top of page

G J E O T E O R I A MBI REALITETIN E RRTJES SË TOKËS DEMONSTRIM I CENEVE TË FSHEHURA


Vedat Shehu Inxhinier gjeolog Doktor Profesor

G J E O T E O R I A

MBI

DEMONSTRIM I CENEVE TË FSHEHURA TË MADHËSISË FIKSE TË TOKËS

Argumentet e Gjeoteorisë së Thelbit të Bërthamës në Transformim

- Prezantim në Takimin në Distancë, 10 Dhjetor 2020 -

Nga Vedat Shehu

Inxhinier gjeolog Doktor Profesor

Departamenti i Gjeoshkencave,

Universiteti i Tiranës, Shqipëri

Studiues i pavarur në Pension, USA


Mbi Autorin dhe Gjeoteorinë

Eng. Dr. Profesor Vedat Shehu është Shqiptaro-Amerikan i diplomuar

inxhinier Gjeolog në Republikën Çeke (VŠB 1959), ish Çekosllovakia


Pas rreth 10 vjet punë kërkimore në Shqipëri, kur studioi damarin e graniteve

të futur brenda në bazalte⁽⁴⁰⁾ të brezit ofiolitik, në të dy tipat shkëmbor vërejti

mangësinë e rrezatimit prej izotopeve radioaktiv dhe, këtë, e konsideroi si një

mungesë të nxehtësisë së rrezatuar prej pranisë së paktë të radioizotopeve në

brendësi të Tokës.

Më vonë, ai rivlerësoi bërthamën, jo sipas interpretimit standard, si precipitim

inert, por, siç është, një strukturë energjetike e veçantë.


Bazuar në këto vrojtime, nisi studimin individual, dhe mundi të përcaktojë

thelbin kozmik të bërthamës, faktorin real të burimit të energjisë që është

shkaku i formimit, rritjes dhe zhvillimit të Tokës si planet, botuar më 1988⁽⁴¹a⁾

dhe në vazhdim⁽⁴²⁾ʼ⁽⁴³⁾.

Interpretimi i tij mbi flukset valore-korpuskulare të energjisë dhe të ultra-

grimcave të përbërësve të nukleoneve të atomit, të çliruara vetvetiu prej

thelbit kozmik të bërthamës; interpretim që konfirmohet edhe nga zbulimet e

njëpasnjëshme, përpunuar dhe paraqitur në publikimet e tij ⁴⁵⁾, është

bërë Gjeoteori⁽⁶³⁾ e një planeti në Galaktikë, të quajtur Tokë.

Vështrimi im nbi Tokën si Një Planet në Galaktikë



Fig. 1. Pozicioni i Tokës brenda në Galaktikë si një planet i Sistemit Diellor, midis planetësh në morinë e sistemeve planetare, që rrotullohet rreth qendrës së Galaktikës, me diametër 100 000 vjet dritë, në një distancë rreth 26 000 vjet dritë.



Duke u nisur nga realiteti që Toka ndodhet në brendi të Udhës së Qumështit (Fig. 1), unë i rivështrova proceset që shkaktojnë fenomenet gjeodinamike si ato të një planeti brenda në Galaktikë dhe erdha në përfundimin se burimi i energjisë së brendshme të Tokës e ka origjinën nga proceset që ndodhin në Galaktikë; procese që qarkullojnë materien në hapësirë dhe shkaktojnë formimin e fenomeneve dhe objekteve, të tillë si: sistemet planetare, rrezatimin kozmik, yjet e vetmuar, xhuxhët e kafenjtë, planetët e vetmuar, vrimat e zeza, dukurinë supernova, etj. Proceset që e formuan vazhdojnë në zhvillimin e Tokës – planet prej transformimit të thelbit të bërthamës.

Natyrisht, një studiues i avancuar në gjeoshkencë duhet ta konsiderojë Gjeoteorinë time si Planet-teori, dhe veten si kërkues në një planet në Galaktikë të quajtur Tokë, ku, në zhvillimin e planetit, vazhdojnë proceset që e formuan. Planetët nuk janë trupa qiellor, por trupa galaktikë me rrezatim të brendshëm, sikurse janë yjet gjigantë me rrezatim të jashtëm.


Vështrimi Im mbi Tokën si Planet Brenda Galaktikës (Vazh’m)

Cenet e Origjinës së Tokës me Madhësi Fikse


Natyrisht ky konkluzion kundërshton konceptin e kristalizuar prej teorisë standarde të Tokës me madhësi konstante, sikur gjoja Toka është formuar si një rruzull aglomerat prej copëra gurësh e gazesh të ngirë i ngjashëm me një lëmsh të vogël të kokës së kometës⁽⁵²⁾,⁽⁵⁶⁾. Një interpretim i tillë i madhësisë së fiksuar të origjinës së gurtë të globit të Tokës me një bërthamë të precipituar⁽⁴⁷⁾ është teori e vjetërsuar dhe me cene në argumentet bazë; këto cene janë:

  1. Astrofizikanë, studiues në kozmologji theksojnë se teoria standarde nuk shpjegon dot shkakun e vërtetë që ngacmoi renë e qetë kozmike dhe e vuri në lëvizje të formojë vorbull dhe të rrotullohet, duke kaluar vetvetiu materialin e vet në qendrat gravitacionale që u bënë objekte të diskut planetar; nuk cakton dot nëse rrotullimi është shkaktuar nga faktor i jashtëm apo i brendshëm⁽⁶⁴⁾, për të kaluar renë e qetë në disk planetar.

  2. Kozmos-fizikanët kanë kalkuluar dhe kanë gjetur që, energjia e çliruar nga të dy burimet standarde, nga nxehtësia e akumuluar në procesin e planet-formimit dhe nga nxehtësia prej izotopeve radioaktiv, mund të arrijnë të çlirojnë maksimumi 50 % të energjisë që rrezatohet nga Toka në hapësirë dhe burimi i nevojshëm, për të plotësuar mangësinë prej 50 %, mbetet problem i hapët i pyetjes pa përgjigje⁽¹⁴⁾,⁽⁵⁸⁾.

  3. Hipoteza standarde supozon gabimisht që bërthama e Tokës është një precipitat inert⁽⁴⁷⁾, ndërsa struktura e saj heterogjene shpreh praninë e burimit energjetik.


Rrjedhimisht, cene të tillë zhvlerësojnë teorinë standarde dhe përforcojnë të vërtetën që është vetëm një burim real dhe jo edhe një burim i tretë, hipotetik dhe i panjohur që u shtohet të dy burimeve standarde po ashtu hipotetikë. E vërteta shprehet me praninë dhe rolin e thelbit të bërthamës si faktor i vetëm energjetik i brendshëm për Rritjen e Tokës.

