top of page

Fjalët dhe në heshtjen e tyre diçka bluajnë


STEFAN MARTIKO

ESSE

Fjalët dhe në heshtjen e tyre diçka bluajnë. Duket sikur s’kemi asnjë lajm për mbërritjen e tyre por mimika e fytyrës është duke na paralajmëruar. Kjo ndoshta i ngjan tymit të zjarrit

Para se të ndizet. Gjuha duket e lodhur dhe mendja kërkon strehë në shfletimin e një libri i shkruar prej të tjerëve. Fjalët mund te jenë dhe ky vullkan i përbindshëm që poshtë tokës është duke u gatuar prej mijëra vjetësh. As brezi im nuk po e mbyll dot këtë epokë që s’dihet kur ka nisur.

Gjer më tani kam kapur një nga stërgjyshërit e mi të largët

Emri i tij rreh këtë daullle të historisë për të nxjerrë të tjerë tinguj. Fjalët duket sikur lëvrijnë nën tokë si krimbat. Një stërgjysh me emrin Spiro Buti. Që I LA Të TJERëT Në HIJE.

Je lodhur shumë stërgjyshi im – i them. Si keTekstimi komonikuar vallë nëpër këto humnera kohësh të largëta. Unë dhe ti stërgjyshi im i vjetër. Unë jam larguar kaq shumë prej teje si degë e ushqyer prej rrënjës tënde. Në këtë heshtje fjalët i mori në mbrojtje vet kultura.

E tërë fraza e parë e artikuluar në hyrje të këtij teksti është një eufemizëm. Ose një e vërtetë e lënë pergjysmë.

Një shkarkim i panevojshëm prej atij emocioni të freskët dhe të drejtëpërdrejtë për të hyrë në thelbin e gjërave, pa qënë nevoja për të thirrur në ndihmë përfytyrimet.

Fraza për fat të keq u mbulua e tëra me mjegull për t’iu larguar kështu edhe më tepër objektit të saj.Lakuriqsia e turpëruar veshi shpejt e shpejt atë që njëlloj si Evës i ofroi së pari natyra .

Teksti si i tillë tani duhet deshifruar, por kjo e largon atë edhe më tepër nga letërsia. E zbukuruar qoftë edhe si ikonë përmes këtij eufemizmi gjuha humbet bukurinë e saj fillestare, prejardhjen e saj burimore dhe atëherë për fat të keq, morali merr përsipër të shpjegojë veprimet tona.

Postoi për Fjala e Lirë Myslim Maska, Athinë.

Urime, 23 -3 -2023

66 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page