„Flora's Gusto Italian“ në Preston Road ju bën festat e fundvitit më të ndjeshme
Kështu lehtësoni stresin e sezonit dhe panikun e blerjes së dhuratave në minutën e fundit duke i kushtuar kujdes erës kur bëhet fjalë për darkën e Krishtlindjes në Londër, duke i lënë profesionistët të bëjnë të gjithë punën. Një restorant i preferuar në Londër po mban hapur dyert e tij në ditën e Krishtlindjeve për ushqim, si dhe për pijet tradicionale të pasdites ose gotën e trokitjes.
Mbetet i hapur ky restorant, duke u ofruar mysafirëve një pritje të ngrohtë në ditën e madhe për mysafirët dhe ata që qëndrojnë diku tjetër. Pra, nëse dëshironi një festë të plotë tradicionale, një alternativë interesante vegjetariane, apo diçka krejtësisht të ndryshme, ne kemi zgjedhur fjalët më të ëmbla që mund të thuhen për darkën e Krishtlindjeve në Londër, duke e vizituar dhe frekuentuar pikërisht këtë restorant. Kjo është ajo, që edhe Santa do të dëshironte.
Sa hyn tek restoranti „Flora's Gusto Italian“ në Preston Road, ose më saktë vetëm dy minuta nga Undergroundi, syri sheh formën më esetike të ambientit, pastërtinë dhe mesazhin që të jep profesionalizmi i stafit dhe tërësisë që plotëson këtë ambient sa të bukur, tërheqës aq dhe të kompletuar. Kështu festat e fundvitit, natyrshëm janë nga më të dëshiruarat të shijohen në ambientin që reflekton kulturë dhe lloj-llojshmëri tradicionale dhe moderne të kuzhinës shqiptare, italiane dhe asaj më të përparuar që ekziston sot.
„Flora's Gusto Italian“ në Preston Road natyrshëm është një ide, investim dhe përkushtim i biznesmenes, ideatores dhe profesionalistes, Flora Kolaveri Osmani, që vazhdon ta udhëheq me përkushtim dhe profesionalizëm. Në prag të këtyre festave të fundvitit ajo ka shtuar gamën e ushqimeve tradicionale dhe të porositura, duke e bërë këtë restorant nga më të kërkuarit, vlerësuarit dhe të përshtashmit për të kaluar një kohë festive të bukur e të relaksuar.
Mbi të gjitha „Flora's Gusto Italian“ në Preston Road, shkëlqen nga pastërtia dhe reklamon sigurinë më të madhe që ndodh të jetë nëpër restorante. Familjarë, individë, organizma dhe shoqata, por dhe grupe të ndryshme mund të kontaktojnë dhe të prenotojnë vendin e tyre në një drekë, darkë apo dhe në mundësi tjetër për të shijuar vërtet atë që afron vetëm „Flora's Gusto Italian“ në Preston Road.
Kur „Flora's Gusto Italian“ u hap me idenë dhe angazhimin e Flora Kolaveri Osmanit, ai u bë shpejt restoranti më i frekuentuar, më i zgjuar në këtë cep të kryeqytetit shpesh të ngarkuar me kalimtarë të thjeshtë e me turistë. Kur bëhet fjalë për gostitë festive, restoranti kryesor do të përfshijë një menu me pjata më pak tradicionale dhe pjata më klasike të Krishtlindjeve ku natyrisht do të gjeni dhe raki. Të gjitha të shoqëruara me një gotë Veuve Clicquot Brut, natyrisht, nga ajo që shijohet me estetikën dhe shijen e këtij restoranti të bukur dhe estetik.
Comments