Rritja e rrezes së Tokës është alternativa e parë që shpjegoi idenë e copëtimit dhe zhvendosjes së kontinenteve drejt pozicioneve të tyre nëpërmjet Zgjerimit⁽³⁶⁾, në prag dhe në agun e shekullit të kaluar, por, në konformizëm mbizotërues me madhësinë fikse të Tokës, menjëherë u hodh poshtë nga interpretimi se kontinentet janë zhvendosur horizontalisht, duke e konsideruar idenë e zgjerimit si absurde⁽⁵⁰⁾. Ende, në pajtim me këtë konformizëm, e vërteta e Zgjerimit vazhdon të qëndrojë e hedhur poshtë arbitrarisht nga ithtarët e Tektonikës së Pllakave⁽⁵⁷⁾.

Atëherë, strumbullar dhe synim i Zgjerimit/Rritjes duhet të jetë shembja e barrierës së vet që qëndron e patundur nga opinioni pajtues me prestigjin e autoritetit kundërshtues të teorisë kozmologjike të origjinës së Tokës të stabilizuar në madhësi fikset si lëmsh që s’ka sesi të rritet apo zgjerohet; njëkohësisht me këtë, duhet të vërtetohet se shkak i zgjerimit është rritja prej faktorit të brendshëm të prejardhur nga qarkullimi i materies në Galaktikë e që është formuar si thelb bërthame, qysh gjatë formimit të sistemit planetar ndër qindra milion sistem planetare në Udhë të Qumështit. .

Pamja e Pozicionit të Kontinenteve të Larguar prej

Formimit të Kores Oqeanike, Fakt i Rritjes së Tokës


Fig. 2. Harta globale faktike e Kores Oqeanike e demonstron, jo idenë e Tokës fikse të Tektonikës së

Pllakave të qarkullimit të magmës me ngrirje-shkrirje, por Gjeoteorinë Rritjes graduale të litosferës

oqeanike midis kontinenteve që largohen prej prurjes dhe ngurosjes së magmës si proces i pakthyeshëm.


Këtu në Fig. 2 shprehet formimi gradual i mirënjohur i litosferës (kores) së re mafike të oqeaneve, me shtresën e sipërme bazaltike, ndaj litosferës së vjetër mafike të kontinenteve me shtresën e sipërme granitike, në raportin 60% me 40%.

Rritja e pandërprerë e litosferës oqeanike (gjatë 200 milion vjetëve të fundit) nëpërmjet prurjeve dhe ngurtësimit të magmës nuk mund të jetë proces spontan dhe i kthyeshëm, siç shprehet nga teoria mobile e Tektonikës së Pllakave⁽⁹⁾,⁽⁶⁰⁾ dhe prej kritikës së teorisë jo-mobile⁽²⁹⁾,⁽³⁹⁾,⁽⁴⁸⁾,⁽⁵³⁾‚⁽⁵⁷⁾, ende prej përkrahësve të oqeanizimit të kores kontinentale globale të Tokës fikse.

Rrjedhimisht, fenomeni i pakthyeshëm i ngurtësimit të magmës dëfton vazhdimësinë e prodhimit të magmës në brenditë e Tokës prej faktori galaktikë, tamam, siç është përcaktuar nga unë, thelb bërthame i ultra-dendësuar në çintegrim të vetvetishëm në ultra-grimca që formojnë rrezatimin e flukseve valore-korpuskulare të energjisë dhe përbërësit e bërthamave të atomeve të lidhur në molekula, të cilat janë shkaku i rritjes së Tokës, që rritja e litosferës është shfaqje në sipërfaqe e procesit që shkakton rritjen e krejt shtresave qendër-sferike të Tokës.

Skemë e Formimit të Ofioliteve në Albanide

Dëshmi e Rritjes së Pandërprerë Të Tokës




Fig. 3. Pamje e formimit të ofioliteve në Albanide, segment i Dinarideve në Brezin e rudhosur Alpe-Himalaje.



Aktualisht, përgjatë luginës së çarjeve tektonike të kreshtës mes oqeanike në krejt koren oqeanike formohet kore mafike prej shkëmbinjsh ofiolitikë⁽¹²⁾ʼ⁽⁴⁷⁾. Ngjashmërisht, masa mafike e brezave ofiolitikë, gjithashtu pa shtresë të sipërme granitike, është futur brenda kores kontinentale, si fenomen i zakonshëm i shprehur gjerësisht në të gjithë kontinentet⁽³⁾ʻ⁽¹³a⁾ʼ⁽²⁴⁾. Këtë fenomen, unë e kam vizatuar këtu në Fig. 3; formimin e brezit ofiolitik në Albanide⁽¹³b⁾ si shembull i brezit Alpe Himalaje⁽⁵⁴⁾. Me këtë demonstrohet rritja e krejt litosferës pa shtresë të sipërme granitike, si proces i përhershëm i rritjes së Tokës. Sikurse brezat e ofioliteve, brenda kontinenteve, ndodhen edhe disa zona, me kore mafike të njohura si trape⁽⁶¹⁾; të formuara pa shtresë të sipërme granitike, gjithashtu dëshmi e rritjes së pandërprerë të krejt Tokës. Pra, rritja e përhershme e Tokës ka filluar të lërë gjurmë, qysh kur litosfera ka qenë e mbuluar e tëra me shtresën e saj të sipërme granitike; më vonë, rreth 200 milion vjet më parë, procesi i rritjes u stabilizua gjatë çarjes midis plisave (pllakave fillestare) të litosferës së copëtuar në kontinente, tashmë që kontinentet janë larguar, rritja vazhdon gjatë çarjes globale tektonike të kreshtës mes oqeanike.


Skemë e diferencës së Nocioneve Rritje dhe Zgjerim



Fig. 4. Paraqitje e diferencës të nocioneve rritje si proces i natyrshëm i transformimit të materies në një frutë apo në një trung dhe Zgjerim si fryrje topi nëpërmjet një veprimi të jashtëm.


Në këtë Fig.4 paraqitet diferenca midis nocioneve “Rritje” dhe “Zgjerim” për të demonstruar që kokrra e frutës (A) dhe trungu i pemës (B; C)rriten prej proceseve të brendshme të transformimit të materies, sikurse rritet Toka prej thelbit të bërthamës që transformohet, ndërsa topi (D) nuk mund të rritet, ai fryhet apo zgjerohet nga një veprim i jashtëm. Pra, Toka, e konsideruar si e formuar në pajtim me konceptin origjinës së Tokës si një sferë aglomerate, si një kokë komete prej materiali guror dhe gazesh të grira, nuk mund as të rritet as të zgjerohet. Pra, pa përmbysur interpretimin standard të origjinës së Tokës me madhësi të fiksuar, nuk përmbyset Tektonika e Pllakave, barrierë falsë e Zgjerimit/Rritjes.

