top of page

FILLIM MIJËVJEÇARI I TRETË




DYMIJËVJEÇARI QË IKU NA SHPËRNDAU - FILLIM MIJËVJEÇARI I TRETË KËRKON NDËRGJEGJËSIM PËR TU RIMBLEDHUR

Pjesa I

Të ecet hap pas hapi,

me mend në kokë!

Kohë zgjedhjes, kush e kush të shpikë më i pari "kauzën" më të bujshme për të tërhequr zgjedhësit (realizohet ose jo, është diçka tjetër). Krahas logove që mbjell fushata, fenomen jo i favorshëm për vendin dhe shoqërinë tonë, janë veprimet e pakuptimta të udhëheqjeve të partive, të cilat mbushin "thasët" me argumente, gjoja kundër njëra-tjetrës, por që prishin apo mënxirosin imazhin e vendit dhe zhvillimin tonë shoqëror. Ky fenomen i përgjan thënies së popullit, e cila opërsëritej dhe përdorej shpesh para vitit 1990 : "Çfarë ka barku, nxjerr bardhaku". Që do të thotë partitë tona për hir të ndonjë vote brenda vendit apo mbështetjen e të huave, nxjerrin në shesh edhe "brekët".

Bashkimi i Shqipërisë. Është një "Amanet" i shumë e shumë brezave, një Amanet, i cili flet për gjak, dhunë, masakra, dëbime nga trojet, për djersën dhe punën, por jo për përulje, krenar për origjinën dhe i sigurtë për tu tërësuar një i vetëm.

Ka disa kohë që "Bashkimi" përmendet herë si logo për zgjedhjet, herë si mjet nacionalizmi, patriotizmi apo si atdhetar i flakët, etj. Po nuk do merremi me këto qendrime sepse nuk na shërbejnë. Shoqëria njerëzore dallon sepse ka aftësi, që gjithçka kaotike që na rrethon arrin, ti rendisë në favor të saj. Kjo dihet, ashtu siç dihet që gjithçka arrihet "hap pas hapi". Që Baskimi i Shqipërisë të arrihet, në kushtet aktuale, kërkesa ose hapi i parë (por i vonuar) është që të dy shtetet (Shqipëri-Kosovë) të bëjnë përpjekje serioze për shtimin e o shteteve në njohje të Republikës së Kosovës për të siguruar anëtarësimin në OKB. Hapi mbas kësaj lidhet me sigurimin e shteteve miq në përkrahje të bashikimt. Me realizimin e këtyre hapave, kalohet në hapin e fundit që finalizohet me referendumin mbarë shqiptar, i cili vulos plotësimin ose jo të Amanetit përcjellës ndër brezni.

Sot flasin dhe shkruajnë për "Bashkimin", profesorë, intelektualë, analistë, gazetarë, diplomatë, historianë dhe patjetër politikanë shqiptarë dhe të huaj, Hidhen teori dhe praktika të shteteve të ndryshëm si bashkimi i dy Gjermanive, Vietnamit, etj. Ka dhe shembuj që "bashkimi"apo "ndarja" janë të mundshëm dhe normalë, siç është ndarja në dy shtete e ish Republika e Çekosllovakisë. Shembull që duhet ndjekur nëse zbatohen me korrektësi konventat dhe ligjet ndërkombëtare.

Një nga sekretet më të rëndësishme, tepër sekret, është pikërisht strategjia e "bashkimit", strategji që duhet të trajtohet vetëm nga "Këshilli i i Sigurisë Kombëtare. Por nuk ndodh kështu në mjedisin tonë, sepse partitë dhe satelitët e tyre, turren tu bëjnë gjoja jehonë nacionalizmit, patriotizmit të "liderve" që u shërbejnë?. Ne tregohemi tepër të "hapur". U tregojmë miqëve dhe armiqëve çdo gjë, kjo ndodh ose nga injoranca, naiviteti, ose nga mos kuptimi i "sekretit" shtetëror.

Le të kthehemi tek tema, të cilën e shtron me të drejtë z. Gjokë.

"Gjuha është shenjtëria e parë dhe e pazëvëndësueshme e cilitdo komb"

Ky është titulli i një shkrimi i z. Gjokë Dabajt, i botuar tek gazeta "Fjala e Lirë", me darë 27 shkurt 2021, prej të cilit mora shkas për tu ndalur.

Autori i nderuar shkruan: "Sllavët kishin ardhur dhe jetonin në tokën tonë, në js’kishin ditur kurrë ç’duhej të bënin. Krijuan kishën sërbe, dmth predikimin e fesë së krishterë në gjuhën sërbe, krijuan në krahun tjetër gllagolicën, dmth predikimin e fesë së krishterë në gjuhën kroate dhe realizuan asjhtu sërbizimin dhe kroatizimin e qindra mijë ilirëve. Toka ilire u bë ashtu tokë sllave!. Po ilirët, midis tyre dhe si pjesë e tyre, edhe arbërit, ç’bënë në të gjithë këta shekuj?!" Dhe në vazhdim z. Gjokë ndalet tek drejtuesit e mëdhenj me origjinë shqiptare që edhe kanë udhëhequr ato perandori, por që nuk "hodhën sytë" nga vendi dhe bashkëkombasit e tyre. "..., duke mos ditur të punojnë për vete në kufijtë e Perandorisë së Bizantit dhe duke u bërë më turq se turqit në Perandorinë Osmane".

