top of page

FLAMURI IM!


Fatmir Terziu

FLAMURI IM! Nga Fatmir Terziu

Më bëj emblemën tënde, duke më mbështjellur me frymëzim mblidhmi ngjyrat më të mira le të shihen përmes veprave dhe vargjeve të mia.

Më bëj molekulën tënde, Flamuri im më lart nga shtyllat e Babilonisë, më shpurpurit me valëvitjen tënde me qëllim, jam shpirti yt, palitja e erës që përgjithmonë zgjat.

Më bëj himnin tënd me të vërtetën mbi fjalë që duken aq të qarta më këndo me zë të lartë dhe të vërtetë që merr dhenë, këndo gjithmonë për të gjithë për të dëgjuar: “Duaje Atdhenë, si shqipja folenë!”

Më bëj besimin tënd, premtimin e strukur memorjeve të stërgjyshërve bashkërisht të mbajmë gjithmonë Emrin e pavdekshëm, të shkruar me ar, m’a shkruaj me zemër e bardhësi atje lart: “Jam krenar që jam Shqiptar!”

Më bëj palë me dashurinë tënde strehëza ku nuk dallohet nata dhe dita një strehë e sigurt për t’u kthyer mbi vargjet e një kënge me fatin më të Shenjtë të arbërorit u rrita.

Ose thjesht ...

Më bëj dikush ..., thjesht Njeri të të meritoj të më mbash në gji ... Kështu që të paktën e di që unë ekzistoj më bëj një dikë të thjeshtë në jetën tënde, më bëj pjesë e Hymnit, pjesë e kësaj kënge, jo vetëm një emër në një listë të harruar, nga rrënjët Ilire, në atë mrekulli, mbi atë truall, më zgjo me ninullën e nënës sime të shtrenjtë edhe pse jam i mërguar!


66 views42 comments

42 Comments


Perparim Hysi Rrofsh e qofsh, o FLAMURTAR! Viti i ri të zënët gëzuar! Sa me vargje,sa me shkrime Emri juaj:sublim mbi çmime!

Like

Kostandina Gegeni Mendimi dhe vetmohimi juaj jane vargje shpirti , vargje kolosale ! Te te meritoj , te me mbash ne gji ! E kush tjeter do fliste kaq bukur metaforikisht pervec Jush ! ? . Ju lexoj dhe emocionohem patriotikisht ! Flm per sa na percjellni me krijimtarite tuaja letrare !

Like

Shahin Ibrahimi Urime profesor Fatmiri Ju jeni me prane flamurit se kushdo me punen tuaj ne valevitejt dhe mesazhet per krenarine e tij. Poezi me vizon dhe devotshmeri.

Like

Ildije Xhemali"Më bëj dikush. ..thjesht Njeri Të të meritoj, të më mbash në gji " Vargje shpirti!

Like

Janaq Pani Vargje lapidare që të prekin e emocionojnë si askush tjetër. Urime i nderuar poet Fatmiri.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page