Fakti i rritjes së Tokës është vërtetuar nga Emanuel Keri (E. Carey) publikuar nën titullin “Toka në Zgjerim” (The Expanding Earth)⁽⁵a⁾ʼ⁽⁵b⁾ dhe është përforcuar nga shumë studiues të rëndësishëm të njëpasnjëshëm⁽¹⁷⁾,⁽⁴⁾,⁽⁵a⁾,⁽⁵b⁾,⁽¹¹⁾,⁽³²⁾,⁽²³⁾,⁽²⁸,⁽³³⁾,⁽³⁴⁾,⁽³⁵⁾,⁽³⁶⁾,⁽³⁰⁾,⁽¹⁰⁾,⁽⁴⁶⁾⁽⁴⁹⁾ apo edhe me shtesë të pluhurit kozmik që bije në sasi fare të paktë, porse në tersi shkak i rritjes/zgjerimit mbetet një faktor i jashtëm kozmik i panjohur, ndërsa në Gjeoteori, të shtjelluar këtu, e argumentohet tamam funksionimi i shkakut brenda në bërthamë të Tokës të quajtur thelb i bërthamës në transformim, duke vërtetuar që bërthama është objekt energjetik esencial dhe i veçantë, aspak masë e rëndë e precipituar nga Toka fillestare aglomerate prej gurësh e gazesh të ngira.

Struktura Energjetike e Bërthamës pasojë

e funksionit të thelbit të padiktueshëm të bërthamës



Fig. 5. Struktura energjetike e bërthamës, me bërthamën e jashtme të lëngët si gjeosferë e shkrirë dhe rezervuar magme, demonstrim i pranisë dhe funksionit të thelbit të bërthamës, faktori i formimit të rezervuarit të magmës E në ekuilibër dinamik.


Fig. 5 e bërthamës energjetike, dëfton praninë dhe funksionin e thelbit të bërthamësultra-ngjeshur dhe të ultra-hollë në transformim (çintegrim) të vetvetishëm që është pozicionuar si ekran ndërmjet dy bërthamave (të brendshme të ngurtë G dhe të jashtme të shkrirë E) vizatuar me vijë rrethore të ndërprerë përmbi shtresën kalimtare F dhe brenda brezit kufitar të masës së shkrirë dhe, duke qenë ekran ultra-i hollë, është relativisht i padiktueshëm nga shpejtësia e valëve sizmike.


Kështu, prania dhe funksioni i tij demonstrohet nga masa e shkrirë shumë e madhe e bërthamës së jashtme (sa gjysma e krejt masës që pështjell bërthamën dhe 11 herë më e madhe se masa e bërthamës së brendshme) që njihet si bërthama e jashtme e lëngët (E). Kjo masë e shkrirë, ka funksionin e rezervuarit të magmës në ekuilibër dinamik.


Masa e shkrirë largohet në dy drejtime; pjesa mbizotëruese largohet në drejtim përjashta si magmë, përshkon shtresën kalimtare (D’’), shkakton rritjen e guaskës gurore-silikate të bërthamës (mantelin D dhe litosferën) duke arritur në sipërfaqe si llavë vullkanike, ndërsa vetëm një fragment i masës së shkrirë drejtohet përbrenda, përshkon shtresën kalimtare (F) dhe shkakton rritjen e bërthamës së brendshme të ngurtë (G).


Për më tepër, rrotullimi i plotë rreth boshtit i bërthamës së brendshme (për 24 orë) më i shpejtë sesa i krejt Tokës, për një fraksion të sekondës dhe, pas 355-360 vjetëve, e tejkalon për një ditë, dëfton pranin e thelbit të bërthamës.

Veçimi i boshtit magnetik nga ai gjeografik ka shumë mundësi që t’i përkas ekranit të thelbit të bërthamës, ndarjes së Tokës në dy sfera rrotulluese prej tij.

Thelbin e bërthamës e përbëjnë grimca dhe ultra-grimca në gjendje të ultra-ngjeshur.


Kalkulimi i Masës së Thelbit të Bërthamës. Unë gjeta mospërputhje në ri-kalkulimin e masës së bërthamës, dhe rrjedhimisht, gjeta zvogëlimin e masës së krejt bërthamës rreth 40% apo rreth12% të masës së Tokës, që i përket masës së thelbit të bërthamës.

Skemë e Formimit të Kores Oqeanike,

Fakt Mbresëlënës i Rritjes së Tokës



Fig. 6. Paraqitje skematike e formimit të kores (litosferës) Atlantike midis kontinenteve në largim (Skica A) gjatë rritjes së Tokës së vogël (B) qysh nga faza e ndarjes së Afrikës nga Amerika.



Këtu në Fig. 6, shpjegohet nga unë⁽⁴⁵⁾ procesi i rritjes së Tokës që demonstrohet me raportin 60%/40% të kores oqeanike të re ndaj kores së vjetër të kontinenteve të larguar.pg

Në pjesën e poshtme B tregohet fillimit i procesit të rritjes në Tokën e vogël nëpërmjet gjenerimit dhe lëvizjes së masës së shkrirë. Masa e shkrirë mbizotëruese, duke u nisur nga rezervuari i magmës (bërthama e jashtme e lëngët) në drejtim përjashta, futet në çarjen kryesore që ka copëtuar litosferën e vjetër në blloqe kontinental dhe, duke u ngurtësuar në nivele të ndryshme dhe e derdhur si llavë vullkanike shkakton rritjen e mantelit dhe të krejt litosferës së re oqeanike të Atlantikut. Rritja bëhet edhe prej penetrimit të masë së shkrirë në mantel deri në vatrat vullkanike në trajtë shtëllungash (shigjetat). Një fragment nga masa e shkrirë shkon përbrenda (shigjetat) duke shkaktuar rritjen e bërthamës së brendshme të ngurtë.

Në pjesën e sipërme A paraqitet rritja graduale e litosferës së re Atlantike që shprehet nga formimi i shtresës së sipërme të kores prej prurjes së vijueshme dhe ngurtësimit të magmës në breza të njëpasnjëshëm bazaltësh, duke filluar nga brezat pranë-kontinental 2-2, qysh kur u nda litosfera e vjetër në kontinente dhe duke vazhduar me prurje të vijueshme përgjatë linjës së çarjes globale fillestare që u bë kreshtë mes Atlantike nëpërmjet formimit të brezave të njëpasnjëshëm deri te formimi i brezit bashkëkohor të bazaltëve 8-8 në të dy anët e çarjes tektonike globale të kreshtës mes oqeanike, ku ndodh procesi i përhershëm i formimit të kores, si proces i pandërprerë i rritjes së litosferës dhe krejt Tokës.

Rezervuari i magmës, që njihet si bërthama e jashtme e lëngët, po e ritheksoj, është në ekuilibër dinamik, masa e shkrirë e larguar zëvendësohet nga transformimi i thelbit të bërthamës.

Pra, kështu shpjegohet vazhdimësia e pandërprerë e formimit e litosferës oqeanike me shtresën e sipërme bazaltike gjatë 200 milionë vjetëve të fundit, si proces i rritjes së krejt gjeosferave të brendshme; proces i dukshëm në shtresën sipërfaqësore të kores së litosferës oqeanike.


