top of page

Frika


Frika

Fatmir Terziu


Ndodhemi si kurë ndonjëherë në farsën e një produkti asfiksues, jo-motivues. E përpara maskës në fytyrën tonë, gjithnjë në një sinkron me celularin, lajmin, mesazhin dhe ekranin, jo pak herë kemi ridëgjuar nga të afërm, miq e shokë, fjalët e mëposhtme më shumë se një herë: jini të patrembur. Mos lejoni që frika t'ju sundojë! Frika është armiku! Ironia e predikimit të patrembësisë mbetet stoike, pasi përgjigjja është se arritja e kësaj gjendje klishe nuk është ajo që nxit veprimin. Frika vetë e bën këtë. Mund të argumentohet se pa frikë, ne në të vërtetë nuk do të bënim asgjë.

Një filozof grek i shekullit të 1-rë dhe fillimit të shekullit të 2-të të e.s., dhe një eksponent i etikës stoike të shquar për qëndrueshmërinë dhe fuqinë e mendimit të tij etik dhe për metodat efektive të mësimdhënies, Epiktetusi, na e ka thënë mjaft herët këtë. „Në përgjithësi mos harroni se jemi ne që torturojmë veten, ne që krijojmë vështirësi për veten tonë, domethënë, mendimet tona e bëjnë frikën“, ka thënë ai. Frikë! Një emocion i fortë që jehonë brenda të gjithë nesh.

Duke u dridhur, duke qarë në padukshmëri, si përgjigje ndaj asaj që dëshirojmë të mos e hasim, një shqetësim i tillë e udhëheq shpirtin në një udhëtim errësire. Zvarritet ngadalë, e pastaj duke marrë shpejtësi me vrull në ato mendje të lodhura nga këto drithma, derisa ta helmoj plotësisht tërë ndjesinë. Dhe ndjesia, si një ndjesi e tejlodhur nga pyetje dhe përgjigje të shtrënguara në itinerarin trup dhe qiell, ndonjëherë pa ndonjë arsye ose shkas, duke ju larë në lëngun që mposht retinën bie si një drithërimë, ndoshta nga më të pashpjegueshmet. Kjo vazhdn të deprtojë deri në enigmë. Derisa të shuhet në djersë të ftohtë dhe të bëhet e zbehtë si drita e butë e hënës.

Me një fatkeqësi dhe dhimbje të tillë më në fund përthyhet „vetvetja“. Në fakt ky është emocioni që që sillet enigmatik, por i pretenduar se njeh më mirë se veten, duke të mbështjellë butësisht rreth vetes derisa t'ju bëj zot në përqafimin e vet.

Kështu e konsumon mendjen tënde brenda vetes. Mjerim! Shpagim i brendshëm, i atillë, i njëjtë, i pashtershëm, dhe për të gjithë me ankth. E megjithatë shpall vetëm dëshpërim. Dëshpërim duke verbuar agoninë. Verbim, derisa nuk mbetet asgjë. Asnjë dritë.

Epiktetus e zbërthen si shqetësim. Shqetësimi i tij është integriteti. Pos kësaj mbeten edhe vetë-menaxhimi dhe liria personale. Ai e quan 'vullnet' (prohairesis) dhe përdorimin e saktë të përshtypjeve (chrēsis tōn) phantasiōn).

Letë mbesim në një arsye më shumë. Le të flakim kohën me maskë. Le të presim të çlirohemi nga maska. Le të rikthehemi tek thelbi. Kështu do të kuptojmë se disa nga arritjet tona më të mëdha vijnë pas momenteve në të cilat ne u mbushëm plot me frikë. Fillimi i ndryshimit, prezantimi ndryshe, pyetja e ngutshme jetike, që ndryshoi gjithçka. Është vetë shfrytëzimi i kësaj frike që na çon në mahnitjen e vetvetes. Duke pasur këtë në mendje, mund të jetë e sigurt të konkludojmë se „patrembësia“ nuk është ajo që na duhet, pasi një tip i frikës së duhur është dhe ekziston, me maskë apo pa të, në një kohë thuajse shterpë, me Covid-19-të.

73 views3 comments

3 Comments


Daman Sinani

Nje realitet qe tere njerezimi ne mbare GLOBIN eshte "implikuar" me ose pa dashje por qe askush nuk ka mbetur jashte kesaj fjale te padeshiruar nga asnje,e qe ne shkrimin tuaj i dashur VELLA FATMIR TERZIU..i titulluar FRIKA...keni bere nje analize sa reale aq edhe PSIKOLLOGJIKE.....Ju pergezoje si MIK...SHOK...VELLA.....e kushdo qe e lexon merr fryme thelle e mbetet me SHPRESEN e zgjidhjes se afert te kesaj gjendje qe boten ka gjunjezuar......

Like

Ildije Xhemali

Faleminderit për shpresën dhe optimizmin z.Fatmir Terziu.

Like

Kostandin Vogli

I nderuar Pr. Dr Fatmir Terziu. E lexova dhe me pelqeu shume shkrimi "FRIKA" me pelqeu shume sepse une jam brenda atij shkrimi. Me pelqejne shkrimet tuaja te shumllojshme, tregimet, romanet erj. Perfitoj nga ju dhe kur shkruani per mua, entusiazmohem, sepse mendoj (diçka jam). Te falnderoj. Pershendetje. Kostandin Vogli

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page