Gazmend Cufaj: Ndihem i turpëruar nga fjalët e Kryeministrit Edi Rama për autistët
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 5 days ago
- 3 min read

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i futur thellë në një llafollogji të padenjë e të pakontrolluar të fushatës, tha „je Autik nëse voton kënetën“. Me këtë fjali, krahas shumë të tjerave të përdorura keq e më keq, ka irrituar edhe mjaft familjarë shqiptarë që jetojnë, punojnë dhe studiojnë në Mbretëri të Bashkuar. Pa shkuar në thellësi të sëmundjes, që në këtë vend konsiderohet me përkujdesjen më të madhe, fjalori i padenjë i Kryeministrit ka bërë të shpërthejnë rrjetet sociale.
Ndërsa një fëmijë autik përshkruhet nga familjarët si një fëmijë që duket sikur jeton në botën e tij, duke treguar interes të pakët për praninë e të tjerëve dhe ndërveprimin me ta, ajo që vjen nga goja e kreut të shtetit shqiptar, që kërkon mandatin e katërt, madje dhe nga vota e Diasporës e ka kapur kulmin e urrejtjes. Në fakt tiparet kryesore të një fëmije më këtë sëmundje, janë keqfunksionimi i ndërveprimeve sociale, aftësive komunikuese, dhe sjelljeve të kufizuara e përsëritëse, por sikurse dihet tashmë gjithnjë e më shumë mjekësia i vendos gati në një nivel të barabartë e të respektuar me të tjerët.
Ndryshe nga ky Kryeministër, ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe, i cili e vizitoi dhe Shqipërinë si Ministër e Jashtëm në kohën e qeverisjes së ish-Kryeministrit Rishi Sunak, mendoj se tashmë do ta kuptonte se me kë ka shtrënguar duart. E themi këtë pasi, 20 vjet që nga vdekja e djalit të tij të sëmurë, Ivanit, ai theksoi publikisht se kishte mësuar "të jetonte me... pikëllimin dhe kujtimet e lumtura". Zoti Cameron me këtë rast tha se këshilla që ai u jep njerëzve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara ishte se "ju nuk jeni engjëj". "Vetëm për shkak se ju keni këtë barrë të pabesueshme që duhet të mbani, nuk do të thotë se jeni një figurë engjëllore. Ju duhet të njihni të metat tuaja. Dhe sigurisht që kam gjetur shumë prej tyre.“
Dhe duke pasur një fëmijë të tillë, sikurse dhe vetë ata familjarë dhe bashkëshortë që përkujdesen çdo ditë, natyrisht kanë dhe këtë që sqaroi ish-Kryemistri i Britanisë së Madhe, Lord Cameron: "… gjëja e parë që mësoi nga përkujdesja nga Ivani ishte "sa e doni gruan tuaj dhe sa shumë dëshironi të qëndroni së bashku në kohët më të vështira dhe se si dëshironi të përpiqeni ta përballoni atë së bashku".
Pas gjithë kësaj dhe pas fjalëve shumë të dhimbshme e të prekshme të Lordit Cameron, vjen natyrshëm ajo gjuhë urrejtjeje e ai bulizëm jashtë standardit dhe etikës së Kryeministrit shqiptar, gjë që ka bërë që rrjetet sociale ta quajnë antishqiptar, antifamiljar, dhe të papërgjegjshëm. Për këtë edhe Kryetari i FRPD-së në Facebbok është shprehur: „Ne jemi koshientë se Edi Rama në mungesë të një bilanci dhe të një programi kërkon të banalizojë fushatën së në fund të ditës ai dhe banaliteti dhe padija janë si shtati e hija. Puna me fëmijët më ka njohur me mijëra prindër që kanë fëmijë të diagonostikuar me autizëm dhe pa më të voglin dyshim them që nëse doni të dini se çfarë është sakrifica dhe dhimbja e një prindi, mjafton të takoni prindër që kanë fëmijë që vuajnë nga autizmi.“
Me këtë arsye mjaft prindër të komunitetit, dhe nga ata që janë pjesë e kompanisë sime e që kanë fëmijë të diagonostikuar me autizëm shprehen mjaft të turpëruar nga gjuha e Kryeministrit Rama. Por sidoqoftë Kryeminstri duhet të lexoj atë që specialisti John Harland
I përgjigjet pyetejes: "A janë njerëzit autikë në përgjithësi më konservatorë apo liberalë në botëkuptim dhe politikë?" sipas Arland, 'Njerëzit autikë priren t'i mendojnë politikën e tyre në vend se thjesht të përputhen me pikëpamjet fisnore. Kjo ka të ngjarë të rezultojë që pikëpamjet e tyre të jenë më të balancuara sesa njerëzit që ndihen të detyruar t'u përmbahen ortodoksive "konservatore" ose "liberale".“ Unë thjesht e urrej një gjuhë të tillë të dalë nga goja e Kryeministrit shqiptar dhe e konsideroj atë turp për një politikan që kërkon akoma mandat për qeverisje.
Comentários