Pamje drejt Polit të Jugut për Perceptim

më të Mirë të Rritjes së Tokës nga Brenda


Fig. 7. Vështrim drejt Polit të Jugut për perceptimin tredimensional të strukturës së brendshme të procesit

të rritjes së Tokës prej largimit të masës së shkrirë nga rezervuari i magmës (i bërthamës së jashtme të lëngët).

Demonstrohet formimi i njëkohshëm i brezave të njëpasnjëshëm të bazaltëve sipërfaqësor me shtresat qendër-

sferike të mantelit të ndërprerë prej prurjeve të reja shtëllungore.


Këtu në Fig. 7 është vizatuar nga unë një skemë e idealizuar e rritjes së Tokës për të treguar se shtresat e njëpasnjëshme të mantelit, që nga shtresa më e vjetër qendër-sferike ’11’ nën litosferë ‘12’ deri tek shtresa ‘7’ në kontakt me shtresën kalimtare ‘6’ për në bërthamën e jashtme të shkrirë ‘5’, janë formuar paralelisht me brezat e njëpasnjëshëm të bazaltëve që kanë formuar shtresën e sipërme të kores oqeanike nga kontakti me kontinentet ‘13’ deri në kreshtën mes oqeanike (siç tregohet në Fig. 6 dhe Fig.1). Formimi i strukturës shtresore të mantelit është prishur prej penetrimit të masës së shkrirë në trajtë shtëllungash, siç tregohet me shigjetat e lëvizjes së masës së shkrirë nëpër mantel e deri në sipërfaqe, siç është shtjelluar në figurën 8.


Vështrim mbi Proceset dhe Fenomenet Gjeodimamike

Nëpërmjet Funksionimit të Thelbit Kozmik të Bërthamës



Fig.8. Skicë shprehëse e proceseve dhe fenomeneve gjeodinamike të brendshme prej lëvizjes në drejtim përjashta të magmës të dalë nga bërthama e jashtme e shkrirë që funksionon si rezervuar magme dhe zhvendoset nëpër kanale të quajtur shtëllunga dhe, duke u konsoliduar si masë viskoze-e grirë në mantel arrin në vatrat vullkanike dhe në derdhjet si llavë vullkanike në sipërfaqe.


Këtu, në Fig. 8 demonstrohet se shtëllungat e mantelit nuk janë rryma nxehtësie siç interpretohen zakonisht⁽²¹⁾ʼ⁽³¹⁾, edhe pse kohët e fundit, bazuar në matjet gjeodezike hapësinore, tregohet se rrezja e Tokës rritet me fraksion milimetri në vit, por ky fakt interpretohet që shtëllungat e mantelit transportojnë, bashkë me energjinë, edhe masën sipas konceptit të qarkullimit të mantelit, duke zmadhuar në mënyrë të papërfillshme masën e mantelit dhe rrezen e Tokës⁽⁶²⁾, në pajtim me Tektonikën e Pllakave të Tokës fikse. Përkundrazi shtëllungat udhë-kanale të lëvizjes së masës së shkrirë (magmës) nga bërthama e jashtme dhe shkaktojnë fenomenet gjeodinamike në procesin e rritjes së Tokës.

Akumulimi i diferencuar i masës së shkrirë në blloqe tektonik kufitar (plisa apo pllaka) të litosferës shkakton çekuilibër gravitacional dhe rezultantja e forcave vepruese, siç është vizatuar në figurë; shkakton zhvendosjen tektonike të bllokut me masë të shtuar dhe rivendos apo normalizon ekuilibrin gravitacional të sferës tokësore, geoidit⁽⁴⁴⁾.

Kjo është mënyra që shpjegon procesin e fenomeneve gjeodinamike nëpërmjet, prejardhjes dhe lëvizjes së magmës gjatë rritjes së Tokës, formimin e vullkaneve, lëvizjen e blloqeve të kores apo litosferës, zhvendosjen e ngadaltë të plisave tektonik (apo pllakave), formimin e strukturave të rrudhosura dhe të shkëputura, apo zhvendosjet e ngadalta apo të përnjëhershme, që shfaqen me dridhje tektonike, me tërmetin⁽³⁵⁾.

Tërmeti, si fenomen gjeodinamik, është pasojë procesi i transformimit të materies së thelbit të bërthamës që shoqërohet me sinjale⁽⁶⁾ të cilat interferojnë me fushat fizike të Diellit⁽¹⁸⁾⁽¹⁹⁾. Këto sinjale janë: çlirimi⁽¹⁶⁾ i grimcave, ultra-grimcave dhe bërthamave të heliumit (H³); prishja e fushës magnetike të Tokës në prag të goditjes sizmike, etj. Regjistrimi dhe vlerësimi i këtyre sinjaleve mund të bëjë të mundur që parashikimi i goditjes sizmike të lehtësohet dhe bëhet si parashikimi i stuhive të motit.


Veçoria e Planetit Mërkur, Model i Funksionimit

të Thelbit të Bërthamës në një Objekt të Galaktikës


Fig. 9. Veçoritë e Mërkurit:

A: Struktura e brendshme e Mërkurit me madhësi bërthame shumë të ekzagjeruar dhe me një shtresë të hollë të shkrirë për sipër.

B: Perihelioni i Mërkurit në një pozicion të jashtëzakonshëm (me largësi mbi tre herë më të shkurtër sesa ai i Tokës).

S - Dielli; Mp– Pozicioni i Mërkurit në perihelion; Ma – Pozicioni i Mërkurit në aphelion

Këtu në Fig. 9, paraqitet veçoria e Mërkurit me fushë magnetike fare të dobët, rreth 1.1 % të magnetizmit të Tokës dhe me prani të një shtrese të shkrirë shumë të hollë që pështjell bërthamën e ngurtë jashtëzakonisht të madhe (75 % të rrezes së Mërkurit).

Shtresa e shkrirë fare e hollë duhet të jetë dëshmi e pranisë potenciale të një bërthame të jashtme të shkrirë që, gjatë çintegrimit të thelbit të bërthamës, masa e saj e formua e shkrirë dhe e ngurtësuar i është bashkuar bërthamës së brendshme në një bërthamë të madhe të ngurtë. Veçoritë e Mërurit, shfaqin praninë aktive të thelbit të bërthamës në fazë shterimi, që duhet të jetë pozicionuar si një ekran shumë i hollë në fazën e shterimit midis shtresës së shkrirë dhe bërthamës së madhe të ngurosur, analoge e bërthamës së brendshme të Tokës.

Edhe planetët me pështjellje të bërthamës prej silikatesh të gurtë të tipit të Tokës si Marsi dhe Afërdita dhe të tipit të planetëve xhuxh⁽²⁸⁾,⁽³⁸⁾,⁽⁶²⁾ si Hëna dhe asteroidet e mëdhenj Ceres dhe Vespa me prani llavash vullkanike të epokave planetare të hershme, shfaqin veprimtarinë e thelbit të bërthamës në të kaluarën e largët, tashmë të shteruar dhe me një bërthamë të ngurtë.