Mbasi nxjerr në pah njëanshmërinë perandorake të udhëheqësve dhe drejtuesave të lartë me origjinë ilire dhe dardano-epirote (sipas kohëve) z. Gjokë shprehet: "Na rruat internacionalizmi! Do të thoshin shqiptarët e Jugut. E mira e të tjerëvet dhe e zeza e vetëvetes!".

Mbas një leximi të kujdesshëm të shkrimit të mësipërmë, si dhe mendimeve të disa intelektualëve të tjerë edhe të kohës sonë, ku fajësohet elementi udhëheqës shqiptar gjatë dymijëvjeçarit të erës sonë, sipas këndvështrimi tim, mendoj se duhen analizuar më realisht qendrimet e tyre. Kjo nuk do të thotë justifikim, por gjykim logjik dialektik.

Le të përqëndrohemi tek shprehja: "Na rruat internacionalizmi. E mira e të tjerëvet dhe e zeza e vetëvetes!".

Sigurisht që qendron, por ka vend edhe për tu diskutuar dhe për të nxjerrë shkaqet e vërteta të këtyre qendrimeve shqiptare ndaj përputhjes me "pushtuesit" mijëravjeçarë dhe "vënies" me vetëdije në shërbim të tyre, siç pretendohet në artikullin në fjalë dhe jo vetëm në këtë rast, por dhe nga shumë intelektualë të tjerë shqiptarë dhe të huaj.

Brezi im jetoi shekullin e kaluar, ku Bota udhëhiqej nga dy sisteme ekonomiko-shoqërore të ndryshëm, antagonistë: Sistemi kapitalist dhe sistemi socialist. E vërteta është se edhe në shekullin e XX, shqiptarët ishin ndarë, disa pranonin dhe i shërbenin "socializmit",disa të tjerë ishin kundra dhe flijoheshin për "kapitalizmin". Njëlloj si gjatë kohërave dymijëvjeçare perandorake. Një vijimësi historike që nuk mund të injorohet dhe as të mohohet. Për të mos patur keqkuptime, fenomeni absolutisht nuk është dhe nuk mund të jetë vetëm shqiptar. Nëse të djeshmen shqiptare (flasim për qendrimet e djeshme shqiptare, sepse kjo na intereson për temën) do ta trajtojmë të shkëputur nga njëllojshmëria e qendrimeve të popujve të tjerë (kur qendrimet ndaj perandorive janë të njëjta) nuk bëjmë tjetër veçse izolimit, nënvlerësimit dhe shtrëmbërimit të qendrimeve reale. Vijimësia e qendrimeve ndërshekullore shumëkombëshe ndaj perandorive, tregon se jo vetëm nuk është fenomen shqiptar, por është detyrues, i imponuar, qoftë forcërisht apo "vetvetiu" i pranueshëm dhe i mbështetur për t'i shërbyer.

Ashtu si Perandori Kostandin dhe Justiniani i madh, etnikisht shqiptarë, apo kryevezirët shqiptarë të perandorisë Osmane, të cilët gjithçka e vunë në shërbim të perandorive përkatëse, që sot ne habitemi dhe vëmë në diskutim mosveprimet e tyre ndaj vendit dhe popullit që i përkisnin. Sigurishtl lëshojmë dhe kritika, po veprohet edhe sot, në aktualitetin tonë. Me veprimet që kryhen, sidomos në këto 30 vite, drejtuesit tanë shtetërorë e politikë janë "kokë e këmbë" me veprime dhe mos veprime në shërbim të Bashkimit Europian. Kemi dëgjuar dhe vazhdojmë të dëgjojmë me "zë dhe figurë" përfaqësuesit tanë shtetërorë, të cilët dalin në pararojë të mbrojtjes së tezave europiane, tepër entuziastë dhe vend e pa vend, duke u a kaluar edhe drejtuesave shtetërorë e politikë euroatlantikë, deklarojnë: "Shteti shqiptar është për mos ndryshim të kufijve në Ballkan". Deklarime të tilla tregojnë miopi, injorancë dhe nënështrim, në dëm të traditave, zakoneve, të identitetit, trashëgimisë kombëtare. Kur dihet e vërteta e sjelljes së fuqive të mëdha me coptimet ndaj kombit tonë. Dhe këto sjellje kanë krijuar specifikën që ⅔ e trojeve dhe banorët autoktonë shqiptarë padrejtësisht janë jashtë të së tërës. Ky fakt, jo i pa njohur, ne shqiptarëve, të paktën aktualisht, duhet të na kufizojë nga euforia dhe të dimë të rezervohemi. Të gjithë e dimë se aktualisht po veprohet ndryshe, bile ne bëhemi më ithtarë të mbetjes në statu-quo të kufijve. Kështu ngatërrojmë veprimet me mos veprime, taktikat me strategjinë, aftësinë dhe pa aftësinë për njohjen e situatave gjeopolitike. Kombi shqiptar, i coptuar territorialisht, i detyruar të ndjekë besimet fetare të perandorive apo të pushtuesit territorial, është fakt tjetër që i çfajëson në një masë të caktuar, prijësat e etnisë tonë, të të shkuarës historike.Shembull të qartë e kemi me arvanitasit e Greqisë, të cilët kanë rënë nën predikimet fetare duke përparësuar fenë para etnisë. Ata edhe sot nuk luftojnë për të drejtat etnike, por si shumicë shtet formuese janë pohues të kombit grek. Dukuri kjo edhe tek asimilimi i një pjese të madhe të popullsisë së etnisë tonë në kombe të shteteve sllave.

