top of page

FILATI I THESPROTI/ÇAMËRISË


Sot po ju njoh me ish kryeqendrën e Çamërisë, Filatin. Kjo në vazhdim të ciklit "Të njohim Çamërinë", vendlindjen e të parëve tanë. Me këtë rast përshëndes të gjithë filaqotët dhe veçanërisht miqtë e mi të nderuar, profesor Selman Sheme dhe shkrimtarin Enver Kushi, dy personalitete të shquar spatariot. Spatari, fshat në afërsi të Filatit, ku janë kryer masakrat më ç'njerëzore nga ortodoksia greke në 1944 - mars 1945.

Të pa harruar do mbeten banorët e Çamërisë, të cilët u masakruan dhe u dëbuan nga shtëpitë e tyre, mbasi nuk pranuan konvertimin në ortodoks grekë, për të lejuar vendosjen e helenizmit në hapësirat tokësore të Shqipërisë natyrale. Amaneti i tyre është i gjallë, nuk do shuhet, as harrohet. Me plot besim se do të vendoset drejtësia.

FILATI I THESPROTI/ÇAMËRISË

Është i vendosur në veriperëndim të çamërisë, numëron më shumë se 2500 banorë të përhershëm; ndërsa Bashkia e Filatit, përfshirë fshatrat përreth ka një popullsi prej rreth 7,710 banorësh.

Është ndërtuar në një vend që ndodhen kodra dhe fusha. I vendosur mes një pylli të gjelbëruar, Filati është një qytet që çdokush gjen qetësinë që i duhet. Ka pamje magjepse, atje mpleksen malet, kodrat, fushat dhe deti.

Qyteti i Filatit ruan edhe sot sheshet e dikurshme, të ndërtuara me kalldrëm, janë ruajtur mirë. Anash shesheve, në katet e para ndeshej me lokale të ndryshme ku zhvillohen aktivitete të ndryshme tregrare. Atje ka dhe monumente të heronjëve të kohëve të shkuara. Në disa prej shesheve ndodhen shatërvanë me vazo të lulëzuara, të cilat aromizojnë ambjentin për rreth. Shtëpiat, kryesisht dy katëshe me avlli, dhe portat e zbukuruara me lule shumëngjyrëshe. Në afërsi të qytetit ndodhen disa qendra banimi. Foiniki (Finiqi), Giromeri, Plaisio, Faneromeni, Sajadha e Vjetër, Spatari, Vërsela, Picari, Kastria, Smërte etj.

Gjithashtu ndodhet rreth 215 mlje (ose 346 km) në veri-perëndim të Athinës. Aty pranë ka disa vende të trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Vendi më i afërt i trashëgimisë botërore është Butrinti në kufirin Shqiptar në një distancë prej 18 milje (ose 30 km). Afër ndodhet dhe Korfuzi në një distancë prej 21 milje (ose 30 km), në Veri-Perëndim. Në afërsi të Filatit janë qyteti i Gumenicës dhe disa vend banime si brenda kufirit dhe jashtë kufirit grek, si Konispoli, Paramëthia, Markati dhe Livadhja.

Është njësi rajonale e prefekturës së Thesprotisë. Si Bashki ka 583,5 km2 (225,3 mi katror).

Pak mbi historinë e lashtë

Në lashtësi zona e Filatit banohej nga fisi epirot grek i kaonëve. Në lashtësi, zona rreth qytetit njihej si Kestrinë, e ndarë nga Thesprotia prej lumit Thyamis. E kemi theksuar në shkrimet e tjera se Thesprotia e lashtë ndodhej midis hapësirës së dy lumenjlve: "Acheron" në jug dhe "Thyamis" në veri. Nisur nga ky përcaktim kufiri, ka arësye që hapësira mbi lumin Thyamis të ishte pjesë e Kaonisë. Ky konkluzion arrihet për herë të parë. Sikurse sot, kur themi Çamëria kuptohet përfshirja e tre prefekturave: Thesproti, Prevez, Artë, si dhe Janina, Konica, Kosturi dhe gjithë pjesa perëndimore e Greqisë që lidhet me kufirin lindor të Shqipërisë. Rajoni i Filatit është emëruar nga qyteti antik i Kestrisë, që gjithëashtu njihej si Cammania, Cestria, Filiates, Ilion, Epirus, Troy, Epirus dhe Troia, Epirus. [Sipas Bell, Robert (1989). Emrat e vendeve në mitologjinë klasike. ABC-CLIO. fq. 78. ISBN 9780874365078]. Po ashtu sipas Pausanias në veprën e tij "Përshkrimi i Greqisë", emrin Kestrinë e mori nga Kestrinus, djali i Helenusit, pasi më parë kishte emërtimin Cammania. Vendi i qytetit të lashtë të Kestrias (Kastrizës) shtrihet mbi kufirin shqiptar. [Sipas Richard Talbert, ed. (2000), Atlasi Barrington i Botës Greke e Romake. Shtypi i Universitetit të Princetonit.fq.54, dhe shënimet e drejtorisë shoqëruese]

