Në fakt, sado të kontestuara të jenë votat e shqiptarëve jashtë vendit, sidomos në Britani të Madhe, mendoj se ato duket se do të jenë një lakmus dhe parashikimi më i saktë se si zhvillohen ndjenjat politike brenda vetë vendit. Zakonisht, zërat që mbështesin partitë që luftojnë kundër status quo-së vijnë nga shqiptarët jashtë vendit. Sido që të jetë për momentin. Në vitet kur duhej të udhëtohej me avionë në Atdhe votat e emigrantëve përcaktuan disi. “Petulla u kthye” diku në tryezën e padëshiruar por ama më në fund i tronditi të gjithë si vlen vota e pastër demokratike që vjen nga jashtë, që nuk blihet me një thes miell, apo me një vend pune, në një kohë që dhe populli dëshiron që kjo Qeveri që ka kapërcyer kohën e mjaftueshme të ëndrimit të saj në pushtet duhet të largohet nga pushteti.
Në fakt, nga vëzhgimet e mia të zgjedhjeve jashtë vendit gjatë 15 viteve të fundit, mund të ndaj një përshtypje personale, shqiptarët jashtë duket se janë në gjendje të kuptojnë disponimin dhe problemet kryesore për një mandat më herët se bashkatdhetarët e tyre në Shqipëri. Në vend të sociologëve do të analizoja më hollësisht mënyrën e votimit të diasporës. Është e vështirë të japësh një përgjigje jo spekulative se cila është arsyeja e këtij parashikimi çuditërisht të saktë, por sigurisht një nga argumentet është pavarësia financiare dhe jetësore e emigrantëve nga strukturat feudale të pushtetarëve në Shqipëri. Sepse, le të jemi të sinqertë, ato nuk janë shpikje e globalizmit, por e xhepit të tyre të korruptuar. Gjithmonë në fshat, puna dhe jeta e njeriut të vogël varej nga strukturat lokale të pushtetit. Pavarësisht nëse përfaqësohen nga kryetarë bashkie, apo oligarkë.
Duke folur për votën e njerëzve të pavarur jashtë Shqipërisë, sigurisht që automatikisht e kam nxjerrë jashtë votën për PS-në. “Fenomeni PS” ka nevojë për një analizë më vete, por sado të flasim për të drejtën e të gjithëve për t’u përfaqësuar në jetën politike, vështirë se ka njeri që beson se ky është qëllimi i PS-së. Fakti që ata janë prej vitesh në Parlamentin dhe Qeverinë më të korruptuar ndër vite, dhe nga ana tjetër, pjesëmarrjes së ulët të votuesve në Shqipëri kam arsyen efektive ta them se janë në fazën më të keqe të tyre dhe pse i kanë ndezur motorët e militantizmit papushim nëpër kafene, restornate, salla e mjedise private. Në çdo rast, nuk ka asnjë arsye për të pretenduar se vota për PS-në është e pavarur dhe plotësisht vullnetare, shumica e votuesve votojnë nga frika - frika se mos humbasin vendin e punës të afërmit e tyre në Atdhe, apo frika nga fantazmat e ramizizmit dhe kujtimet e procesit të hapërndarë të Rilindjes që u shpërndanë në kohë nga realiteti i PS së ardhur natën për gjithë natën nga PPSH-ja.
Ne e dimë gjithashtu se Partia Pemokratike mund të mbështetet gjithmonë në një elektorat solid jashtë vendit dhe vitet e fundit shkalla e zhveshjes nga mjaft të drejta në Atdhe i ka larguar por ama i ka ndihmuar në mënyrë të konsiderueshme të saktësojnë votën. Mund të shihet se PS nuk ka pasur përkrahës jashtë për dekada, dhe ndaj u nxitua të krijonte një strukturë të vetëshpallur, sikurse e quajti Taulant Balla. Ajo që është me të vërtetë mbresëlënëse, megjithatë, është se emigrantët shpesh votojnë për formacione partiake krejtësisht të pamundura, dhe kjo është e ditur tashmë se vota e tyre është për PD-në e Berishës. E tillë ishte për një kohë të gjatë “Rilindja”, e cila kryesisht i fitonte votat jashtë vendit me makinacione biletash dhe postesh. Për habinë time, ka më shumë fansa në Britani të Madhe që i janë kthyer PD-së së Prof Dr Sali Berishës. Dhe kështu, edhe në Shqipëri zëri i tyre i saktë, po arrin të bëjë një ngritje, ndonëse më vonë se ajo jashtë vendit.
Fakti që njerëzit që u larguan nga vendi dhe zgjodhën të jetonin jo në Rusi, por në Perëndim apo në Evropën Perëndimore, përqafuan ndjenjat perëndimore dhe jo pro-ruse të komunistëve shqiptarë, po kuptohet më së shumti dhe mëshumë nga bashkatdhetarët e tyre në Shqipëri. Në fakt, ky votim është logjik dhe jo unik. Parti të ngjashme me “Rilindjen”, të cilat jetojnë me antiretorikë, janë kudo dhe kudo i votojnë një lloj i caktuar kontigjenti.
Comments