top of page

Flasin Arkivat Britanike: Ismal Qemali kishte simpati për Anglinë


Ismail Qemali dhe Isa Boletini, dhe i biri i Ismail Qemalit me Kryeziun në Londër

Turqia e kërkonte me çdo çmim Ismail Qemal Beun

(Flasin Arkivat Britanike: Ismal Qemali kishte simpati për Anglinë)

Dr Fatmir Terziu


Më datën 9 Korrik 1909 Turqia zyrtare e asaj kohe ngriti një komision parlamentar në lidhje me Ismail Qemal Beun. Ky komision parlamentar, u tha në një qarkore të asaj kohe, thuhet në arkivat britanike, “ka fshirë nga të gjithë akuzat në publicitetet dhe ngarkimet akuzuese të tjera në lidhje me Revolucionin në Turqi të ndodhur në Prill, kjo në lidhje me Ismail Kemal Bej dhe e ka ftuar atë të kthehet në Kostandinopojë” (Arkivat Britanike).

Në të njëjtën datë Deutsche Bank në Kostandinopojë ka paguar nëpërmjet Sulltan Abdul Hamitit, një shumë prej 500 mijë stërlinash dhe këto transferta janë premtuar nga Ministri i Luftës, Nazim Pasha, por nuk saktësohet qartë, se këto shuma kishin të bënin me çështjen në fjalë të lidhur me kërkesën e kthimit të Ismail Qemal Beut në Konstandinopojë.

Faktet mbeten më të komplikuara në ato ditë, kur mësohet se Qeveria turke “ka urdhëruar arrestimin e ish-guvernatorëve të Adana dhe Djebel Berekt, në Azinë e Vogël, të komandantit të garnizonit të Adanës, dhe të një numri të konsiderueshëm zyrtarësh dhe funksionarësh në Cecilia”.

Gjatë periudhës së shkurtër që revolucionarët kishin kontrollin e situatës ata emëruan Ismail Qemal Bej për të pasuar Ahmed Hizën si President të Dhomës. Ishte Ismail Qemal Beu që gjatë luftës së Boer shkaktoi pakënaqësinë e Sulltanit duke shprehur simpatinë ndaj Anglisë.

135 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page