top of page

Gadishullit Ilirik


Illo Foto, studiues

Ballkani , fillimisht eshte quajtur gadishulli ilirik . Shumica e banoreve , kane qene ilire , qe bashkejetuan me helenet dhe maqedonsit . Sllavet ne gadishull jane mysafire te ardhur , shume shekuj me von se gadishulli te banohej , nga banoret natyrale .

Sherret nacionaliste te gadishullit, kane qene dhe mbeten proverbiale ,ne te gjitha kohrat.


Gadishulli , eshte zhvilluar , si treve me shume favore ekonomike . Eshte kushineta lidhese midis perendimit dhe lindjes . Ne gadishull kalojne rruget me te rendesishme te botes tokesore , si “Egnatia “ dhe rruga e mendafshit .

Rruget jane zhvillim , qyteterim , ekonomi .Qarkullimi i vlerave dhe mallrave , eshte kuptimi praktik i zhvillimit ekonomik . Gadishulli karakterizohet me klime te qarte mesdhetare Ka kushte natyrore , per zhvillimin e te gjitha degeve te prodhimit bujqesor , me mundesi te shumta , per zhhvillime energjitike , kryesisht , asaj te bardhe .


Gjithmone me ka grishur mendimi historik , se fillimisht gadishulli ishte quajtur Gadishulli ilirik. Ky emer lidhet me banoret e tij te pare . Vendbanimet marrin e emrin e banorve . Nuk mund te kuptohet Franca , pa banoret , qe i kane vene emrin , ketij vendi . Keshtu ka ndodhur me Angline, me Italine dhe te tera fuqite e medha , qe percaketuan kufijte e shteteve te Europes , pasi u largua pushtusi osman .

Askush nuk mund ta mohoi , qe Gadishulli eshte quajtur , ilirik .Nuk flitet , pse ju nderrua emri , ne Ballkan .

Perandoria osmane e pat ndare Shqiperine ne 4 vilajetet: Shkodra , Kosova , Manastiri dhe Janina . Nga ndarja europjane , vetem dy vilajete u njohen , per Shqiperi shteterore :Kosova dhe Shkodra . Janina dhe Manastiri mbeten jashte shtetit , qe krijoi londinezja . Si mund te spjegohet nje gabim , kaq trashanik ?

Pse ju ktheva ketyre arsyetimeve , qe me kane grishur sot e shume mote? Lexova shkrimet e Profesor Dr. Eshref Ymeraj dhe zonjes Zyba Hysa, te shkruara , ne “FL” , numri i fundit .

Keta dy autore shkruan dy materjale shume te rendesishme dhe interesante , ne pragun e 108 vjetorit te Pavaresise se shtetit shqiptar .

Profesor Eshrefi permend shume personalitete nderkombetare , historiane dhe dijetare , qe kane shkruar dhe kane kumtuar , lidhur me padrejtesine historike te percaketimit te kufijve te Shqiperise , qe la jashte kufijve te Shqiperise , me shume se gjysmen e siperfraqes se kombit . Si ka mundesi , shprehet Profesori , qe keto personalitete , te lihen jasht vemendjes te shtetit , ne vend , qe te botohen veprat e tyre dhe te studjohen , ne te gjitha nivelet e arsimit shteteror, ne te dy shtete e sotme shqiptare ? Per ta lipset te kete veprimtari te posaçme akademike , nga ku bota te njohi ne detaje , kete tragjedi , qe eshte bere me kufite shteterore te Kombit shqiptar .

Personalitetet boterore , qe kane folur dhe kane protestuar , per kete tragjedi , te gjymtimit te kombit tone , jane te shumte dhe te shtrire , ne shume vende dhe kohra . Ka dhe shume studjus te kombesie tone , te gjalle dhe te vdekur , qe kane ngritur zerin ne kupe te qiellit , por fatkeqesisht jane lene ne harrese .

Si shqiptar , me beri shume pershtypje ky nenvleresim i ketij problemi madhor, nga organizmat shteterore . Ne , me shume se kurre , i kemi te tera mundesite , ta bejme prezente zerin e historianeve shkencetare , sepse kemi ne funksion dy administrata shtetesh shqiptare . Nje gjysem administrate shteterore , ne Maqedonine e veriut . Kemi perfaqesus te minoriteve , ne Serbi , Mal te Zi , madje dhe ne Greqine , qe ka mbi nje shekull , qe vepron ne kundershtim me konvekten e njohjes se minoriteteve .

Ky shtet i Bashkimit europjan , pohon , me gojen plot , se çeshtja Çame nuk ekziston ,kur per kete problem madhor ka deshmi te gjalla , qe e kane kaluar ne kurris kete tragjedi te gjenocidit .Shkrimet dhe argumentet historike , jane te shumta .

