top of page

FSHIVA LOTIN ME VESË



E FSHIVA LOTIN ME VESË. Një çast, Po mundohem , Ta fsheh,shqetësimin, Por buza që dridhet, më tradhëton, Pika e lotit ,vrapon poshtë syrit, Dhëmbjen e shpirtit e ngushëllon. E fshiva lotin me vesën e mëngjezeve, E përzura trishtimin me flladin e lehtë, Zemrën e mbusha me aromën e luleve, Shpirtin ngroha në rrezet e diellit të artë. Si stinët e vitit është jeta, Herë qeshim ,herë qajmë herë gëzojmë, Bëjmë gabime ,kërkojmë dhe falje, Falim, dhe jetën vazhdojmë . Se pas shiut shumë herë,vjen dhe breshër, Vjen thëllimi me dëborë , shtrëngata dhe stuhi, Por ,pasi zbrazim zëmërimin dhe mllefin, Shkëlqen dielli, zemrat na ngroh përsëri.


26 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page