Historia moderne

Në shekullin e 15 edhe Filiaqotët ranë nën sundimin osman dhe u përfshinë në sanxhakun e Janinës. Gjatë sundimit osman të shekullit të 17 dhe të 18, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së qytetit u konvertua në myslimanë.

Gjatë shtypjes së luftës në vitit 1854 në Epir nga autoritetet osmane, grupe të armatosura greke, nën udhëheqjen e arvanitasit Griva, i shkaktuan qytetit të Filatit dhe gjithë Çamërisë dëme të shumta.

Do të paraqes këtu edhe mënyrën si e ka trajtuar pala greke këtë ngjarje tepër tragjike, kjo për të kuptuar tjetërsimin, shtrëmbërimin e masakrave që ajo kryen, duke akuzuar, në rastin konkret çamët. Lexojmë: Sipas: "Vakalopoulos, Konstantinos Apostolou (2003). Historia tēs Ēpeirou: apo tis arches tēs Othōmanokratias hōs tis meres mas. Herodotos. fq. 373. ISBN 978-960 - 7290-97-7]. "Terrorizmi i çamëve në atë kohë i kaloi çdo precedent deri në fund të marsit 1854. Paramithia, Parga, Filati pësuan shkatërrime të mëdha. Në fshatrat Finiq, Faneromeni, Sideri, Giromeri, Koqinista ( Kokkinitsa), Gollai (Goula) dhe Paleochori, u therën burra e gra e fëmijë dhe u shkatërrua në masë të madhe manastiri i Velliani Paramythia". E vërteta është ndryshe. Pse është ndryshe? Sepse këto fshatra që përmebden këtu, janë në rajonin e Thesproti/ Çamërisë. A ka llogjikë që çamët të ndëshkojnë vetveten fshatçe? Unë them Jo. Pastaj: ç'farë kërkonin ortodoksët grekë të shkonin në Çamëri? (Një sqarim: në ato vite 1611, nuk kishte shtet grek; në 1854 sa ishte krijuar shteti grek). Po. Ata kërkonin që çamët nga katolikë, apo një pjesë e myslimanëve të konvertoheshin me shpatë në ortodoksë dhe helenizmi të ulej këmbëkryq, duke i u falur "Megalloidesë" që ti shtriheshin këmbët tej, deri në Shkumbin. Krahas këtij gjykimi lexojmë se si e shkruan të vërtetën Abedin Rakipi, i cili përshkruan 7 fazat, ku ortodoksia greke ka përdorur gjenocid ndaj çamëve: "Faza e katërt dhe ajo, e cila trajton ky shkrim, është ajo e vitit 1854 ku armata greko - arvanite, e drejtuar nga Theodhori Griva, Spiridon Karaiskaqi, dhe Theodhor Zeka masakruan me dhjetera fshatra te Çamërise Lindore dhe Jugore".

Vazhdojmë me Filatin. Në vitin 1907, Qamil Çami fillon punën si mësues dhe jep mësim në fshehtësi të shqipes së shkruar. Më 25 gusht 1908, së bashku me rilindasit e tjerë, hapën shkollën e parë shqipe të Filatit dhe u bë drejtori i saj. Fondet u siguruan nga populli i Fliatit, si Musa Demi (filaqot), rilindasit e zonës dhe shqiptarë të tjerë të shquar çamë si Rasih Dino, i biri i Abedin Dinos(Dinejt nga Preveza). [Sipas: Naska, Kaliopi (1999). Dokumente për Çamërinë: 1912-1939. Drejtoria e Përgjithshme]. [Sipas: Isufi, Hajredin (2002). Musa Demi dhe qëndresa çame: 1800-1947. Botimet Dudaj. fq 200–210. ISBN 99927-50-10-3.].

