top of page

Fryma e poetit


Gëzim Llojdia

Disa mendime rreth vëllimit poetik ”Guri i pjekur shtatë herë”të autorit kosovar Adem Zaplluzha


Fryma e poetit

Gëzim Llojdia

1.

Adem Zaplluzha është një poet i veçantë. Marrëdhëniet e tij me poezinë do t’i përshkruaj si kalorësi me kalin fluturues. Poet nuk bëhesh, lind poet.

”Guri i pjekur shtatë herë”i autorit kosovar shqyrton se: Muza në vetvete pluskon në shpirtin e një poeti është si valë deti. Ngritjet dhe uljet e saj janë dallgë të atij deti,që godisnin brigjet dëshmitare. Pasqyrimi i saj na lejon të qartësojmë, thellësinë brenda këtyre kontureve, d.m.th brenda vargut, lëviz fjala e ëmbël. Në të vërtetë gjithë ky zgjatim fjalësh për muzën ka një kuptim. Vërtetë ajo ka një prejardhje të largët, që do të na bëjnë të kujtojmë shekujt, që janë thinjur nga kujtesa jonë, por arsyetimi është se autori i këtij botimi duke  qenë tepër i vëmendshëm ka gjetur si titull për këtë libër.Shopenhauri u ka dhënë krijuesve 2/3 intelekt dhe shumë pak vullnet 1/3. Vetëm duke lexuar librin në botim :”Guri i pjekur shtatë herë”të autorit kosovar Adem Zaplluzha kupton thënien e Shopenhaurit përse u ka dhënë krijuesve 2/3 intelekt dhe shumë pak vullnet 1/3. Psikologjia e krijimit tregon edhe natyrën e shpirtit njerëzor .

2.

Poezia e Adem Zaplluzhës është e drejtëpërdrejtë. Brenda një vëllimi të tillë shqyrton të gjitha teknikat me të cilat punon poeti. A ka libri frymë poeti?Frymës që është shpjegimi për atë që ne e quajmë ,fuqinë më të madhe të universit Fryma e parë e bukurisë hyjnore është poezia, ciklohet varg pas vargu.

Poezia e A .Zaplluzha futet në këtë hulli.Dhe gjuha që flet është gjuha e shpirtërore poetike .Studimi gjuhësor edhe në rastin e këtij botimi na ndihmon në zbërthimin e kodeve poetike. Gjuha që përdor poeti. Gjuha e simboleve apo shprehje .Nëse poezia është përkufizuar si një shtjellim mendimesh,idesh,njohurish të brendshme. Atëherë ,poetët janë zëri i shpirtit. Poezia e A .Zaplluzha është në këqyrjen e parë një ujëvarë e qetuar, por herë- herë përkthehet në “shpërthim” letrar, ku e bukura gërshetohet me të shëmtuarën, e ftohta me të ngrohtën, dielli me shiun dhe e qara me të qeshurën. Poetët janë jo vetëm krijues por edhe mendimtarë,filozofë e politikanë. Kurse poezia është si ajri, frymëmarrje për shpirtin. Një marrëdhënie të tille me poezinë ka poeti A .Zaplluzha.

3.

Nëse poezinë e vendosim në një spektër ngjyrash, çfarë rezulton? Ngjyrimi i saj prek të gjithë ngjyrat e kohës dhe hapësirës. Ngjyra është një efekt vizual. Ngjyra dhe shfaqja e të gjitha është krijuar në atë mënyrë që të joshë shpirtin njerëzor.

Ngjyra është një ndjenjë e cila jetës tonë i shton ngazëllim dhe emocion. Poezia sjell edhe ngjyrat që nuk i klasifikon dot edhe kolometria. Një spektër ngjyrash endet në poezinë e. A .Zaplluzha .Dominim gri. Po ta këqyrësh këtë spektër te poezia e A .Zaplluzha do të thotë se dizajni i saj ngjyros vetëm ato fragmente, që percepton mendimi. Hije dhe pa ngjyrë të tjerat mbeten. Në terr apo në errësira të largëta humbasin. Kolometria e A .Zaplluzhës ka të përzgjedhur ngjyrën poetike. Endet aty afër ose më larg por gjithmonë atje .Tek ajo ngjyrë me reflekse, me përzierje ose përreth territorit të saj. Kështu në shumë poezi të A .Zaplluzhës gjen shpesh të njëjtat ngjyrim, që poeti e quan ngjyrën e tij të preferuar.

4.

Analiza letrare:Poezia e” A .Zaplluzha krijon imazhin jetik në poezi. Këto poezi janë proces shpirtëror që vijnë me një kosto jo të vogël. Nëse do ta vinim në një proces kimik poezinë e këtij poeti atëherë çfarë do te ishte produkti i saj ? Proceset kimike të cilat në qelizë vazhdimisht ndodhin është lëmi e biokimisë dinamike. Poezia si gjallëri shpirtërore është pjesë e proceseve transformuese njerëzore. Materia mbi të cilën është ndërtuar qeliza shpirtërore gjenden në shndërrim të vazhdueshëm. Jeta karakterizohet me fleksibilitet kimik .Është konsideruar formë statike, e ndërlidhur me proceset kimike dhe lëvizjen e njeriut. Dinamika shpirtërore ku noton poezia. Pra materia e krijuar prej saj,një formë e çuditshme e mjegullt si produkt rrethanash një pikturë e rregullt apo e çrregullt, që arrin të mbaj gjallë dhe të komunikoj.“Observatori i tij” është i përqendruar në proceset, që lëvizin botën, njeriun, ndenjat ëndrrat dhe shpesh dashuritë njerëzore të pluskuara në të. Ngjajnë si krijime të thjeshta, por janë krijime poetike me domethënie. Në vargjet e A .Zaplluzhës ka mendim. Poezitë janë plot tharmë. Në thelb poezia e A .Zaplluzhës është produkt i përditshmërisë tonë i jetës njerëzore dhe ndarjes, ikjes dhe moskthimit më .Poezia e A .Zaplluzhës është një ndenje e çuditshme e qetë, që befasisht të humbet prej syve. Prurjet e këtij poeti ke dëshirë ti rilexosh . Poeti A .Zaplluzha pikturon një realitet, që ekziston,aspak imagjinarë. Këtu qëndron edhe bukuria dhe këndvështrimi i poetit A .Zaplluzhës.

Krijuesit janë artistë të vërtetë, që ngrenë jetën në art dhe i japin asaj vlera të vërteta

Motivi i jetës,dashurisë dhe vdekjes i gjen në krijimet e librit. Por edhe motivet shqiptare më tepër ndenjat kombëtare shfaqen në shumë poezi, me të njëjtin kolor patriotik.


29 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page