 shtëpi u dogjën; 102 objekte kulti u shkatërruan. U vodhën e u përvehtësuan 127,000 krerë bagëti të imta; 24,000 bagëti të trasha; 625 gjedhë; drithra buke 250,000 kv.; 80.000 okë vaj ulliri; të gjitha prodhimet bujqësore e blegtorale (zairetë), gjendje nëpër shtëpitë e çamëve; të mbjellat në tokat arë dhe të pa korrura, prodhimet e ullinjve dhe pemëve të tjera të pa vjelura, agrumet si portokallet, limonat, mandarinat, vreshtat etj.

Ardhacakët (ortodoksët turq) dhe andartët zervistë u pasuruan me bagëtitë e të gjitha llojeve, të cilat mbetën pa zot staneve, vathave (moneve) dhe kullotave. U përvehtësuan pa asnjë lloj pagese fabrika vaji, bloje, ndërrtesa që shërbenin për industrinë, artizanatin, vegla pune për përdorim në bujqësi. Po ashtu ndërtesat e banimit, të bujqësisë, blegtorisë, tregtisë, dyqane të shumta me manifaturë e mallra të ndryshme. Në mënyrë të përmbledhur, që nga viti i gjenocidit e në vazhdim, shteti dhe kisha ortodokse greke po grabisin dhe shfrytëzojnë padrejtësisht të gjitha të mirat materiale që ka dhe jep rajoni tërësor i Çamërisë.  

Edhe sot shteti grek vazhdon të shkelë Ligjet Ndërkombëtare për të drejtat e Njeriut, siç janë: Ligji i Luftës Nr. 2636/1940 me Republikën e Shqipërisë. Në parantesë, ai ligj nuk ka lidhje me popullsinë e shqiptarëve të Çamërisë dhe as me rajonin e tyre, por shteti grek e përdor për propagandë në mënyrë spekulative. Ligj tjetër që shkelet është ai me Nr. 4506/ 1966 për sekuestrimin e pronave; ligji me numër 2664/1998 "Mbi Kadastrën kombetare” së bashku me rregullat dhe udhëzimet si dhe shumë ligje e konventa të tjera ndërkombëtare që mbështesin të drejtat e banorëve të atij rajoni.

Shënim: Shifrat e mësipërme nuk paraqesin të dhëna të plota, mbasi në intervistim u mundësuan rreth 70% e deklarimeve, kjo në vartësi të kushteve të mundshme të asaj periudhe (F.D.). 

Tiranë, më 15/01/2020.

Studjues i “Çështjes Çame”: #Fahri #Dahri

Vijon:

20 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page