Aktualisht kemi tre akademi shkencash , qe flasin dhe shkruajne shqip.

Fqinjet serbe jane te ndjeshem , ndaj termit “Shqiperia e madhe“. Lane nam ne ndeshjen e fotbullit , nga nje dron aspak profesional , qe u ngrit mbi stadiumin serb . Kete alergji e paskane dhe nga imitimi i shqiponjes , me gishtat e duarve . Kesaj i thone , te keshe frike nga hieja tende . Termi “Shqiperi natyrale “ , eshte term shkencor - historik . Si mund te studjohet historia , ne shkollat e tyre , duke anashkaluar iliret , pellazget , arbenoret dhe e tere historia e gadishullit , me emrin kuptimplote, ilirik

Qeverrite e tanzicionit nuk u jane afruar seriozisht çeshtjevet thelbesore me fqinjet , qe na ndajne , per faje eskluzivisht te tyre . Per greket , keto tolerime , jane arsyetyar me emigrantet , qe kemi atje dhe qe greket kane lene shume boshlleqe nga sa kerkon koventa e emigracionit . Jemi ne nje kohe , kur emigracioni yne , ne Greqi e ka marre veten , por ende nuk kane shkolla te gjuhes amtare .

Eshte koha , kur greku duhet ta njofi gjuhen shqipe si gjuhe te dyte, madje dhe ne shkollat greke .Allvanitasirt , nuk jane nje realitet i pa njohur historikisht . Prof. Ymeri , ka cituar fjalen e Irena Papas (1926) , qe ka thene : “ ..jam shqiptare me origjine . Babai ,ish mesus , urrente prifterinjte greke . “ . Kujtojme se prifterinjte greke nuk ruajne pozicione te distancuara , si te gjithe kleriket ne bote . Kisha greke ndikon drejt perdrejt ne qeverri. Nje tjeter citat sjell Profesor Ymeri , gazeta greke Tak Mikos ka shkruar : “ Qeverria greke , duhet te peregjigjet me demshperblim , per genocidin çam .”

Ka shume dijetare greke dhe shqiptare , qe jane marre dhe kane shkruar , per ceshtjen çame ,disa prej tyre jane : Niko Stillo , Aristidh Kola , Agron Dalipaj , Luftulla dhe Liliana Peza .

Propozimi i Profesorit , per te shkruar nje liber , per dijetaret e ceshtjes çame dhe greke , te ngjashem me librin e Z. Vilhelme Vranaj- Haxhiraj , per disidencat e munguara , eshte domosdoshmeri e vonuar . Shkrimet e Elena Kocaqi , Fahri Dari , Resmi Osmani , Eshref Ymeri , perbejne nje thesar , per ceshtjen e gadishullit ilirik .

Per propozime te tilla , duhen te jene me te vemendeshme Ministrite e kultures te te dy shteteve, si dhe te tere shqiptaret e rajonit , perfshire dhe Diasporen .

Ceshtja çame ne vecanti dhe ajo shqiptare ne teresi , ka ardhur koha ta shqyrtoi Parlamenti europjan . Menyren , si do te arrihet , tek ky gjykim , eshte ne kopetence te Akademive tona shkencore Eshte ceshtje , qe trondit ose normalizon , problemet e Gadishullit . Per kete duhet te veprojne me ndjenje pergjegjesie te larte , edhe qeverrite e Ishullit .

Pak me siper permenda shkrimin e Z. Zyba Hysa . Ne shkrimin e saj , permend se flamuri i Pavaresise duhej te ngrihej ne Shkup , jo ne Vlore . Kjo aktualisht eshte fakt i kryer dhe nuk ka pse te diskutohet , vecse mbart nje te vertet te madhe .Fjala eshte , po te ishte shpallur ne Shkup , Ballkani do ta meritonte emrin fillestar “Ilirik “ ndoshta nuk do te kishte nje cungim te tille te kufijve te shtetit te brishte , qe dolli nga vendimi i Konferences se Londres .Ngritja e flamurit ne Shkup , ishte utopi , por ishte nje version , qe lidhet me emrin fillestar te gadishullit .

Ballkani eshte quajtur me emrin fillestar , “Gadishulli ilirik “ . Nuk ka kuptim te quhet Ballkan , kur malet Ballkan , jane mijra Km. larg dhe perkasin kontinentit , jo gadishullit . Mbasi u cenua historia , u cenua dhe gjografia . Mendoj se emri real i gadishullit , mund te negocjohet me dijetaret e fushes dhe te merret vendimi perkates , per te riparuar nje gabim te renndesishem gjografik .Nuk na i kanre borc brezat , te mesojne ne shkolla , histori dhe gjografi ndryshe nga realiteti . e kam fjalen , per te gjithe sistemin shkollor .

