top of page

FJALA…


Nga Perikli Shuli

Ku ti pastroj fjalët e mia ? Lavanteria e ndershmërisë do të jetë prish, Nën gërmadha tingujsh as gjë nuk dëgjoj Veç inate të forta si dru i fildishtë.

Enigmat e fjalës lakohen në dritën e venitur të një qiriri mes buzve ngatërrohen dhe ngjyrat si syrit nga një qerpik shikimi.

Për ty ngela pa fjalë Se të gjitha fjalët e mira i shkriva, Mbrëmë kur fola me një vajzë E gjithçka i dhash nga dëshira.

Por fjala kurr nuk tretet Udhëton me Gagarinin në hapsirë Dhe kur gjë të mos na mbetet Mjafton e thënë një fjalë e mirë.

Ciklone, rrebeshe,ylbere dalin nga ti Nga ti lindin, jetë, puthje, dashuri, Nga ti moj e mjer nga ti, Nga ti linde edhe ti.

Perikli Shuli

10 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page