top of page

Festa e Ditës së Verës dhe Zana e Çermenikës



Agim Qoku


Deri në ditët e sotme ndonëse me ndryshime e ndërthurje të dukshme në strukturë e përmbajtje nga ndikimi i dukurive të reja shoqërore vijnë përjetimet e të shkuarës së lashtë nga të gjitha trevat shqiptare në formë mitesh , ritesh, besimesh e festash pagane. Një ndër to është edhe festa e Ditës së Verës e kthyer në një festë mbarkombëtare ndër shqipëtarë. Për origjinën e kësaj feste është shkruar e folur shumë pak. Dita e Verës ndër shqipëtarë festohet si një festë pagane, përkon me datën 1 Mars sipas kalendarit të vjetër Julian dhe me datën 14 Mars në kalendarin e sotëm. Ajo është një ditë e Pranverës, natyrës , ripërtëritjes, ku dimri është larguar e ka më shumë ndriçim për të filluar punët e stinës në bujqësi dhe bagëtitë mund të dalin nëpër kullota. Në vise të ndryshme shqiptare Dita e Verës konsiderohet dhe si Krye Viti ose dita e parë e Vitit të Ri. Ajo është një rit shumë i lashtë e ardhur në shekuj si festë e popujve mesdhetarë por që në Ilirinë Antike e më vonë në trojet Arbërore ruajti të pa prekur tërë elementët e saj. Besimi Kristjan e më vonë Islami si fe moneteiste në trojet shqiptare, nuk u shqetësuan shumë nga prania e elementëve paganë, si në folklor ashtu dhe për festa të ndryshme. Prandaj shumë element ndonëse me ndryshime e përshtatje të vogla të këtyre festave ruhen të pastra që nga lashtësia. Kjo ndodhi edhe me festën e Ditës së Verës të cilën Faik Konica e konsideron si më të “vjetrën e rracës sonë” që nuk i bën dëm njeriut e sjell gëzim të kulluar në çdo shtëpi.Dita e Verës në ciklin e madh të natyrës shfaqet si një hallkë e kufi kohor ku jeta mer një impuls mrekullues e të përjetshëm ,ku mitologjia e lashtësia kanë ndikuar dhe në krijimin e botëkuptimit psiko-social, moral, kulturor e human të shqiptarëve. Në këtë kuptim ajo është bërë dhe pjesë e historisë së tyre në shekuj. Duke hulumtuar në fushën e studimeve etnologjike gjejmë fakte e të dhëna historike që festën e Ditës së Verës, hershmërinë e saj e lidhin me krahinën e Çermenikës, me Dianën e Kandavëve dhe Zanën e Çermenikës. Në fakt në shek: e III para krishtit trojet e Ilirisë Antike morën një zhvillim të madh sidomos ato krahina që ishin më afër qendrave tregtare e rrugëve që lidhnin lindjen me perëndimin siç ishte edhe Egnatia. Një gjë e tillë ndodhi edhe në provincën Ilire të Kandavisë e cila gjëndej në rrjedhën e sipërme të lumit Genesis ( emri antik i Shkumbinit ) ose aty ku shtrihen Çermenika e Librazhdi sot. Ilirët ashtu si Grekët e Romakët kishin perënditë e tyre dhe përëndia Ilire më e njohur kulti i secilës ishte më i përhapur ishte Hyjnesha e Kandavëve. Romakët pasi pushtuan Ilirinë këtë hyjneshë e quanin Diana Kandaviensis ose Diana e Kandavëve, duke e barazuar me Dianën Romake. Arkeologu e studiuesi i mirnjohur Neritan Çeka, panteonin e perëndive Ilire e radhit sipas fiseve të cilave ato u përkisnin e sipas tij Diana Agusta Kandaviensis e cila ishte perëndesha Ilire e pyjeve dhe e gjuetisë ishte perëndesha e banorëve të lashtë të Kandavisë (Fisi ilir I Kandavëve ). Mendohet se Diana e Kandavëve kishte një tempull të sajë në provincën Ilire të Kandavisë.Në të gjitha informacionet që vijnë prej studjuesve të antikitetit ka një përputhje në raport me pozicionon e krahinës antike të Kandavisë me atë të Çermenikës së sotme.Në fakt Çermenika Labinoti ndodhen në pjesën Veriore të Kandavisë Antike,në të djathtë të Shkumbinit dhe formojnë një njësi etnografike, gjuhësore e folklorike më vete. Ato janë pjesë e Gegërisë dhe kufiri jugor i saj është vëndi ku realisht bashkohet Toskëria me Gegërinë ( ose fundi i Dibrës së Poshtëme).Mendohet që Çermenika të jetë themeluar si njësi me karakter besimi ndoshta nga shekulli i II ose i III pas krishtit me 12 fshatra (12 vëllezëer ) se 12 shëjtorë kishte krishti e cila edhe sot konsiderohet si vend i shejtë.Kjo ndoshta dhe për faktin se për pesë shekuj të sundimit të arianitëve Çermenika ishte kryeqendra e tyre dhe u bë pjesë e qenësishme e historisësë kombëtare të shqiptarëve. Edhe sot në fshatrat e sajë hasen gjurmë e vëndbanimeve të antikitetit Ilir. Kandavët e lashtë të Çermenikës organizonin festa të ndryshme për hir të perëndeshës së tyre Dianës së Kandavisë ku më e rëndësishmja e tyre ishte Dita e Verës. Traditcionalisht Dita e Verës si qendër festimesh ka patur Elbasanin për të