top of page

Fritz RADOVANI: M’u  kujtua  Filip Daija



 


 

Ata që kanë pasë fatin me e njoftë Filip Dainë, nuk e harrojnë kurrma!

Ka banue në rrugen Luigj Gurakuqi në Shkoder. Ishte rrobaqepës.

Ishte jo vetem Burrë i moshuem po, edhe i heshtun! Ne e njifshim afer e kryesisht per humorin e hollë dhe shumë të peshuem. Shihej  shumë rrallë nder dyqane e gjithmonë i perqendruem nder mendime.

Pak para meje kishte ardhë tek një barakë këtu në rrugen Badra, pranë shtëpisë së Boriçve dhe Raskejve ku shiteshin barishte e, per fat aty nga 1987 – 1988, kishin fillue me u furnizue me barishte e fruta të freskëta.


FILIP DAIJA (1905 – 1990)

Atëditë pritej se vjen spinak. Edhe shitësja kishte ardhë qyshë heret.

Pranë Filipit ishte një djalë i rij rreth 14 a 15 vjeç, që edhe ai po pritte...

Sesi i nepet atij djalit dhe në njësoj kohe i drejtohet Filipit: - “Zotni Filip, a ka me të vertetë spinaku që po presim me ble ne hekur?!”

Filipi e shikon dhe pa u mendue aspak i pergjegjet: - “Ka nji mut, se ba me  pasë hekur, as unë dhe as ti nuk e shohim me sy spinakun, se e kishte mbledhë Elbasani per kombinatin e çelikut... E, nuk na kishte ra në skjep as mue e as ty gjethi i spinaku!!”

U mbyll me të qeshun ajo ditë e bukur pranvere! Një ngjarje e vertetë!

Ky ishte Filip Daija i Shkodres sonë, gjithmonë me humor!!

            Melbourne, 4 Qershor 2024.

4 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page