top of page

Filozofia e Horacit në krijimtarinë e Ilir Kalemaj


Ilir Kalemaj

Filozofia e Horacit në krijimtarinë e Ilir Kalemaj


Retorika mes ‘Carpe diem’


Dr Fatmir Terziu


Hyrje


Pesë format më komplekse të ndërmarjes së një analize në tregimin e shkurtër të autorit Ilir Kalemaj, motivimi, konflikti, komplikimi, përkohësimi, kulmi, rezultati dhe përfundimi, janë arsyet parësore të shijes që vjen përpos leximit. Jo thjesht se është një proces botimi. Aspak jo, pse autori vjen nga fusha krijuese shumëplanëshe. As edhe pse titullin e vëllimit me tregime dhe novela ia ka ngjizur “Kohë pa kohë”. Por, thjesht... Thjesht, fare thjesht, vetëm..., sepse Ilir Kalemaj, një krijues tashmë me emër, ka marrë përsipër të rikthejë mes bulave të tij të djersës, besën e lexuesit... Në këtë diagramë simbolike të pesë format analizuese, nuk janë thjesht korniza apo referime, por pikëtakime që ndërtojnë një zinxhir të gjatë, të fortë, të qëndrueshëm e jetëgjatë, pra të pakëputshëm. Studiuesi R. Z. Sheppardna vjen në ndihmë me opsinonin e tij kur shprehet se, “Tregimi i shkurtër, është si një mik i vjetër, i cili të fton për drekë sa herë që ndodhet në qytet. Ne jemi të lumtur për të dëgjuar nga ai rrëfenjat gjatë drekës, por jo rastësisht tifoz-zjarrmërinë e intimiteteve nga e kaluara e shtrëngojmë në gji... Pastaj duket se jemi gati edhe për të paguar atë drekë. Pse? Se është ndjenja që na ka ngacmuar”.

Në këtë tematikë të cekur nga Sheppard, mes pesë formave komplekse të analizës gjejmë simbolikën me të cilën vjen edhe thjeshtësia e tregimit dhe novelës së autorit Ilir Kalemaj.


Ardhja e pjekur


Autori vjen me “Kohë pa kohë”, në kohën e duhur. Vjen i pjekur. Vjen jashtë tempit ‘rezultant’ e ‘statik’, pasi risinë e ka ndërtuar dhe çimentuar mes një hapësire krijuese, studimore, analizuese dhe opinioniste me filozofi dhe sens. Tregime dhe novela “Kohë pa kohë”, është një hyrje e gjatë në udhëtesën komplekse të jetikës së autorit. Vëzhguesi është vetë ai. Krijuesi është vetë jeta e tij. Ndikuesi është realiteti. Kompozuesi mbetet tërësia e tipikes. Frymëzuesi është konteksti selektiv dhe më tutje e gjitha është një shpalosje moderniste në një udhë moderne... Një udhë që nis tek poezia e bukur e Kalemajt, portretizohet tek tregimi i shkurtër i tij dhe simbolizohet tek novela e tij. Shkrimtari amerikan i romanit dhe tregimit të shkurtër, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1949, William Faulkner(1897-1962) citon: "Unë jam edhe një poet. Ndoshta çdo romancier dëshiron të shkruaj poezinë së pari, si një arsye për krijimtarinë e tij. E pastaj nis rrugëtimin e tregimit... Dhe kur nis novelën dhe romanin duket se rishkruan udhënisjen.”


Carpe diem – ‘kape ditën’


Tregimet “Emigranti”, “Ikje”, “Udhëkryqi” nuk janë vetëm çelësi i hyrjes tek vëllimi “Kohë pa kohë”, por edhe një preamblulë filozofike e jetës së strukur mes shumë dilemave. Dilema që vijnë nga Carpe Diem(Kape ditën), një frazë e Quintus Horatius Flaccus(65 para Krishtit - 8 para Krishtit). Kjo kapje dilematike e ditës nga Quintus Horatius Flaccus, më gjerësisht i njohur si Horaci, në tregimin e Kalemaj është filozofi e hapësirës dhe vendit. Është në fakt një përqasje historike me tematikën që shkrimtari HG Wells, që gatoi mjeshtërisht aty nga mesi i viteve 1897 dhe 1898 këtë risi. Tregimet e tij në hapësirë dhe kohë, ishin një fantazi në gjuhën angleze, por një kumt letra, filozofik dhe logjik. Të gjitha tregimet ai i kishte botuar në revista të ndryshme mujore dhe vetëm kur pa sensin e tyre logjik në hapësirë dhe kohë i përmblodhi tek vëllimi i parë, me të cilin hyri në histori. Ai u botua së pari nga Doubleday & Co McClurenë 1899. Në këtë rrugë mund të shihet edhe botimi i Ilir Kalemaj, pasi lexuesi me krijimtarinë e tij është njohur herë pas here, si në shtypin letrar të shkruar, edhe në atë virtual.