Në vitin 1911, gjatë periudhës së shpërbërjes së Perandorisë Osmane, në Filat u formua një çetë, me grupe të armatosura guerile që luftonin për autonomi nga Perandoria Osmane. Sipas: Gawrych, George (2006). "Gjysmëhëna dhe shqiponja: Sundimi osman, Islami dhe shqiptarët,187"]. M. V. Sakellariou në: "Epiri, 4000 vjet histori dhe qytetërim grek. Ekdotike Athenon Arkivuar 2010-06-14 në Wayback Machine, 1997. ISBN 960-213 - 371-6. f. 361, shkruan: “Popullsia vendase greke tregoi tolerancë sa herë që veprimet e ndërmarra nuk nxirrnin në pah prirje shoviniste, si në rastin e krijimit të “klubeve” shqiptare (në Konicë, Filat). Të jemi të vëmëndshëm në çdo frazë ku shkruhet nga pala greke, sepse kudo ata vendosin qëllimisht fjalën "greke" ose "popullsia vendase greke", kur në kohën që flitet banorët e Filatit janë shumicë çamë dhe jo grekë. Jo se e them unë, por deklarohet nga vetë grekët në fjalinë vijuse: "Lëvizjet e popullsisë në qytet që ndodhën nga mesi i shekullit të 19 dobësuan elitën myslimane dhe çuan në helenizimin gradual të qyteteve me shumicë shqiptare në atë zonë si Fliati në vitet 1920.

Kjo frazë na lë të kuptojmë edhe synimet, veprimet greke për helenizimin e vendit.

Të nderuar lexues!

Nga hulumtimet dhe studimet e bëra, konstatohet se historia është shkruar nga ato shtete dhe shkrues që dinin të shkruanin. Me këtë kuptohet që historia është e njëanshme, në rastin tonë fjala është që historinë shqiptare në marrëdhënie me grekët, e kanë shkruar grekët. Shkrimet lexohen nga shumë kush dhe kudo, kur kanë mësuar të shkruajnë e të lexojnë.. Kështu Greqia ka fitur se ka ditur të shkruaj, është lexuar prej shumë kohësh dhe popujsh, kështu zëri i saj ka zënë vend. Kurse nga ne, shqiptarët, është shkruar shumë pak dhe nga disa, sepse kemi qenë të persekutuar nga të gjithë shtetet. Ishte herezi shkrimi dhe gjuha shqipe. Sot, ne kemi mësuar të shkruajmë, të lexojmë dhe të themi të vërtetat tona. Ja si kanë shkruar grekët për ne dhe ne nuk i kemi përgënjeshtruar sepse ndërshekuj nuk jemi lejuar të shkruanim.

V.O. "Gjatë luftës greko-italiane qyteti i Filatit u dogj nga bandat kolaboracioniste shqiptare çame (28 tetor-14 nëntor 1940)". Kështu shkruan Gjeorgjia Kretsi. "Persekutimi dhe kujtesa në Shqipëri: një analizë e strategjive të kujtesës post-socialiste.Harrassowitz, 200".

Kështu kanë shkruar dhe shkruajnë grekët dhe mbi këtë bazl, kanë shkruar dhe të tjerët.

Nuk do ndalem shumë, por nuk mund të mos them të vërtetën lidhur me këtë tjetërsim, ku viktima trajtohet si vrasës dhe vrasësi si viktimë. Jo z. Kretsi. Çamët, që nga lashtësia ishin në vendin që quhet Çamëri, pra dhe në Filat. Asnjëherë nuk u dogj nga banorët e tij, ashtu si në çdo vend të botës që nuk djegin vetveten. Kanë ardhur të tjerë, nga jashtë Çamërisë dhe Filatit që bënë djegje dhe vjedhje. Kur cilësoni "Bandat kolaboracioniste shqiptare çame" dhe periudhën, ju gaboni, ose merrni për bazë atë ç'farë ju ka treguar greku me prapashtesat e tij, ose ashtu të paska pëlqyer. Periudha 28 tetor-14 nëntor 1944, është periudha që Italia ka pushtuar Shqipërinë dhe në ushtrinë e saj kishte rekrutuar edhe burra nga Shqipëria. Ishte ushtria e përzier italiane që sulmoi Greqinë dhe hyri nga hapësira territoriale e Çamërisë. Besoj kuptohet që nuk ishin çamët që erdhën bashkë me ushtrinë Italiane në Çamëri që ju dhe Greqia mashtroni duke manipuluar. Rajoni i Filatit dhe gjithë Çamëria deri në vitin 1944, vërtet ishin në shtëpinë e tyre, por është mashtrim dhe shpifje që ata u larguan gjatë çlirimit të Greqisë, sepse një pjesë e madhe e komunitetit bashkëpunoi me forcat naziste. Po ashtu çamët nuk u larguan me tërhqjen e Boshtit. Çamët u përballën me masakrat greke që nga qershori i 1944. Ishte ajo periudhë që filluan të largoheshin grupe grupe që të shpëtonin jetën e farë e fisit të tyre. Kështu është e vërteta dhe duhet të korigjohet historia manipuluese.

