top of page

GJAKUT TIM


Mihal Gjergji

 

 

GJAKUT TIM

 

Te kulla ime bujtën mysafirë,

si hije..!

Mbi bustinat e blerta, nga një yll kishin qepur

Na duhen dy trarë të fortë, -më thanë,

do ndërtojmë urën, të kalojë liria…

M’i prenë dy lisa, që kostonin sa pylli

Ndërtuan shkallë për pushtetin e tyre,

jo urën!

 

Një bushtër e kuqe e ka pjellë tradhëtinë,

-më tha një fëmijë i plakur në burgje

Dy varre të rinj u hapën në korijen e Gjergje

Ashtin e martirëve e bëra fyell,

këndoj pikëllimin.

E dashamirët më pyesin...

Ç’t’u them?

Më janë shterur fjalët.

 

Jetoj nën një çati me vrasësit,

dëgjoj rënkime të thella…

Dheu im i lënduar më flet me zërin e nënës;

Liria rri zgjuar në ëndrrat e fëmijëve

Buzëqeshni lirisë!

Po unë kam harruar të buzëqesh

Gjak më pikojnë plagët e shpirtit!

 

Tiranë, Shkurt 2020.

11 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page