Prania dhe transformimi intensiv i thelbit të bërthamës shfaqet aktualisht në planetët e mëdhenj me mbulesë të jashtëzakonshme gazesh, nëpërmjet rrezatimit të fuqishëm të nxehtësisë së brendshme, të shprehur në mënyrë të veçantë me magnetizmin e Jupiterit, rreth 20 herë më të fuqishëm se të Tokës. Më tej, prania dhe funksioni aktual i thelbit të bërthamës shfaqet tek hëna Io e Jupiterit, me veprimtari vullkanike intensive.

Edhe planetët që rrotullohen rreth qendrës barike të gravitacionit të yjeve binar⁽²⁶⁾,⁽⁵¹⁾ janë zhvilluar në të njëjtën mënyrë sikurse planetët e çdo sistemi planetar në Galaktikë, nëpërmjet funksionimit të thelbit të bërthamës; po ashtu, planetët e vetmuar në galaktikë të quajtur rague⁽⁵⁵⁾ zhvillohen, të pavarur nga sistemet planetare, nëpërmjet thelbit të tyre të bërthamës; në mënyrë të ngjashme zhvillohen edhe xhuxhët e kafenjtë me masë shumë më të madhe sesa të një planeti të madh, por që nuk arrijnë ndriçimin as të një ylli më të vogël të mundshëm dhe, nëpërmjet rrezatimit intensiv të brendshëm, janë çmuar si objekte kalimtare midis planetit më të madh dhe yllit më të vogël; duhet të kenë thelb bërthame në transformim intensiv.


Dielli, Bërthamë Gjigante, Brenda

Mbulesës me Gaze të Tejnxehur



Fig. 10. Paraqitja skematike e temperaturave të strukturës së atmosferës së

Diellit (kurorës)

Duke vrojtuar strukturën e atmosferës të tejnxehur të Diellit në skemën Fig. 10, dallojmë lehtë kontrastin e papritur të një fenomeni , temperaturën relativisht të ulët në sipërfaqe apo fotosferë (6 000 K), bile edhe më të ulët në zonën zbritëse menjëherë mbi sipërfaqe, por, duke u larguar temperatura rritet mbi 8 herë në kromosferë dhe në shtresën e ulët të kurorës ngihet përmbi 250 herë (mbi një milion gradë).

Ky fenomen i papritur dhe i pashpjegueshëm, së fundi, është shpjeguar si dalje bombash të padukshme që shpërthejnë lartë mbi fotosferë në analogji me djegien e rrymës së gazit që del më shpërthim nga një tub nën presionin e brendshëm. Porse, në pajtim me Gjeoteorinë time shpjegohet, fotosfera nxehet prej energjisë së brendshme të çliruar nga transformimi i thelbit ë ultra-dendësuar të Diellit, por pjesa më e madhe e ultra-grimcave të çliruara, nën presionin e brendshëm shpërthejnë me vrull nga fotosfera dhe sintetizohen shumë lart mbi sipërfaqe duke lëshuar nxehtësi ekstreme dhe flukse valore-korpuskulare në hapësirë.

Unë arrita në përfundimin që Dielli dhe bërthama e Tokës, më saktë thelbi i bërthamës, çlirojnë të njëjtat flukse valore-korpuskulare të energjisë së fushave fizike (elektromagnetike, magnetike, gravitacionale, rrezatim i neutrinove) dhe shkaktojnë interferencën valore Diell-Tokë. Pra, unë u obligova t’a përcaktoj Diellin si bërthamë ultra-gjigante të mbuluar nga gaze të tej-nxehur, ndërsa bërthamën si një yll të tipit Diell në miniaturë të mbuluar me guaskë të gurtë silikate; Dielli duhet të ketë thelbin e vetë gjigantë të transformueshëm. Për më tepër, duke vrojtuar Diellin, ne mund t’a kuptojmë bërthamën e Tokës më mirë dhe anasjelltas.

Rrjedhimisht, sikurse në Tokë, thelbi i bërthamës funksionon në objekte të tilla të Galaktikës si: në planetë të sistemeve planetare, planete të vetmuar, yje dhe në objekte kalimtare planet-yll, siç janë xhuxhët e kafenjtë.

Origjina e Thelbit të Bërthamës dhe

Formimi i Sistemit Tonë Planetar

Fig. 11. Skicë e origjinës së Thelbit të Bërthamës në formimin e Tokës në Sistemin Planetar të yllit tonë, Diell


Figura 11, është skicë që paraqet formimin e sistemit tonë planetar në pajtim me Gjeoteorinë time, si model i formimit të sistemeve planetare në Galaktikë. .

Thelbi i bërthamës, faktori energjetik i rritjes së Tokës, e ka prejardhjen nga fenomeni supernova, pasojë eksplozioni të jashtëzakonshëm i një objekti masiv të ultra-ngjeshur⁽²⁾ që shkakton ndriçim marramendës në një hapësirë gjigante të Galaktikës që shoqërohet me nukleosintezë. Sintetizimi i bërthamave të atomeve, sikurse ndriçimi, duhet të jetë pasojë e çintegrimit të vazhdueshëm të nano-sferëzave të ultra ngjeshura në masën e shpërndarë të objektit që ka plasur.

Depërtimi i nano-sferëzave të ultra ngjeshura në renë kozmike puqet me idenë e shprehur nga studiues në astrofizikë⁽⁵⁵⁾, ku theksohet se ngjarja “supernova” mund të ngacmojë renë e qetë që të xhirojë e të bëhet disk planetar. Kështu, thelbi i bërthamës i përcaktuar nga unë, argumenton se mbetjet e supernovës janë ultra-thërrmija apo nano sferëza të ultra ngjeshura të futura brenda në renë kozmike si dhe bëhen faktor i brendshëm që shkakton rrotullimin e resë dhe, gjatë rrotullimit, nano-sferëzat përngjiten dhe bëhen thelpinj bërthamash planetësh potencial dhe i bërthamës gjigante të Diellit potencial, qendrës së rrotullimit të Sistemit Diellor. Pra, formimi në këtë mënyrë i bërthamës së Tokës me thelbin e vet brenda, plotëson idenë astrofizike në fjalë.

Pamundësia e gjenerimit të nxehtësisë prej izotopesh në brenditë e Tokës është shfaqur edhe në ndonjë variant të interpretimit të origjinës së Tokës⁽²⁷⁾, por çdo variant i tillë jashtë realitetit të strukturës energjetike të Tokës, është sigurisht i pamundshëm.

Thelbi I ultra ngjeshur i bërthamës, me origjinë prej një eksplozioni të madh brenda-galaktikës, ballafaqohet me Plasjen e Madhe (Big Bang) të origjinës së Universit⁽²⁰⁾.

