top of page

Fitorja diplomatike


Hazir MEHMETI, Vjenë


Hazir MEHMETI, Vjenë


Në Vjenë u promovua Fitorja diplomatike e UÇK-së

8 nëntor 2019, Vjenë

Në Vjenë nisi shënimi i Nëntorit Historik Shqiptar me promovimin e librit më të ri të Dr.Sabri Kiçmarit, “Fitorja diplomatike e UÇK-së. Salla e bukur ku qytetarit vjenez i ofrohet art, letërsi e kulturë “Kunstraum”, në qendër të qytetit, si asnjëherë më parë ishte e mbushur me bashkatdhetarë të ardhur nga e gjithë Austria. Melodia në harfë bashkëdyzonte me ambient arti të cilave sonte iu shtua ngjyra kuqezi shqiptare me tri shkronja emblematike UÇK. Aty, jehona e tyre në diasporë që nga koha kur skuqej dheu shqiptar për liri. Dr. Sabri Kiçmari u prit nga mërgimtarët në kryeqytetin austriak me nderim e respekt ashtu siç u prit në Austri si ambasadori i parë i Republikës së Kosovës. Një vazhdimësi në kohë, aty ku ishte caktuar njëzet vjet më parë në përcjellje të zërit të luftës së UÇK-së për liri, tani do kthehet me Fitoren diplomatiketë saj. Mbrëmjen e nderoi me praninë e tij Roland Bimo, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Austri dhe e diplomatëve të tjerë nga Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë. Raland Bimo përshëndeti të pranishmit në emër të institucionit që ai drejton dhe e përgëzoi autorin e librit, Sabri Kiçmarin për librin e tij të radhës. Në emër të organizatorit, Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Aleksandër Moisiu” në Austri, të pranishmit i përshëndeti Anton Marku, kryetar. “Ndihemi të nderuar me praninë e juaj sonte kur po promovojmë veprën e radhës të mikut tonë, studiuesit dhe diplomatit Dr.Sabri Kiqmari. Ai është një personalitet i njohur për diplomacinë dhe studiues duke botuar vepra me vlera për shkencën, artin dhe historiografinë kombëtare. Dr.Kiçmari ishte mbështetës i aktiviteteve të Lidhjes sonë sa shërbeu në Austri si Ambasadori i parë i Republikës së Kosovës. Lidhja jonë e falënderon për mbështetjen e vazhdueshme”, tha mes tjerash ai.

Pjesë nga biografia e tij lexoi Besim Xhelili, kryetar nderi i Lidhjes, kurse një vështrim rreth librit e mbajti Hazir Mehmeti, publicist në Vjenë. “ Libri i ri “Fitoren diplomatike të UÇK-së“, për nga rëndësia, cilësohet me vlera të mëdha historike, një lloj letrar, e shkencor i rrallë në traditën tonë. Shkrimi i natyrshëm me gjuhë të fakteve i shton vlerat e tij përtej një vepre kujtimesh apo ditari personal, kur dihet se autori ishte personazhi i ngjarjeve qe nga vitet e renda për vendin”.

Bisedën me autorin e librit, Sabri Kiçmari e udhëhoqi me përkushtim, Vlora Jonuzi. Publiku bëri shumë pyetje rreth librit, motiveve, rrethanave të përfaqësimit të UÇK-së, bisedimet e Rambujesë, bombardimet e NATOS, politika e deritanishme. Në të gjitha pyetjet autori, Sabri Kiçmari, u përgjigj hapur dhe me gjuhë bindëse. “Jam kyçur në politikë që të ndihmoj vendin tim, e jo për përfitime tjera. Vendi ka nevojë për ndryshime të ngutshme pozitive. Kemi ngecur shumë, falë paaftësive të politikës sonë, kjo është indikativë këto dy viteve të fundit”, tha ai mes tjerash. Programin e drejtoi me profesionalizëm Kaltrina Durmishi.



Në fund, për të pranishmit nga organizatori u shtrua koktej rasti. Sabri Kiçmari në faqen e tij për publikun shkruan: “Një organizim i shkëlqyeshëm, në një ambient të përzgjedhur kulturor, me rastin e përurimit të librit tim “Fitorja diplomatike” në Vjenë. Falënderime të përzemërta udhëheqjes së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri Anton Markut, Besim Xhelilit dhe Hazir Mehmetit, të cilët folën për librin dhe punën time si studiues dhe diplomat si dhe Vlora Jonuzit, e cila e udhëhoqi bisedën plot përkushtim dhe Kaltrina Durmishit, për udhëheqjen profesionale të programit. Falënderim të veçantë Ambasadorit të Shqipërisë SHT z. Roland Bimo për fjalën e tij, që më nderon, si dhe diplomatëve dhe zyrtarëve tjerë nga Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, që ishin të pranishëm. E ndjeva veten të nderuar, që shumë nga pjesëmarrësit kishin ardhur edhe nga vise të largëta të Austrisë për të marrë pjesë. Takimi me bashkëveprimtarë, kolegë dhe miq të shumtë, në një ambient të tillë, lë gjurmë të pashlyeshme”, përfundon z. Kiçmari mbresat nga përurimi i veprës së tij në Vjenë.

11 views0 comments

Коментарі


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page