Sokol Demaku
Festivali i XII Ndërkombëtar i poezisë ”Sofrra poetike Borås 2023” nga data 3 deri ne 5 qershor 2023 në Borås të Suedisë
Të ndryshëm por shumë të ngjashëm
-një takim mes dy kulturave
Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” me seli në qytetin pitoresk Borås të Suedisë përnedimore është një nder amabasadorët e kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare në mërgatë. Puna e anëtarëve të saj ka bërë jehonë jo vetëm në Suedi por edhe në një dimeter shumë të gjerë të rruzulitë tokësor me aktivitet dhe prezentimin e kuklturës shqiptare në mërgatë.
Nga data 3 deri ne 5 qershor kjo Qendres organizon Festivalin me emër ”Të ndryshëm por shumë të ngjashëm” një takim mes dy kulturave, një Festival që organziohet nga QKSH Migjeni këtu e XII vite me radhë në këtë qytet, por deri me këtë vit ishte vetëm një ditë dhe ate vetëm me Festivalin e poezisë ”Sofra poetike në Borås”, e këtë vit pos Festivalit të poezisë që do mbahet n ë Borås në 3 qershor 2023 me fillim ga ora 11:00 në lokalet e Norrby Hus në Borås ku pjesëmarrjen e tyre ka lajmerua pena eminente të poezisë shiqpe, seudeze, angleze, italiane po edhe norvegjeze dhe daneze. Thuhet se këtë vit është viti rekord me paraqitjen e tyre të poeteve në këtë Festival ku numri i tyre eshte 120 poet në 12 gjuhë botërore ku dominon poezia shqipe, pastaj ajo suedeze, bullgare, iatliane, angleze, kurde, spanjolle, arabe por edhe kroate dhe boshnjake.
Edhe këtë vit sikur edhe kater vitete e më parshme QKSH MIgjeni do ndaj Pallketen e artë të Migjenit për dy poetet me të mirë të Festivalit dhe dhe një cmim për krijuesin me të mirë në lamin e sportit, aritit, filmit dhe aktiviteteve tjera kulturore në mërgatë. QKSH Migjeni me kohë është nagazhua dhe ka nxjerrë nga shtypi Antologjin e Festivlit ”Fjalë me krahë” në 310 faqe me poezitë e të gjithë poetëve pjesëmarrës në Festival.
E Fesrtivali do vazhdoj edhe diten e 4 qershorit 2023 në Museun e qytetit Borås konkretisht në Ramnapark me një Revu mode me veshje kombetare, këngë dhe valle shqiptare dhe suedeze. Manifestim që do jetë në regji të dy shoqatave ”Borås Hembugsgille” dhe ”7hörad kulturhistoriska föreningen” së bashku me shoqaten shqiptare ”Iliria” nga Norrköping dhe Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” do porezentohen veshje kombëtare, kengë dhe valle popullore për publikune pranishëm e që mendohet se do jetë i shumtë pasi që atë javë Festohet edhe Dita kombetare e Suedise 6 qershori.
Aktivtete kulturore dhe letrare QKSH ”Migjeni” do i vazhdoj edhe ne datë 5 qershor 2023 në qytetin Uddevalla ku nga ora 13:00 do mbahet orë letrare me poet shqiptar dhe suedez dhe mysafirë të Festivalit të XII Nderkombetar të peozisë ”Sofra poetike Borås 2023” si dhe prezentim libri të autoreve anetar të QKSH Migjeni botuar mes dy Festivaleve.
Nga organziatori QKSH Migjeni thonë se hyrja në Festival është falas dhe se në date 4 qershor ftojnë të ri e të reja që të provojnë veshjet kombetare shqiptare në Revynë e modës organizuar për prezentimin e veshjeve kombetare shqiptare.
Comments