Sa mire u zgjidh emri i Maqedonise se veriu . Kjo qe propozojme sot , eshte shume me e thjeshte dhe krejt paqesore , sepse ndreqet nje gabim i njohur . Personalisht kam rezervuar konsiderate te larte , per politikanet shqiptaret postkomuniste te Maqedonise se veriut , Arber Xhaferri , Ali Ahmeti , Telat Xhaferri etj. Jane politikane te perkushtuar , metodik edhe te ekuilibruar . Kane formuluar kauza te suksesehme dhe kane siguruar mbeshtetjen e plote te popullit shqiptar ne MV.

Sukseset shtetformuse te MV ( shqiptare ) , nuk i gjen as ne Kosove as ne shtetin ame . Funksionaret e te tre shteteve, lipset te preokupohen , qe gadishulli te marri emrin me te cilin e ka pagezuar historia . Lipset te kete me shume veprimtari akademike dhe botuse . Per ceshtjet kombetare , kushdo ndjen perjegjesi , por arbenoret , me shume se te te tere . Shqiperia natyrale , duhet te zhvillohet brenda gadishullit Ilirik . Problemet politike , jane me te nderlikuara . Te fillohet me problemin gjografik , me emrin real te gadishullit problematik.

Nga: Illo Foto , NY-Dhjetor 2020



270 views3 comments

3 Comments


Resmi Osmani
Resmi Osmani
Dec 07, 2020

Pershendetje, miku im,

E lexova me kujdes. Eshte nje teme qe me dhemb dhe s'me shqitet nga mendja.

Teme ekzistenciale e kombit tone me gjithe padrejtesite historike te fillimshekullit te 20-te kur ne Konferencen e Londres, shqiperia u konsiderua si plaçke lufte e perandorise Turke, u coptua dhe iu dha dhurate shteteve fqinj, fitues te luftes ballkanike.

A duhet te vazhdojme ta pranojme kete padrejtesi? Them se jo.Pershendes gjithe intelektualet atdhetare qe e trajtojne problemin.

Ne 2013 ishte 100 vjetori i Konferences fatkeqe(per ne) te Londres). Mesa di traktatet dhe marrveshjet nuk jane te perjetshme, ato rishikohen, Ky qindvjetor ishte nje rast per politiken dhe qeverite tona te ngrinin zerin dhe te kerkonin Ndryshimin e atij traktati, qe Shqiperia natyral…

Like

fahri dahri
fahri dahri
Dec 07, 2020

Pershendetje mik i nderuar Illo. I lexova mendimet tuaja të cilat tërheqin me të drejtë vemendjen dhe saktësojne të vërtetat historike të Gadishullit të Ballkanit. Ka disa vite, që sa vjen dhe më fort dëgjohen thirrjet Intelektuale në kërkim të korigjimit të historisë, se pari dhe me ngulm flitet për historinë e popullit tonë, e cila është sakatuar në mënyrën më të keqe në gjithë kohën e Re.

Dhe kjo kërkesë, na lejon të themi se Epoka e sotme është vetë arësyeja, që bindshem tregon domosdoshmërine e korigjimit dhe vendosjes së drejtësisë historike. Ngulmimi intrlektual për rishikim justifikohet me prurjet e vërteta hitorike te kombit tonë, të cilat tashmë janë tejet të qarta. Si kundër edhe ju i përmendni janë…


Like

Thanas Gjika

Emri Gadishulli Ilirik (Illyricum Peninsula) u perdor per here te pare prej Perandorit romak me origjine ilire, Dioklecian (jetoi ne v. 245-313, sundoi ne v. 284-305) Ai riorganizoi provincat e Perandorise Romake dhe bashkoi ne kater Provinca trojet ilirishtfolese: në bregdetin adriatik në veri krijoi Provincën Praevalis me qendër Scodra, më poshtë se lumi Drin krijoi Provincën Epiri i Ri me qendër Dyrrachium që shtrihej nga lumi Drin deri tek lumi Vjosa; më në jugë krijoi Provincën Epiri i Vjetër me qendër Nikopoli-n, në qendër të gadishullit krijoi Provincën Dardania me qendër Scup-in (shih FESH vëll I, 2008, f. 488). Gjithë gadishullit i dha emrin Illyricum (Ilirik). Ky emër i mbeti gadishullit derisa administrata osmane në shek XV…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page