Këtu, duhet theksuar që baza e hipotezës “Plasja e Madhe” (Big Bang) dhe vazhdimit si “Zgjerim Universi” është interpretim i gabuar i “zhvendosjes së kuqe” që është fakt real i spektrit të dritës prej galaktikave të largëta; fenomeni u hamendësua sikur “zhvendosja e kuqe” shkaktohet prej largimit të galaktikave të largëta me shpejtësi fantastike. Më vonë fizikanë dhe kozmologë⁽⁵⁹⁾ arritën në përfundimin që “zhvendosja e kuqe” është pasojë fenomenesh që ndodhin brenda flukseve të dritës gjatë përshkimit të saj mjedise të ndryshme në distancën a pazakontë prej miliarda vjet dritë⁽⁵⁹⁾

Sipas supozimit i ashtuquajturi “Big Beng”, që paska plasur si një sferë në zbrazëti dhe si sferë zgjerohet në zbrazëti; është thellësisht në kundërshtim me universalitetin e unitetit të materies⁽⁸⁾,⁽¹⁵⁾ përmes ndërveprimit dhe transformimit⁽⁴⁶⁾,⁽⁴⁹b⁾, dhe vlerësohet si një mit i thjeshtë i krijimit ⁽¹⁾, ⁽³⁸⁾,⁽²²⁾.


Rëndësia e Gjeoteorisë

Gjeoteoria e Rritjes së Tokës prej transformimit të thelbit të bërthamës ka shumë rëndësi në teorinë e botëkuptimit dhe praktikën kërkimore:

Në Teori, ka rëndësi të veçantë sepse, nëpërmjet një ri-analizimi dhe ri-integrimi të materialit të njohur me logjikë shkencore konsekuente, është argumentuar një vështrim i ri mbi nocionet universale për: transformimin e materies; faktorin galaktikë të origjinës së Tokës; burimin e energjisë së brendshme të Tokës prej qarkullimit dhe transformimit të materies në Galaktikë; vjetërsimin e standardizimit madhësisë fikse të Tokës; rëndësinë e plasjes së madhe brenda-galaktikës të fenomenit supernova; falsitetin e Plasjes së Madhe (Big Bang-ut); etj.

Në Praktikën Kërkimore, ka shumë rëndësi në krijimin e premisave të reja në dy drejtime: 1) drejthidrokarbureve që formohen direkt nëpërmjet sintezës parësore, sikurse formohen të gjitha lidhjet molekulare të oksigjenit në silikate dhe posaçërisht në lidhjet e veçanta të oksigjenit me siliciumin (SiO2), karbonin (CO2) dhe hidrogjenin (H2O); kështu, në rastet që ka mangësi oksigjeni, atomet e hidrogjenit dhe të karbonit sintetizohen bashkë në molekula të hidrokarbureve (CnH2n+2), duke formuar rezerva të pashtershme nafte dhe gazi prej furnizimit nga sintetizimi i molekulave përkatëse në bërthamë; 2) drejt kërkimeve në brezat ofiolitikë që, këtu, argumentohet se janë formuar në vendin e vet (in situ), dhe nuk janë fragmente të shkëputura mbulesash, siç shpjegohet nga Tektonika e Pllakave në sistemin e rrudhosur Alpe – Himalaje. Kështu, perspektiva e kërkimeve të vendburimeve xeherore drejt thellësisë, në brezat ofioltikë në krahinat e rrudhosura, rritet.


KONKLUZIONE

Brenda përmasave të kësaj paraqitjeje të shkurtër, është bërë e mundur të argumentohet rritja e Tokës nëpërmjet vërtetimit të pranisë, funksionit dhe origjinës të thelbit kozmik të transformueshëm të bërthamës, po ashtu edhe nëpërmjet argumenteve real që vërtetojnë cenet e teorisë kozmologjike të Tokës të stabilizuar me madhësi fikse. Rrjedhimisht, bazuar në argumente të tillë, janë nxjerrë këto konkluzione:

1. Është bërë e domosdoshme që teoricienët e astronomisë, astrofizikës, kozmologjisë dhe filozofisë duhet t’a studiojnë Tokën si objekt të Galaktikës.

2. Bërthama e jashtme e Tokës, e ditur që është në gjendje të lëngët, është masë e shkrirë që përfaqëson rezervuarin e magmës në ekuilibër dinamik; masa e shkrirë e larguar, që shkakton rritjen e Tokës, zëvendësohet prej transformimit të thelbit të bërthamës.

3. Bërthama e Tokës duhet parë si yll i tipit Diell në miniaturë brenda mbështjelljes shkëmbore silikate, ndërsa Dielli mund të vështrohet si një bërthamë gjigante brenda mbulesës prej gazesh të tej nxehur.



REFERiMET

⁽¹⁾1. Alfven, Hannes (1984). “Cosmology: Myth or Science?” For the Golden Jubilee of the Indian Academy of Sciences, representing a culture which has investigated cosmology for four millennia, edited in Jour. Astrophysics and Astronomy, No. 5, 79-98.

⁽²⁾2. Barcelo, C., Liberati, S., Sonego, S., Visser, M. (2009). “Black Stars, Not Holes.” Scientific American 301 February 46-52

⁽³⁾3.Berhe, S. M. (1999.) “Ophiolites in Northeast and East Africa: implications for Proterozoic crustal growth.” (London: Journal of the London Geological Society; V. 147; No. 1, 51-57.

⁽⁴⁾4a. Blinov, V. F. (1973). “On the hypothesis of Earth’s expansion.” (In Russian). FizikaZemli 1, 27-35.

⁵a⁾5. Carey, S. W. (1976). “The Expanding Earth”. Amsterdam (Elsevier Scientific Pub. Co., 1976). 488

⁵b5. Carey, S. W. (1988). Theories of the earth and universe: a history of dogma in the earth sciences. (Stanford CA: Stanford University Press, 1988). 436.

⁽⁶⁾6. Cataldi, G., & D., Straser, V. (2016) “Solar activity correlated to the M7.0 Japan earthquake occurred”. At New Concepts in Global Tectonics Journal, V. 4, No. 2, p. 79-85

⁽⁷a7. Choi, Dong R. (2010). “The January 2010 Haiti Seismic Disaster Viewed from the Perspective of the Energy Transmigration Concept and Block Tectonics.” NCGT Newletter, 54,.36-54.

⁽⁷b⁾7. Choi, Dong R. and L. Maslov.(2010) “Global seismic synchronicity. “NCGT Newletter, 55, 66-74.

⁽⁸⁾8. Close, Frank. (2004) “Particle Physics, a very short introduction” (Oxford: Oxford University Press. 160. ISBN 0-19 280434-0.

