FJALA NË LETËR
Nga Atdhe Geci
Gjuha shqipe është plot dritë shkronjash rendje krijimesh dhe luftëra mirëqeniesh është gjuhë e folur dhe shkruhet bukur kjo gjuhë hyjnore e qytetërimit shqiptarë ka kuptim të njeriu dhe guxim dëshirash është identitet dhe vetëkrijim i vet shpirtit evolucion krijues i trurit dhe i mendjes dhe vlerë krenarie për gjithsecilin shqiptarë Ind i gjuhës sonë është fjalë, shkrim dhe, alfabeti i mendjes së folur dhe të shkruar Jeta ime, gjuha jonë ecën nëpër shkronja zëri saj është tingull, muzikë, ngjyra e art gjuha jonë është natyrë, origjinë, atdhe!...
Gjuha shqipe, është gjuhë qytetërimesh; bimë pellazgjike, homerike dhe naimiane lexohet e shkruhet bukur nga të gjithë gjuha shqipe ka plot botë e jetë, ka udhë nga më të panumërtat, i thosha sot fjalës, më të bukurës përvlimtare të natyrës!... Lufta për majat e parnasit nuk ndalojnë, kështu është krijuar kjo botë, pa mësues, shumë gjëra vijnë e lindin si duan vetë.
Pëplasjet midis gjuhëve të lashta dhe të gjuhëve moderne ende vazhdojnë, edhe gjuhët zihen sikur njerëzit, janë pjesë të njeriut, pjesë e jona në ecje dhe krijime Gjuhën shqipe s´na e mësuan zogjtë, po hyjnitë pellazge, ilire, epirote e dardane Gjuha jonë lindi nga bekimi i perëndive, nga përenditë tona; Thoti, Zeusi, Naimi… Gjithësia në gjuhën shqipe vjen thjeshtë vjen në heshtje, përmes rrezesh e yjesh përmes ecjes së orëve dhe mileniumeve gjithësia jonë as safrohet as s´ largohet truri ynë është ai që e vë fjalën në letër…
Comments