Emigranti”, vjen për lexuesin me një ‘pangë në gji’, që rrëfehet në vetën e tretë, ku Niku është jo thjesht një model-karakter, por edhe një lidhje mes gjuhës së autorit dhe ndjenjës në tërë këtë strukturë moderniste të shkurtër të komunikimit të mesazhit. Pjesa që shfaq qartë dhe ndjeshëm këtë lidhje shfaqet hershëm kur finalja “Më në fund do ishin të lirë!”, zvenitet nga retorika “Por të lirë nga çfarë?”. Pjesa tjetër e enigmës “Të lirë nga diktati i rregullave, apo nga fukarallëku që u ishte bërë si morr që s`u shqitej, apo të joshur nga ëndrra, fantazia e një jete të mbushur me gjithë të mirat?” mbetet një dualitet minimal komunikimi mes rrjeshtave: “Bollëku që do i rrethonte në atë Perëndimin që i joshte, i nxiste me ato reklamat e pafund televizive që i kishin parë në kanalet italiane, femrat simpatike që dukej se u shkëlqente lëkura që atje tej, ndillnin një ndjenjë ikjeje, shpëtimi nga mizerja që shihnin rreth e rrotull. Liria, perceptimi i një bote pa rregulla, kaosi i dëshiruar, anarkia sublime, dëshira për të fluturuar si ikarusi drejt një universi pafund, ku bota është e jotja dhe mjaft që të zgjasësh një dorë e ta marrësh. Oh, sa po u shijonte kjo ndjenjë! Kjo përzierje nxitjeje dhe frike, ky ekuacion me shumë të panjohura, ky mister magjik që po i shtynte drejt çmendurisë në një moshë ku adrenalina kthehet në art të së pamundurës.”

Më pas është po vetë autori që nxjerr në pah thelbin e fabulës dhe mesazhin se “Dalldia e shijimit të një jete pa kokëçarje, ku carpe diem përkufizonte ekzistencialisht fillimin dhe mbarimin e ditës”. Termi është gjetur për herë të parë në “Odes Libri I” i Horacit: “Dum loquimur, fugerit invida/Aetas: carpe diem, quam minimum credula postero”; që përkthehet si: “Ndërsa ne jemi duke folur, herë largohemi ziliqar: këpusim ditën, duke mos vënë asnjë besim në të ardhmen”

Shumë autorë e kanë cituar në origjinal këtë term në gjuhën Latine, dhe këtë me sens të qëlluar e përzgjell edhe Ilir Kalemaj. Kalemaj e përdor gati në një linjë me përdorimin e Lord Bajronitkëtë frazë, që së pari filloi ta integrojë atë në gjuhën angleze. Ai e përfshiu atë në punën e tij në vitin 1817 tek vëllimi “Letra”, i cili u botua në vitin 1830 nga Thomas Moore: “Unë kurrë nuk parashikoj, - Carpe diem - e kaluara të paktën është e tija, e cila është një arsye për të bërë të sigurtë edhe të tashmen.” Më saktë ajo që solli dy terma të debatuara ende sot dhe që lidhen bukur me tregimet e Ilir Kalemaj.

Narativiteti realist dhe argumenti narativ-historik


Dy nga termat më të debatuara të lidhjeve mes filozofisë dhe koncepteve perceptuese të mesazhit në prozën e shkurtër, “argumenti narativ-historik’ dhe qasja thuajse e përafërt, ‘narativiteti realist’ janë aspekte që ndeshen edhe në tregimin e Ilir Kalemaj. Andreë Perriman, një nga autorët, më të njohur të këtij debati, madje e përshkruan këtë sikur lexon ‘teologjinë biblike pas Krishterimit kur e ndjen debatin për një tregim të modës narrative-realiste’. Në leximin e tregimeve të ndryshme të Kalemajt, megjithatë kjo modë e tipit ‘realizëm nrativ’ duket se ndjehet të tingëllojë si një e tërë, më shumë si preterizëm klasik.