⁹⁾9. Condie, Kent C. (1997) “Plate tectonics and crustal evolution.” Fourth Edition, (Oxford: Butterworth-Heinneman, An Imprint of Elsevier Science Linacre House, Jordan Hill, Oxford OX2 BDP 200 and Wheeler Road, Burlington, MA, USA. 282

⁽¹⁰⁾10. Cwojdzinski, G. (2012) “Geological Evolution of the Sudety Mts. (Central Europe) on the Expanding Globe.” In: “The Earth Expansion Evidence, A challenge for geology, geophysics and astronomy. Selected Contribution to the Workshop, held in Erice, Sicily, Italy (4-9 October 2011). 263-273. Post-conference publication edited by GiacarloScalera (editor in chief), EnzoBoschi, and Stefan Cwojdziński. Rome, 492

⁽¹¹⁾11. de Hilster, D. (2008) “The Growing Earth.” p. 24. At:

⁽¹²⁾12. Dimitriev, L. V., Vinogradov, A. P., and Udentsev, G.B. (1971) “Petrology of ultrabasic rocks from rift zones of The Mid-Indian Ocean Ridge.” Philosophical Transactions of the Royal Society of London.Series A Mathematical and Physical Sciences, V. 268, No. 1192. A discussion on Petrology of igneous and Metamorfic rocks from the Oceanic Flore. (London: The Royal Society,). 403-408.

¹³a⁾13. Dilek, Y. and Robinson, P. T. (2003). “Ofiolites in Earth History: Geological Society of London Special Publication 218 edited by Dilek, Y.& Robinson, P. T. 723 p.

¹³b⁾13.Dilek, Y., Shallo, M. and H. Furnes. (2005) “Rift-drift, seafloor spreading and subduction tectonics of Albanian ophiolites.”International Geology Review V. 47. (New York: Taylor & Francis Group. 147-176.

¹⁴⁾14. Elbeze, A. C. (2013). “On the existence of another source of heat production for the earth and planets, and its connection with gravitomagnetism”.

Published online: http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC3825064/ p.18

¹⁵⁾15. Erickson, F.P. (2008). Absolute space, absolute time and absolute motion. 2678. Publisher: Xlibris, ISBN: 978-1599261171

⁽¹⁶⁾16. Farley, K. A., Neroda, E. (1998). “Noble Gases in the Earth’s Mantle”.Annual Review of Earth and Planetary Sciences.Vol. 26: 189-218 [From:

⁽¹⁷⁾17. Hilgenberg, O. C. (1933/2003) “The Formation and development of Earth: contraction or expansion.” In: Why Expanding Earth? (Eds) Scalera, G., Jacob, K. Proceedings of the Lautenthal Colloquium held on May 26, 2001 in honor of Ott Christoph Hilgenberg. Rome (2003).

⁽¹⁸⁾18. Kokus, M. (2004). “Alternate theory of gravity and geology in seismic prediction.” In New Concepts in Global Tectonics; Urbino Workshop 29-31 Aug. Italy.

⁽¹⁹⁾19. Mareschal, J-C. (2012) Jean-Claude, et al. “Geoneutrinos and the energy budget of the Earth”. Journal of Geodynamics, Vol. 54, p. 43– 54.

⁽²⁰⁾20. Krouss L. (2014). “A Beacon from the Big Bang”. Scientific American 4, 311.59-67.

⁽²¹⁾21. Lay, Th., Hernlund, J., Buffett, A. B. (2008). “Core–mantle boundary heat flow”. In Nature Geoscience, No. 1, p. 25-32.

²²⁾22. Lerner, Eric. J. (1992): Big bang never happen 466 p.

⁽²³23. Maxlow, J. (2005) “Terra Non Firma Earth: Plate tectonics is a myth”. Electronic ed. ISBN 0 952 2603. 189.

²⁴⁾24. Moores, Eldridge M., Kellogg, Louise H., and YildirimDilek. (2000). “Tethyan Ophiolites, mantle convection and tectonic historical contingency: A resolution of the ophiolite conundrum.” GSA., Inc., Special Paper #349 in Ophiolites and Oceanic Crust: New Insight from the Field Studies and the Drilling Program, 349, 3-12.

²⁵⁾25. Myers, L.S. (2008) A growing and expanding Earth is no longer questionable.” (Washington, D.C.: American Geophysical Union, Spring Meeting,.26a. Myers⁽³²⁾

²⁶⁾26 . NASAsnaps photo of remote planet. Information by Rick C. Hodgin (November 13, 2008). At:

²⁷⁾27 . Noel, D. (2013). “Inside the Earth -- The Heartfire Model “.

http://www.aoi.com.au/bcw/Heartfire/index.htm

²⁸⁾28.Ollier, C. D. (2003). “The Origin of Mountains on Expanding Earth, and other hypotheses”, in vol. “Why Expanding Earth?” (ed.) Scalera G.: and Jacob K-H. Rome (2003).

²⁹⁾29. Orlenok, V. (2010). “Global volcanism and oceanization of the Earth and planets. Kaliningrad: I.Kant State University of Russia Press, 167.

³⁰⁾30. Owen, Hugh. “The Earth Is Expanding and We Don't Know Why.” in New Scientist, No. 22, Nov. 22, 1984. 27-

⁽³¹⁾31. Romanowicz, B. and Y. Gung. “Superplumes from the Core-Mantle Boundary to the Lithosphere: Implications for Heat Flux.” Science 96.5567. (Stanford, CA: Highwire Press, 2002).513-516. DOI: 10.1126/science.1069404.

³²⁾32 Scalera, Giancarlo (2003). ‘The Expanding Earth: sound idea for the new millennium.” In Giancarlo Scalera, and Karl-Heinz Jacob (eds): Why Expanding Earth? :. Proce edings of the Lautenthal Colloquium, held on May 26, 2001 Honour off OttChistoph Hilgenberg. INGV, Rome.

⁽³³⁾33. Scalera, Giancarlo (editor in chief): Hilgenberg, O. C. (2003/1933/ 1939) “Formation and development of the: contraction or expansion.” In Giancarlo Scalera, and Karl-Heinz Jacob (eds): Why Expanding Earth? Proceedings of the Lautenthal Colloquium, held on May 26, 2001 Honour off OttChistoph Hilgenberg. INGV, Rome 2003

³⁴⁾34. Scalera Giancarlo (2011). “The Earth Expansion Evidence, A challenge for geology, geophysics and astronomy”. Contribution to the Interdisciplinary Workshop, held in Erice, Sicily, Italy (4-9 October 2011). Post-conference publication edited by Giancarlo Scalera (editor in chief), EnzoBoschi, and Stefan Cwojdziński. Rome (2012), 492.

⁽³⁵⁾35. Scalera, Giancarlo. (2011). “South American volcanoes and great earthquakes.” Article Cwojdziński. Rome, (2012), 492

³⁶⁾36. Scalera, G. (2009). “Roberto Montovani (1889/1899). In: Biography of a forerunner of the expansion of theocean floor and the Earth.” Montovani and his ideas on the expanding Earth, as revealed by his correspondence and manuscripts. Annales of Geophysics, 52(6), 615-648.

³⁷⁾37. Schirber, M. (2005). “Core of a Supernova Goes Missing”.

⁽³⁸⁾38. Sciama, w. D. (2012/1959) “The unity of the Universe”. Courier Corporation ISBN 0486135896 p. 256

³⁹⁾39. Shannon, M. C. & Agee, C. B. (1998). Percolation of core melts at lower mantle conditions. Science 280, 1059 – 1061.