—-----

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, pothuajse të gjitha monumentet e kulturës çame të Filatit u shkatërruan, ashtu si dhe në të gjithë Çamërinë. Deri në fillim të shekullit 20, fuqia ekonomike qëndronte në duart e klasës së pronarëve myslimanë, shumë prej të cilëve merreshin me tregti dhe fajde. Kjo situatë kishte ndryshuar gradualisht që nga mesi i shekullit të 19, pasi një numër i vogël individësh dhe më vonë familjesh nga krahina e Janinës, u vendosën në qytetet kryesore të rajonit duke krijuar biznes. Në vitet 1920, atyre, që dalëngadalë erdhën për të krijuar një elitë që kërcënonte të merrte kontrollin ekonomik nga fisnikët myslimanë, iu bashkuan burra vendas (çamë). Prania e këtyre njerëzve çoi në një helenizim gradual të qyteteve dikur me shumicë shqiptare, si Margëllëçi dhe Filati, që shihej me përbuzje nga fshatarësia myslimane. Gjatë periudhës ndërmjet dy luftërave, rajoni i Filatit, nga lashtësia deri në vitin 1944, ishte vendi autokton i komunitetit shqiptar çam. Filati ishte kryesisht një qytet shqipfolës, por mbas vitit 1939, me ndërhyrjet demografike popullsia po ndryshonte strukturë duke u bërë gjithnjë e më shumë greqishtfolëse. Sipas: Hammond, Nicholas Geoffrey Lemprière (1967) në: Epiri: "Gjeografia, mbetjet e lashta, Historia dhe topografia e Epirit dhe zonave ngjitur". Oxford: Clarendon Press. fq. 27. ISBN 9780198142539: "Tregëtia në qytetin e Filatit dhe në Paramëthi, përpara vitit 1939 kryesisht bëhej në gjuhën shqipe, ndërsa më pas filloi të ishte e pranishme edhe e folura në gjuhën greke".; fq. 83. Në, atë kohë Filati ishte Kryeqyteti i zonës së Çamërisë.

Në vitin 1928, përfaqësues të komunitetit çam të Paramëthisë, Karbunarit dhe të Filatit, kërkuan hapjen e dy shkollave myslimane të cilat do t'i financonin vetë. Autoritetet greke e refuzuan zyrtarisht atë kërkesë, me frikën se këto shkolla myslimane do t'i shërbenin propagandës shtetërore shqiptare duke nxitur një ndjenjë antigreke tek çamët e Çamërisë. Pavarësisht kësaj, qeveria greke e lejoi funksionimin e tyre jozyrtarisht, sepse po të donte mund t'i mbyllte si të paligjshme në çdo kohë, si dhe mund të pretendonte se funksioni i tyre përmbushte kërkesat për shkollat ​​shqipe në Çamëri.

Po në vitin 1930, një komitet shqiptar i Çamërisë nga Filati. i kërkoi qeverisë greke përdorimin e gjuhës shqipe në shkollat ​​publike, lejimin e përdorimit të saj nga nxënësit dhe të drejtën e hapjes së shkollave private në Filat. Më pas banorët e Filatit e paraqitën kërkesën e tyre në

Lidhjen e Kombeve, por pa sukses.

Kështu e trajton Kretsi, Gjeorgji (2002). "E kaluara e fshehtë e trojeve kufitare greko-shqiptare. Shqiptarët myslimanë çamë: Perspektiva mbi një konflikt mbi llogaridhënien historike dhe të drejtat aktuale". Ethnologia Balkanica (6/2002): 171–195.