Të dyja preterizmi dhe qasja narrative realiste, në mjaft tregime të autorit, si “Kohë kalimtare”, “Udhëkryqi”, “Aventura e fundit”, “Shqetësimet e një nate vjeshte” etj., thuajse janë shumë e shumë e njëjta gjë, gjë që e bën në këtë rast që qasja narrative realiste të mos jetë gjithnjë një gjë e re në teorinë analizuese, por një gjë e re në aspektin tregues. Le të shpjegojmë këtë duke mbajtur argumentimin shumë të shkurtër. Qasja historike e kuptuar nga supozimi dhe ajo nga të kuptuarit e origjinës dhe historisë së një teksti dihet që jep arsyen dhe kuptimin. Për shembull, duke e ditur lidhjen mes memorjes dhe fakteve të ndërsjellta në kujtesën treguese, siç ndodh tek tregimi: “Shqetësimet e një nate vjeshte” mësohet lehtë, atë që autori e vendos në aspektin e narativit realist: “Ada nuk kishte gjumë atë natë. Po gdhihej dhe ajo ende përsillej nëpër shtrat.

Dukej se diçka po ia merrte frymën, një si shtrëngim në gjoks që e mbyste dhe dukej se paralajmëronte për kohërat e turbullta që e prisnin. Kyçet po i dhembnin dhe në ato çaste i kujtohej gjyshja, ndjesë pastë, që e donte aq shumë dhe me të cilën qe rritur, kur i thoshte se dhimbje të tilla paralajmërojnë mot te keq. Dhe si dikush atje lart t`ja kishte dëgjuar mendimet, një vetëtimë e bëri të brofte. Sakaq dhe të shkonte t`i hidhte një grusht ujë fytyrës. Uji i ftohtë e freskoi dhe i largoi disi mendimet e zymta që e mundonin ato kohë. Ende nuk kishte mbushur 18 vjeç, por me një shtat të hedhur, tepër të zhvilluar për moshën dhe që i bënte djemtë e fshatit tepër ngacmues kur rastiste t`u kalonte para”.

Mjafton ky shembull nga njëri prej tregimeve të Kalemaj të shohim kontekstin e orrigjinës së narrativit realist edhe pse në disa raste kjo është përshkrimi më i rëndomtë i procesit kritik historik, mes rrëfenjës dhe pretorizmit. Qasja narrative e tregimit në fjalë thekson vetë karakterin narrativ realist dhe kërkon shmangien nga interpretimet në mënyra të ndryshme. Qasja historike në këtë rast në tregimin e Ilir Kalemaj synon të jepet si një narrativ që di shumë, por mes një zgjatjeje të fjalisë, shpesh vetvetiu tenton të humbasë edhe faktin dhe merr kah tjetër mesazhit. Kjo lloj qasje narrative ka një rrezik duke shkuar në kuptim të drejtpërdrejtë të mesazhit, siç ndodh me kujtesën e fjalëve të gjyshes për tetëmbëdhjetëvjeçaren.

Një qasje e kombinuar narrative-historike, me të cilën Kalemaj konvergon në disa raste argumenton seriozisht mesazhin, dhe lejon të ndikojë leximi në marrjen lehtë të mesazhit. Pra reminishenca historike, që vjen nga njohuria dhe kultura e gjerë e autorit është thelbi dhe lidhja e qartë e kontekstit në këtë debat, si një arsye që gjen terenin e pjekur mes prozës së thjeshtë e të bukur të Ilir Kalemaj. Gjuha është arsyeja kryesore që mban lart kualitetin e narativit. E pra, kjo është se si unë e kuptoj atë, dhe pastaj ajo nuk ka të bëjë me preterizmin, edhe pse ky lexim mund t'ju sjellë ide të ngjashme doktrinore në qoftë se ju shikoni debate për ta.


Duke përfunduar


Proza e autorit shqiptar, Ilir Kalemaj, një krijues shumëplanësh, një studiues i mirëfilltë drejt doktoraturës, shfaqet në kohën e duhur. Vjen e pjekur dhe e argumentuar. Nuk është një prozë komerciale, por një krijimtari e ndjeshme, e prekshme, e stolisur me njohuri, gjuhë, kulturë e mesah për të gjithë brezat dhe kohërat. Si e tillë ajo meriton vëmendje dhe përkushtim. Autori vjen me një mision të kryer në fillesën e tij tejet premtuese, të tjerët duhet të marrin detyrën e të mbarojnë përkushtimin e duhur. Lexuesi natyrshëm duhet ta ketë këtë ‘dhuratë’ të bukur të gjuhës dhe kulturës letrare shqipe.


42 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page