Festivali
Nga Fatmir Terziu
Ndoshta midisjet e kohës i shqyen
ushkurret
që kanë lëshuar pantallonat
rrugë e pa rrugë.
Erërat
të fryra përjetësisht nga kacekët e tyre
me ngjethje fishkëllimash
u hedhin hi syve.
Nëpër zyra, seli, trotuare
shqyejnë portrete,
afishe,
derte
dhe po i moderojnë festivalet.
Mbi qiellgërryes
përmbi daça
duf i këngës i zënë nga mjegulla e një dimri rrënkues:
flet me veten: më mbyllni sytë ju paça!
Comentarios