Formula e munguar e Zbërthimit të Errësirës
Fatmir Terziu
E ke kthyer fjalën tek ajo që normëzon fundin e një leximi, si fillim i një rifilllimi tjetër. E aty, dehma e "lexonjësit", lexues i leximit, shkon tek ajo që ka endur rrjetën e mbartjes. Mbartja si vetë kahu i "drejtëlexonjësit" kapërcen kohën, vendin dhe hapësirën dhe gjendet tek nocioni dialektik i vdekjes së burrit. Këtë nocion e qas, e shtrëngon dhe e rilexon, pasi pena e Miho Gjinit „Mjeshtër i Madh“ dhe protagonisti Dino Martiko „Martir i Demokracisë“ udhëtojnë në kapërcyellin e perit të gjilpërës, pa syzet e trashura dhe kërkojnë të japin thelbin:
„Leximi në "dolli" për vdekjen,
sepse pa sigurinë e vdekjes,
vlera e jetës do të ishte inekzistente.“
Zbulon paqen. Jeta ka qenë më e ashpër se ikja. Ikja vuan dhe pikëllohet. Lufton për të zbuluar kuptimin më të thellë të paqes. Paqja mbetet e shqetësuar për "(për)gjumin" e vet, të shoqërisë, të Dhéut që (s)'e tret. Zoti jep besim, dhe të besosh është të shohësh, të jesh i dashur është të marrësh frymë. Për të dashurin e kësaj paqeje të (pa)paqtë gjithnjë (ri)marrim frymë. Sigurisht do të duhej „Vdekja e Burrit?!“
Dhe e rikthen fjalën si Fjalë. E radhë. E gjendur. E çbendur. E endur në telajon e vetë ograjës së mbjellë të meritores. Dhe flet, ashtu sikurse duhet të jetë një Jetë, një e tërë në këtë realitet, në atë ëndërr që ende vret…, sepse Autori dhe Protagonisti flasin me të pashkruarën: Ju meritoni një version më të mirë për mua. Ai thjesht ekziston, duke u zgjuar vazhdimisht në ëndrra të papara. Mbetet i pagëzuar nga demonët e tij, i ndëshkuar me paganët, megjithatë është i bekuar që egziston, që të jetë se duhet të mbetet, që të mbetet në gatishmëri. E kështu si në tërë këtë fjalë-galeri: duke pritur me durim në Kopshtin e Edenit, Ai vërtetë është në jetë, është i përjetë...plotëjetë, përjetshëm. Është Burri, tek „Vdekja e Burrit!“
E „Vdekja e Burrit“ shkon më tej. Flet me të pafolurën. Flet me Shpirtin e Parajsës. E di që shpirti, si shpirt është dëmtuar. Ka alkool me fashë përreth tij. Por ende lodhet, përfshihet në angazhimin e tij shpirtëror, dhe kërkon e gjen formën e duhur se shpirti ende mund t'i bëj problemet të zhduken. Ndaj beson edhe nëse… nëse zhdukemi, mos u frikësoni ne gjithnjë do të ringjadhemi, e do të ngrihemi nga zhdukja.
E zhdukja nuk është enigmë. Enigma është zhdukje. Zhdukje në enigmën e „Vdekjes së Burrit“ që mbetet tashmë vetë formula e munguar e Zbërthimit të Errësirës.
„Vdekja e Burrit“ shikon një Engjëll duke kërcyer në errësirën e bukur, të trishtuar. Ajo është një Perlë Joniane, që kapet pas ëndrrës së saj, duke kënduar jo më këngë ikjeje, dhimbjeje, por këngë dashurie dhe magjie jete. Një vizion mistik në shkëlqimin e natës, në rrëshqitjen e saj përfundimtare të mëndafshtë, të pasionuar mbi qiellin pa vdekje, në pikëllimin e saj më të thellë, aty ku lindin e nduk vdesin disa ëndrra të lumtura.
E „Vdekja e Burrit“ shkon të gërmojë me të dyja pjesët e shkruara në „Noc-down“ përtej errësirës, tek formula e munguar e Zbërthimit të Errësirës.
Miho Gjini: Të fakenderoj , miku im i respektuar, Fatmir Terziu për ket vështrin të ngrohe, duke folur me të pafoluren, si një dritësum në të sotmen e në të ardhmen në mugetiren e asaj errësire, ku u ngrite e vegjeoi një hero i vertetë si Dino Marikon, i cili mbeti si person ipavdekshëm me vdeklen e tij!
Kostandin Vogli
Nje koment shume domethenea nga Fatmir Terziu, per " Vdekja e burrit" te Mjeshtrit te madh Miho Gjini, e shkruar me shume dashuri per revolucionarin, Martirin e demokravise Dino Martiko dhe me shume urrejtje per regjimin. Mihua e ka kaluar vete ate kalvar vuajtjesh dhe kur i kalon vete ne kurriz, di dhe si ti pershkruash ato ngjarje te pa zakonta. Une si mik i falnderoj te dy shume. U uroj shendet dhe suksese.