Historia dhe dialektika tregojnë se shoqëritë njerëzore nuk janë të qendrueshme përjetësisht në një apo në një tjetër rend ekonomiko-shoqëror, kohët sjellin ndryshime dhe ne duhet jo vetëm t'a pranojmë këtë të vërtetë, por edhe të dimë ta parashikojmë. Konkretisht, përqendrohemi tek gjeopolitika e Bashkimit Europian, së cilës i përkasim. Sot shumica e shteteve europiane janë anëtarë të BE-së dhe një pjesë dëshirojnë për tu anëtarësuar. Të gjitha këto shtete kanë hyrë dhe do të hyjnë në BE si shtete të veçanta, me kufijtë e tyre, kulturën, traditat, gjuhën etj. Si kundër u tha, ndryshimi është dialektik, që do të thotë se koha do sjellë ndryshimin e organizimit të sotëm të BE-së, me një organizim tjetër. Përpara kësaj pritshmërie dialektike, dikush duhet të merret me hartimin e taktikave dhe strategjive, ndryshe befasitë nuk i zgjidh dot çasti, momenti, ato zgjidhen nga parapërgaditjet strategjike, të cilat mbështetjen kryesore do ta kenë edhe tek kriteret e fillimit të anëtarësimit në në BE. Kjo për të mos u deklaruar, siç thuhet edhe nga personalitetet tona shtetërore se vendi po ecën "rrumpallë".

Dy shtetet shqiptare, krahas marrëveshjeve dy palëshe për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave etj, për shkak të identitetit etnik, obligohen në krijimin e një institucioni të vetëm, të përbashkët, i cili, ashtu si NASA në SHBA-kës (sigurisht në përmasat me raportin e popullsisë), të kenë një strukturë shkencore për hulumtimin, studimin dhe përgaditjen e taktikave përkatëse të strategjisë së ribashkimit etnik shqiptar.

Ka thënie e kundërthënie të ndryshme lidhur me etninë shqiptare dhe shtrirjen e saj territoriale. Disa ngrejnë zërin lart e më lart se nuk ka patur "shtet shqiptar", (kur dihet që gjithë shtetet janë të vonshme), etj. Nuk ja vlen të ndalemi për sqarim, sepse njerëzit, kushdoqofshin, me mendime të tilla nuk arrijnë që organizimet shoqërore ti trajtojnë në përputhje me kohët, vendet dhe rendet administrative. Një e vërtetë e pamohueshme është se

shtrirja territoriale e etnosit iliro-epirot në gadishullin e Ballkanit, dihet fort mirë gjeografikish dhe historikisht, nuk e teprojmë nëse themi: "Më mirë, më i qartë dhe më i përcaktuar se çdo shtet tjetër europian". Shkurt, shpejt dhe saktë, shtrirja si etnos iliro-epirote ka qenë fort mirë e përcaktuar që nga lashtësia, kufij që njihen dhe dihen edhe sot.

Kjo veçori është një tjetër argument shkencor vërtetues i autoktonisë tonë.

Studjues: Fahri Dahri

Itali, më 10/03/2021

20 views1 comment

1 Comment


Resmi Osmani
Resmi Osmani
Mar 10, 2021

Pershendetje.

I kam lexuar shkrimet ne vazhdimesi per bashkimin kombetar, me shume prej tyre nuk jam dakord dhe kam rezerva, kur e shohin kete aspirate si pamundesi. Me objektiv dhe aktual e largpames me duket qendrimi i prof.Krisafit.

Se pari, pavaresisht nga trojet ku banojme e jetojme, ne duhet te bashkohemi e njesohemi shpirterisht, e kulturalisht, si te thuash te krijohet fryma e shendoshe albanofone kombetare, me gjuhen e folur e te shkruar,me artin, letersine , mardhenieve tregtare dhe shkembimeve,vizita te ndersjellta te organizuar, njohjen e historise sone te perbashket etj.

Se dyti, perpunimi dhe hartimi i nje strategjie dhe platforme kombetare per bashkimin, me hapa konkrete dhe afate te shtrira ne kohe per arritjen e synimit. I takon Akadem…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page