top of page

FUQIA DHE KODI MORAL NË POEZI


Edmond Shallvari

FUQIA DHE KODI MORAL NË POEZI

Funksionet e forta estetike të poezisë “Puthja e Judës


Dr Fatmir Terziu


Argumentimi

Morali me të cilin kuptohen shumë ‘gjëra’ nuk është vetëm nocion filozofik. Ai është një prurës logjik i ardhur nga semantika për të forcuar lidhjen mes ‘fuqisë’ dhe ‘kodit’, që fuqizon tërë strukturën amorfe të jetës dhe lidhjes së saj me fjalën në lidhjen me ‘gjërat’.

Poeziasi një magnitudë e ardhur nga fjala, vrullon[1]në këtë mes si një ciklon, që diktohet nga vetë fuqia e fjalës së zgjedhur. Fuqia e fjalës në tërë diskursin e fuqisëdhe vetë formacioneve të diskursit pozon[2]anën e diskutueshme të vetë fjalës, duke kanalizuar[3]aspektet historiografike, biblike apo edhe të lidhjeve mes besimeve në një udhëtesë që mundëson ndriçimin e situatave, qofshin kulturore, sociale, psikologjike apo edhe politike.

Kështu duhet parë ndjenja morale që uzurpon funksionet e forta estetike të poezisë “Puthja e Judës” që poeti, kritiku dhe publicisti, Edmond Shallvari ka krijuar rishtas.

Atituda

Atituda[4]e kësaj poezie nuk është një lidhje fragmentare, as edhe një dispozitë historiografike në lëminë e shkrimeve apo krijimeve me temë biblike apo Hyjnore, por një metaforë komplekse ku fuqia dhe kodi moral janë udhëtarë të heshtur me njeriun, me poetin që e dikton dhe me ndërtimin apo sekularizmin e njeriut në procesin e ecjes. Është kjo atitudë që në fillesën e viteve 1938-të përshkruhej në mënyrë të zjarmtë nga studiuesi britanik, Bertrand Russell, kur ai foli dhe solli për herë të parë në skenën filozofike ‘Fuqinë’ (Russell, 1938). Në një mënyrë të ngjashme në lëminë e kritikës shqiptare më pas është fjala e Arshi Pipës, që çimentoi nocionin e tij se çdo art presupozon një arritje shpirtërore të arritur, ‘nji kulturë të shëndoshë’ (Pipa, 1941: 59-61).

Një kulturë të tillë të cilën Pipae pikaste tek Faik Konica, ku cilësimi i tij ishte superior; “ma të madhit stilist”, apo tek Fan Noli, të cilin e quante ‘Bariu i popullit’(1944: 41-46). Në këtë analizë janë dy pikatek të cilat dua të ndalem për të ndricuar këtë krijimtari poetike të poetit Shallvari.

Së pariështë ana metaforike e fuqisë dhe së dytiështë koncepti me të cilin lidhet fjala poetike e Shallvarit me fuqinë si nocion filozofik. Duke parë këto anë unë do të diskutoj nëprmjet vargut dhe fjalës poetike të këtij autori artikulimin që vetë poezia e tij prezanton.

Komenti

Në poezinë “Puthja e Judës” autori nëpërmjet stilit të tij dhe metrikës sjell fjalën e ilustruar nga rima, jo thjesht si një ngarkesë të tendosur të ligjësisë poetike, por si një demarkacion fjale për të shumëzuar kuptimin dhe mesazhin e saj filozofik. Vargjet “Një herë, o Krisht, të puthi Juda/Thonë, Ti e dije ç’të priste pas saj/Qysh atëhere, besoj që puthja/Në besnike dhe tradhtare u nda!” kanë lidhjen e natyrshme biblike dhe nëpërmjet kësaj lidhjeje funksionojnë si një matematikë e qartë, në virtualitetin jetik për të transmetuar se ‘mirësia’ dhe ‘ligësia’ pikërisht janë produkte të ‘puthjeve’ njerëzore, të puthjeve që në vetë natyrën e tyre kanë të mirën dhe të keqen mes veprimit.

Ky veprim që buron nga fuqia, nga kjo fuqi që nuk është tradicionale, por që dëshmon nëpërmjet ‘nudititetit’ të saj elementë të ngjashëm fuqie, dikton se njeriut tashmë ka ristrukturuar proporcionet e tij. Ka krijuar fate të ndara. Ndarje të tilla që diktohen nga kjo fuqi prodhojnë natyrshëm kode të debatueshme morali, kode që na vijojnë të ndikohemi e principializohemi.

Më tej autori me vargjet “Qysh atëhere të gjithë jemi pak Judë/Pak Krisht a jemi, s’e them me siguri/Puthjen mijra herë, gati mbajm’ mbi buzë/Më shumë se mijra herë, të puthim, o Krisht!” sjell pikërisht këtë kod morali të diskutueshëm njerëzor, për të fokusuar terminologjikisht me anë të fjalës veprimin që kushtëzohet nga fuqia, por që ndikohet prej saj.

Është ky njeri që puthjen në mënyrën e tij e detyron, madje edhe ndaj Krishtit, të cilin autori e kupton më saktë me veprimin më shumë se mijëra herë të puthim o Krisht. Në këtë mes aritmetika sipërore, që në semantikë lincon kuptim të qartë, ka anën tjetër filozofike të mesazhit, ka majën e lartë të shprehisë me anën e fjalës së përzgjedhur. Në këtë pikë autori duket shumë i kujdesshëm, por edhe shumë inteligjent, pasi vë në lëvizje tërë strukturën e tij të fjalës së zgjedhur me ritmin dhe fuqinë e rimës.

Gjuha

Gjuha me të cilën autori komunikon në këtë poezi luan një rol të dyfishtë. Është një element i rëndësishëm komunikimi, si një objekt i rëndësishëm i studimit të stilistikës gjuhësore, por edhe një mënyrë e qartë organizimi tipik e tejet individual, që përforcon koherencën në lidhjen me stilistikën letrare. Përmes stilit të tij ky autor ka shtuar aspektin retorik të ndikojë me forcë mbi produktin e mesazhit. Në vargjet “Nëse atëhere e dije se ç’të priste/Sot, vetëm më thuaj, e di se çfar’ na pret?/Ti në fund të fundit, një Krisht i vetëm ishe/Dhe Juda ishte një, në fatin e vet!/Më beson që mua po më lodhin puthjet/Më beson që ndihem Judë më shumë se Krisht?/Se sa herë nga shpirti im dalin lutjet/E pësoj më keq se Ty në kryqëzim?” retorika e tillë është pikërisht kodi moral dhe vetë fuqia që interpretohen në mënyrë të artikuluar. Ky përcaktim ka të bëjë me origjinalitetin e autorit në zgjedhjen edhe të formave e mjeteve gjuhësore që përdor për trajtimin e kësaj poezie.

Konkluzion

Duke përfunduar, e gjithë kjo poezi e parë tek Fuqia dhe kodi moral, me një këndvështrim më të thellë mund të shihet si një profil tipik të prurë nga ky autor në fushën e poezisë. Ajo duket si një vlerë e qëndrueshme në krijimtarinë e tij. Përpos këtyre fakteve që lidhen edhe me ‘poezinë e shëndoshë’ origjinaliteti i kësaj poezie dikton art. Një art që duhet lexuar e lëvruar me kujdes.


[1]i jep shpejtësi kuptimit

[2]ndihmon kumtin e kuptimit

[3]vendosur në mirëkuptim

[4]një mënyrë e zgjidhur e të menduarit ose ndjenja për diçka.


29 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page