Në shtator të vitit 1944, gjatë tërheqjes së Boshtit, forcat e andartëve të EDES kryen masakra të llahtarshme ndaj banorëve, gjoja se ata kishin bashkëpunuar me pushtuesit. Zervistët gjatë 5 ditëve kryen vrasje, dhunime, grumbullim të banorëve në godina, burrat veç, gratë veç, i torturonin me mjete dhe mënyra nga më ç'njerëzoret. Shkatërronin gjithçka, digjnin shtëpi, dyqane, etj. Në kushtet mizore që kryheshin nga zervistët, banorët e komunitetit çam u detyruan të largoheshin nga qyteti, drejt kufirit të Qafë Botës, në shtetin shqiptar. Monumentet e shqiptarëve çamë të Filatit u shkatërruan gjatë Luftës së Dytë Botërore. [Sipss: Kiel, Machiel (1990). "Arkitektura osmane në Shqipëri, 1385-1912. Qendra Kërkimore për Historinë, Artin dhe Kulturën Islame. fq. 3. ISBN"].

II

Masaakrat greke ndaj çamëve

Shovinizmi i djeshëm dhe i sotëm grek, udhëhiqen me idelogji dhe strategji afatgjatë. Bazë për ideologji të gllabërimit, kanë "megaloidenë" e aventurierit Jan Katalisis. Ideologji udhëzuese edhe për politiken me fqinjësitë. Kjo ideologji, është praktikuar nga 1821 e deri sot, veç tjerash shquhet për pabesi, mosmirënjohje dhe ndaj rolit të shqiptareve të Jugut, që i dhanë pavarësinë Greqisë, jo që nuk janë përgëzuar, por kanë kaluar në urrejtje, në egërsi. Cilësi karakteri, që nuk duhen harruar, por që kërkojnë shumë kujdes në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi.

Ishin shqiptarët e jugut të cilët u vunë në krye të luftës për çlirimin e Greqisë nga pushtuesit osmanë. Nuk harrohen prijësit e pavdekshëm Zguraj e Vranaj, Basharët e Pjeter Buajt, Kladet e Kolokotronët, Alisa Peletheu e Mitesh, Manol Bloshi dhe Andriucio, Andrea Verushi dhe më i madhi

Marko Boçari, etj.Të gjithë shqiptarë, ose nga 100 heronj që çliruan Greqinë, 90 prej tyre ishin me rrënjë e degë shqiptarë. Atyre nuk u ëdhtë dhënë vlerësimi i merituar, madje meqënëse ishin të krishterë, janë përvetësuar si luftëtarë grekë. U kanë vjedhur dhe identitetin. Ja, kjo është mirënjohja greke. Greqia, veç mosnjohjes së heroizmit të heronjëve shqiptarë për çlirimin e Greqisë, nuk ka shfaqur ndaj shtetit "Mëmë" të atyre heronjëve, asnjëherë miqësi, apo mirënjohje. Përkundrazi veprimet e tyre janë tepër agresive, armiqësore, vrasëse, dëbuese dhe prej 82 vitesh na bën karshillëk me një palo "Ligj lufte", absurd, të turpshëm.

Pse vepron kështu? Sepse është e betuar në zbatimin e strategjisë ortodokse që të shtrijë "këmbët" deri në lumin Shkumbin.

"Shovinizmi ortodoks mesjetar grek, bënte planet për pastrim total etnik, në Greqi të mos ngelej asnjë mysliman, duke i përzënë për në Turqi dhe Shqipëri, ndërsa një pjesë tjetër i dërgonte nepër ishujt e Egjeut. Ata që do ngeleshin do ndërronin edhe fenë, edhe kombësinë". Ndërsa Fuqitë e Mëdha heshtën kur Greqia përzuri nga trojet shqiptare mbi 80 mijë shqiptarë autoktonë, ku një pjesë i dërgoi në Turqi, të tjerët i shpërndau nëpër ishujt e vdekjes, duke u mohuar se bashku me të drejtat dhe emrin shqiptar, të cilat çamët shqiptarë i kishin mbrojtur dhe u kishin rezistuar katër perandorive të egra.

