top of page

Gazmend Cufaj: Pse bëj thirrje të votoni për Sami Osmanin!



 

Në raste të tilla thuhet thjesht dhe qartë: „Çdo forcë politike do ta kishte zili z. Sami Osmani si kandidat!“ E kjo ishte përmbledhja e bisedave me qidra e qindra pjesëmarrës në takimet e tij mes shqiptarëve në Mbretëri të Bashkuar. Foli thjesht, foli pa mburrje, pa sharrje, por me një diaktikë të pastër, thjesht për mirëkuptim e jo për politikë. Ndaj të gjithë në to takime u zotuan se do të flasin më shikë e miq, familjarë e të afërm, të njohur e të besuar, për të kërkuar votën e tyre më 11 maj në çdo skaj nga Kruja, Fushë-Kruja, Manza, Sukthi, Maminasi, Shijaku, Xhafzotaj, Shkozeti, Plazhi, Katundi i Ri, Sektori, Spitalla, dhe vetë Durrësi.

Pra i gjithë Qarku i Durrësit duhet të votoj për z Sami Osmani. Ai është demokrat i vendosur, njeri i përkushtuar dhe intelektual i papërtuar, mbi të gjitha njeri i ndershëm në politikë. Dhe tashmë ka ardhur koha që ai të bëj më shumë. Jo më kot ai shprehet: “Besoj se është koha që vota të shkoj për të ndershmit në politikë, qofsha unë ai apo jo, të mos bëhet pazar me të, të mos riciklojmë ata që kemi pasur mundësi t’i provojmë dhe kanë zero rezultat në raport me demokratët, por dhe shqiptarët.”

Më tej duke pasur parasysh atë që ai ka theksuar se „Shqipëria po shfaq problematika të shumta nën drejtimin e Rilindjes ku ekonomia e vendit është thuajse në kolaps, kemi një sistem arsimor në degradim që po shkon me shpejtësi drejt shkatërrimit, një sistem shëndetësor që nuk të ofron asgjë, korrupsioni galopant dhe kjo konstatohet qartë dhe nga operacionet e SPAK”, natyrshëm vetëkuptohet se z. Sami Osmani është vërtet politikani që duam të shikojmë pas 11 majit në Parlamentin shqiptar.

Pra pas më shumë se një muaj do të kemi Parlamentin e ri. Si ndodhin këto gjëra? Jashtë qendrave të votimit do të ketë radhë. Ndoshta edhe të lëkundurit do të votojnë! Ju keni të drejtë të dini se çfarë do të ndodh. Me pak fjalë, parlamenti është vendi ku krijohen ligjet e një vendi. Kjo është e rëndësishme që të ketë drejtësi. Pa ligje, më i forti do të kishte gjithmonë të drejtë dhe jeta nuk do të ishte aspak e këndshme.

Por nga vijnë ligjet? Dhe si është e mundur që të gjithë pranojnë t'i respektojnë ato? Në të kaluarën, mbretërit thoshin se cilat duhet të ishin rregullat. Sot, megjithatë, kjo është ajo që bëjnë njerëzit e zakonshëm – për sa kohë që mjaft njerëz bien dakord se cili rregull është i mirë.

Le të imagjinojmë një situatë shembull. Le të themi se ju dhe miqtë tuaj i doni vërtet macet. Por përveç dashurisë për t'i përqafuar, ju dëshironi që të gjithë njerëzit në Shqipëri t'i trajtojnë mirë. Le të mos ketë mace të braktisura në rrugë dhe askush të mos i shkaktojë dhimbje. Kjo është arsyeja pse ju doni një ligj për të mbrojtur edhe kotelet. Megjithatë, ju nuk mund thjesht t'ua impononi ligjin tuaj të tjerëve. Sepse ndryshe të gjithë mund të futnin ligje dhe të zemëroheshin nëse të tjerët nuk do t'i zbatonin.

Së pari, ju duhet të bindeni për një kandidat, ndoshta dhe jo aq shumë për një parti politike. Ky është një grup njerëzish me mendime të njëjta me të njëjtat ide për qeverisjen e vendit. Pastaj ju duhet të flisni me shumë njerëz dhe t'u jepni atyre informacione për kotelet, të vendosni postera dhe t'i bindni ata se ajo për të cilën po luftoni është e rëndësishme. Nëse mjaft njerëz votojnë për kandidatin tuaj, për ata që e mbështesin poltikisht atë, për partinë. Etij pastaj, ai do të hyjë në Parlament. Aty do të ketë parti të tjera që do të luftojnë për gjëra të ndryshme. Tani mund të propozoni një ligj për mbrojtjen e koteleve, që do të thotë të shpjegoni me shkrim pse është i rëndësishëm dhe si do të ndryshojë jetën e kafshëve dhe njerëzve.

Hapi tjetër është të bindni palët e tjera se ligji juaj është i mirë. Diskutoni idetë tuaja me ta në komision.

Në Parlament, dhe vetëm në një parlament me intelektualë dhe njerëz si Sami Osmani, ligjet dhe besimi në zbatimin e tyre marrin formë jetike. Pra duhet të votohet Sami Osmani, duhet të votohen njerëz si ai. Për të marrë pjesë në të gjitha këto - të votosh, që njerëz si sami Osmani të bëhen deputet - duhet të jesh së paku 18 vjeç! Pse vetëm atëherë? Sepse qeverisja e vendit është një punë serioze dhe duhet të dish shumë gjëra për të marrë vendimet e duhura. Në fund të fundit, njerëzit e tjerë (dhe kotelet) do të varen prej tyre!Voto për kandidatin Sami Osmani, vota është liri, është zgjidhje. Në fund të fundit, njerëzit e tjerë do të varen prej tyre!

 
 
 

Komentar


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page