top of page

FJALA LOTON


Vasil Tabaku

FJALA LOTON Nga Vasil Tabaku


Uragani I fjalëve

Fle në qiejt e zëmrimit.

Brenda meje, klithmat e heshtjes

Ndërtojnë

një qytet dhimbjeje pa fund

I keni parë fëmijët këmbëzbathur

Nëpër rrugët e qytetit

Me doren të shtrirë përpara

Si një përmendore e mjerimit

Në fytyrën e tyre engjëllore

Rri varur një fjalë e palexueshme

Ndërsa

vështrimi shëndrrohet në një lutje…

Ka shtëpi prej drite

Ku lumturia njerzore

ndërton magjinë e dashurisë

Por ka dhe mijëra shtëpi vuajtjeje

Strehëza fatkeqe

Ku uria

luan dramën e vetvrasjes

dhe cmendurisë…

Mbi pemët e rrugës

Zogjtë prej puthjesh të përgjakura

Vajtojnë sfinkësat e trishtimit…

Ndërsa përballë

Mbi një tempull mëkati

Njeriu I pushtetëshëm,

derdh në mermer

Buzëqeshjen e tij të kthjelltë

Dehur nga mbipasuria dhe krimi

I verbër përpara ditës që rrënkon

Indifferent, I pamëshirshëm, arrogant

Ndërsa I kërkon Zotit

Ti fali vetëm paqe dhe bekim…

Vetëm tani e kuptoj

Përse dhemb puthja ime

Dhe përgjaken petalet e trandafilit

Përse dënes

zhvirgjërimi I shenjtë I vajzës

Në krahët e mbrëmjes

si një murgeshë…

Përse drita e agut

Trëmbet

Mbi krahët e pëllumbave

Dhe fjalët e mia kanë ftohtë

Nëpër pragjet e përlotur të shtëpive

Dhe unë

Shëndrrohem I tëri në një rrevoltë…


12 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page