Kur forcat zerviste u shpartalluan nga forcat e ELAS-it dhe Çamëria u çlirua, një pjesë e popullsisë çame që gjendej afër kufirit u rikthyen dhe arritën deri më Filat. Por kjo nuk zgjati shumë. Pas kapitullimit të ELAS-it më 13 shkurt 1945 (sipas marrëvedhjes së Varkizës), çeta të frymëzuara nga qeveritarët e Athinës me në krye Plastirasin, ndoqën shembullin e Zervës duke masakruar për të dytën herë popullsinë çame që ishte kthyer. Sipas hetimeve që kreu në këtë kohë Misioni ushtarak Britanik, dilte se udhëheqësit e kësaj masakre kishin qenë leitnant Kristo Kaca, që kishte ardhur nga Korfuzi, major Ilia Kaca, që kishte ardhur nga fshati Palo dhe kolonel Zoto, të cilët ishin vënë në krye të një grupi banditësh nga Korfuzi dhe të disa banorëve grekë vendas, anëtarë të forcave të Plastirasit, gjithsej rreth 100 vetë. Ky grup i srmatosur i qeverisë së Plastirasit, më 13 mars 1945 shpërtheu një terror në Filat dhe vranë 70 vetë. Sasia e emigrantëve që ishin kthyer në tokat dhe shtëpitë e tye ishte 3000 deri në 5000 veta. Autoritetet britanike pohojnë se sulmi i fundit i grekëve nuk u provokua nga shqiptarët, por ishte rezultat i "vazhdimit të ndjenjave ekstreme antishqiptare të grekëve në këtë rajon". Ky akt i ri kriminal, i kryer disa muaj pas masakrave të verës të vitit 1944, dëshmonte jo për veprime thjesht hakmarrëse, por për një politikë të përcaktuar mirë të kishës ortodokse dhe të Qeverisë Greke, të cilat e kishin shtrirë plotësisht autoritetin e tyre në të gjithë vendin edhe në rajonin e Çamërisë.

Nga masakrat dhe tragjedia e kryer, vetëm në Filat dhe Paramëthi, që u zhvilluan përkatësisht në qershor dhe tetor të vitit 1944, rezultati ishte afro 2,000 të vrarë. Në Filat 1286 të vrarë dhe në Paramëthi 673 të vrarë, gra, fëmijë, pleq dhe burra të paarmatosur, të masakruar në mënyrën më çnjerëzore nga bandat zerviste. Kurse në Gumenicë 192 të vrarë dhe në Pargë 620. Vetëm në fshatrat e Paramëthisë, Gardhitës, Dhragumisë, Karbunarit, Veliat, Filatit, Galbaqit dhe Spatarit u grabitën 4.949.000 okë drithë, 2.217.500 okë tërshërë dhe elb, 361.500 okë djathtë, 457.700 okë vaj ulliri, 12.850 okë gjalpë, 27.020 krerë bagëti të imta, 18.500 okë duhan, 26.800 okë oriz, 37.000 okë bajame, 2.500-3.000 shtëpi të djegura dhe dëme të tjera të pronës që arrinin në 84700 frs.

—----------

Ka shumë dëshmi nga të mbijetuarit çamë, por këtu do sjell dëshminë e Dervish Sulos, banor autokton i fshatit Spatar. Sipas historianit Kastriot Dervishit në librin: "Masakrat në Çamëri", dëshmohet:

"Në shtatorin e 1944 çetat zerviste të komanduara nga kolonel Kranja, etj., rrethuan nga të gjitha anët Spatarin. Të premten pas dreke në orën 11:00 allaturka zervistët hynë në katund. Në mëngjesin e ditës tjetër grumbulluan të gjithë popullin tek xhamia e fshatit, nga ana tjetër ushtarët filluan të grabisin e të çnderojnë gratë, vajzat e plakat. P.C 50 vjeçe mbasi e çnderuan dhe i morën paratë, i prenë flokët, veshët, e vranë në bahçen e saj, tek guri i Muçes. Në shtëpinë time qe familja e Sako Banushit nga Skopiona. Mbasi çnderuan gratë, i shpuan me thikë dhe në fund i vranë. Burrat që i kishin mbledhur në xhami, i shpunë në shtëpinë e Kocanit në Filat, ku i vranë në një gropë në fushën e Filatit".

Të tilla dëshmi nga të çamëve, ku rrëfejnë kasaphanën greke, jo vetëm në Filat, por për të gjithë zonën e Çamërisë, janë të shkruara tek libri "Masakrat në Çamëri".

Studjues i trevës së Çamërisë-

Fahri Dahri. Londër, më 10/12/2022.-

119 views0 comments

Komentáre


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page