⁴⁰⁾40. Shehu, V. (1971). “The age and origin of the porphyry granite of Fierza.”(In Albanian).Bul.Of Sc. Tirana Unv.No 1 p 127 - 141.

¹a41. Shehu, V. (1988).“Developing Earth” (In Albanian). Tirana, Albania. (Sht. Bot. 8 Nëntori).

⁴¹b⁾41. Shehu, V. (2004). “The Earth, a sample of universe in our hands, according to the Earth expansion through growing and developing processes,” New Concepts in Global Tectonics. (Urbino (Italy: Workshop, Aug. 29- 31.

⁴²⁾42. Shehu, V. (2005). “The Growing and Developing Earth.”(No. Charleston, S.C.: BookSuege, LLC (2005), ISBN 1-4196-1963-3, USA, 218.

⁴³⁾43. Shehu, V. (2009).“The Growing and Developing Earth.”(In Albanian).Tiranë, Albania: Sht. Bot. Dudaj. 361.

⁴⁴⁾44. Shehu, V. (2012/2011). “Earth Expansion through Activity of the Earth Core-Kernel as an active cosmic Object.”In: The Earth Expansion Evidence, A challenge for geology, geophysics and astronomy. “Selected Contributions to the Interdisciplinary Workshop,” (held in Erice, Sicily, Italy 4-9 October. 2011). 243-262. Post-conference publication edited by GiacarloScalera (editor in chief), EnzoBoschi, and Stefan Cwojdziński. 263-273. Rome.

⁴⁵⁾45. Shehu, V. (2016). “The Earth’s Core, an Energetic Cosmic Object”.

Printed by Create Space, An Amazom.com Company. USA 2016. 80p. https://www.amazon.ca/Earths-Core-Energetic-Cosmic-Object/dp/1512290874

⁽⁴⁶⁾46. Shen, W. B, et al. (2008). “The expanding Earth: evidences from temporary gravity fields and space geodesic GEPH. Research Abstracts V. 10 EGU2008-A-0473.

⁽⁴⁷⁾47. Smith, A.G. (2006). “Tethyan Ophiolite emplacement, Africa to Europe motion, and Atlantic spreading.”In “The Tectonic Development of the Eastern Mediterranean Region” A.H.F. Robertson and D. Mountrakis, (Eds.). (London Geographical Society, Special Publication 260, 1-9.

⁴⁸⁾48. Storetvedt, K. M. (2010). “Falling plate tectonics–rising new paradigm: salient historical facts and current tuation.” NCGT Newletter, 55, 4-34.

⁽⁴49. Vogel, K. “Contribution to the Question of Earth Expansion Based on Global Models.” (2012). In: The Earth Expansion Evidence, A challenge for geology, geophysics and astronomy. “Selected Contributions to the Interdisciplinary Workshop,” (held in Erice, Sicily, Italy 4-9 October. 2011). Post-conference publication edited by GiacarloScalera (editor in chief), EnzoBoschi, and Stefan Cwojdziński. 161-172. Rome.

⁽⁵50. Wegener, Alfred (1912). “The Origins of continents and oceans.”(Dover Earth Science: 1915). Originally presented at A Yearly Meeting of the German Geological Society (6 January, 1912).

⁽⁵¹⁾51. Welsh, W.E. and L.R. Doyle. “World with two stars,” Scientific American 309 (5): 4. (Nov. 2013). 40-47. DOI: 10. l038/scientific American 1113-40.

⁵²⁾52. Wood J. A. “Meteorites and the origin of planets.” (New York: The McGraw Hill Companies, 1968) 117.

³53. Yano, T., Vasiliev, B.I., Choi, D.R.et al. “Continental rocks in Indian Ocean.” NCGT Newsletter 58, (Australia NGCT.org, 2011). 09-28

⁵⁴⁾54. Yuecheng C., et al. (1998). “A new interpretation of the Himalayan orogenic belt.” Chinese Science Bulletin, 43.1, 83-84. DOI: 10.1007/BF02885523

⁵⁵⁾55. Young, T. Erick. “Cloudy with a chance of stars. “Scientific American V. 302. (2010). 34-41.DOI:10.1038/scientific American 0210-34.

⁵⁶⁾56. Zolensky, M. E. et al. “Mineralogy and petrology of Comet 81 P/Wild 2 Nucleus Samples.” In Science, V. 314, No. 5806. (Stanford, CA: Highwire Press, 2006).1735-1739.

⁵⁷⁾57. Sudiro, P. (2014). “The Earth Expansion Theory and its transition from scientific hypothesis to pseudoscientific belief”. History of Geo-and Space Sciences, No 135-148. Web: https://www.hist-geo-space-sci.net/5/135/2014/hgss-5-135-2014.pdf

⁵⁸⁾58. Leyton, M & Monroe, J. (2017. The Source for Up to Half of Earth’s Internal Heat Is Unknown. Web:

https://www.realclearscience.com/articles/2017/08/05/the_source_for_up_to_half_of_earths_internal_heat_is_unknown.html#!

⁵⁹⁾59. Rattclife, H. (2017). “A review of Anomalous Redshif Data”. In: The Galileo of Polmar. Essay in memory of Alton Arp edited by Christofer C. Fulton and Martin Cocus.

⁶⁰⁾60 . Plate Tectonics and Geologic Reality - Assessments and Reassessments. American Association of Petroleum Geologistsë. Volume 23, 1974.

⁶¹⁾61 Renne, P. & Basu, A. R. (1991). “Rapid Eruption of the Siberian Traps flood Basalts at the Permo-Triassic Boundary.” Dol: 10. 1126/science.253.5016.176; Corpus ID: 6374682.

⁶²⁾62 Edwards, R. M. (2019). “Deep mantle plumes and an increasing Earth radius” - ScienceDirect. Geodesy and Geodynamics. Vol. 10, Issue 3, Pg. 173-178

⁶³⁾63. Shehu, V. (2020). “The Geotheory of Growing Earth, My Viewpoint of Cosmic Core Kernel Transformation”, in vol. “Hidden History of Earth Expansion Told by researcher creating Modern Theory of Earth” edited by Stephen W. Hurrell.“, pg. 385-396. The Hidden History of Earth Expansion (oneoffpublishing.com)


Appendix:




The Publications of Vedat the Shehu’s Theory as book



1. TOKA NE ZHVILLIM 2. THE GROWING AND 3. TOKA NE RRITJE DHE 4. THE EARTH’S CORE AN

(THE DEVELOPING EARTH) DEVELOPING EARTH ZHVILLIM ( THE GROWING ENERGETIC COSMIC OBJECT

AND DEVELOPING EARTH)

1988 2005 2009 2016

(In Albania) (In USA) (In Albania) (In USA)

Explaination:

“The Earth’s Essence is its molten outer core, while

the core essence is its transformable core kernel”

Author




78 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page