cilën studiuesi Hyni Çeka cilësonte “ Ajo ka lindur në rrethinat e qytetit të Elbasanit dhe prej këndej ky ceremonial u përhap në të gjitha trojet shqiptare duke u kthyer në një festë mbarë shqiptare e cila kremtohet kudo ata jetojnë. Sipas tij Dita e Verës i kushtohej Dianës së Kandavëve ose Zanës së Çermenikës. Nëse ju referohemi studjuesve të gjuhësisë togu latin i bashtingullorëve ‘-dj’ është kthyer në ‘-z’ të shqipes e emri latin “Diana” në shqip u bë “Zana”. Kjo është arsyeja që Djana e Çermenikës të thirrej më vonë Zana e Çermenikës.Pof E Çabej shkon akoma më tej kur bën këtë interpretim:”Emri “Diana”ishte interppretim latin i perëndeshës vëndase para romake” thënë ndryshe I Zanes Ilire. Popullsia e Çermenikës krahas Ditës se Verës edhe sot festoon dhe festa të tjera si Shëngjergji (22 Prill), Shemitri (26 Tetor), Novruzi (22 Mars) të cilat në rite e botkuptim janë tërësisht pagane. Çermenika është një amfiteatër i madh i rrethuar me male ku për afro 6000 vjet jeta e ka mundur vdekjen,ku aktorë e spektatorë qenë banorët e saj. Rëfejat bashkë me legjendat në këtë trevë krijuan qeniet mitologjike,ndeshën me njëra tjetrën, të natyrshmen me të mbinatyrshmen ndër male, lugje, gurra, mrize e kroje,pasi vetë ata besonin se këto qenie ndikonin e përcaktonin fatin e tyre.Kjo ka ndodhur që në periudhat para historike e la gjurmë në memorien e çdo brezi e trashëgohen si mite edhe sot.E tillë ishte edhe Zana e Çermenikës.Figura e saj ishte nga më të spikaturat e mitologjisë shqiptare. Ashtu si motrat e saj Greko-Romake banonte në pyje të dendur në male të lartë ,ndër mrize, gurra,kroje,ujvara duke kalëruar mbi dragoj e drerë.Studjues të mitlogjisë shpjegojnë se figura mitologjike e Zanës së Çermenikës ishte pasuese e hyjneshës Diana e Kandaveve e banorëve ilirë të Kandavisë antike e më vonë të Çëemenikës.Çermenikasit mendonin se Zanat ose perritë ishin femra të reja shumë të bukura,simbol i bukurisë femërore, të dashura e që mund të gjendeshin gjithmonë pranë, me bukurinë e fuqinë e tyre. Zana e Çermenikës konsiderohej si një nuse e bukur dhe përfytërimi për të u shpreh edhe në përralla,legjenda,tregime,ninulla,këngë, ,toponime që ruhen ende sot,urime e mallkime identike me ato të Zanave të tjera që përmenden në mitologjinë shqiptare. Thuhet se Zana e Çermenikës shfaqej në Liqenin e Floqit përmbi zambakët e ujit dhe se ndoshta dhe emri Floq vjen nga fjala floçkë lule e bukur qe për rastin eshtë zambaku i ujit Gjatë kremtimit të Ditës së Verës njerëzia në Çermenikë mbushej me gëzim, kremtonin e festonin të gjithë sëbashku në bazë gjinie , familje e fisi, të pasur e të varfër. Dita e Verës ishte kryfesta e Çermenikës , para përgatitja niste më 13 Mars ku fëmijët dilnin e mblidhnin lule të cilat i vendosnin në dyer e mure të shtëpisë. Një pjesë e luleve dhe barishteve të njoma hidheshin në ujë e me të më 14 në mëngjes spërkateshin të vegjlit për ti zgjuar dhe të gjitha dhomat e shtëpisë. Me 13 në darkë të gjithë mblidheshin herët në shtëpi ku përgatitej e gatuhej gjithçka për të nesërmen deri në detaje.Ushqimet më të preferuara ishin byreku me vezë e pastërmani dhe pula me arra. Zgjimi bëhej herët e fëmijët pasi lanin sytë me ujin e përzier me bar shkonin derë më derë duke tundur zilet e bagëtive ku priteshin e përcilleshin me bujari nga amvisat e shtëpisë duke u doravitur ku dhurata më e çmuar konsiderohej veza e shoqëruar me arrë e pala fiku.Data 14 Mars ishte ditë peligrinazhi e vizitash të ndërsjellta. Po me datë 13 të rinjtë ndiznin zjarre të mëdha enkas për këtë festë ku gara fitohej prej atij që bënte zjarrin më të madh. Ky rit simbolizonte largimin e dimrit. Edhe verorja kishte simbolikën e sajë, pasi të mbronte nga të ligat. Ndryshe nga Elbasani ku verorja mbante ngjyrë të kuqe dhe të bardhë që simbolizonin ngjyrën e gjakut dhe pastërtinë, ajo e Çermenikës kishte dhe ngjyrën e blertë që simbolizonte gjelbërimin në natyrë.Në Ditën e Verës nuk punohej ,nuk priteshin pemë se jeta nuk mund të ndërpritej.Gratë nuk zinin me dorë as shtizat për thurur e as gjilpërët për të qepur e qëndisur se u shkonte vera duke u grindur.Dita e Verës është konsideruar dhe kremtuar si një festë e madhe e natyrës pasi vetë ekzistenca e shoqërisë njerëzore është varur nga natyra dhe burimet e saj, prodhimet me natyrë bimore e shtazore e lëndët e para. Të gjitha këto burime njerëzimi që herët i kultivoi në fshatra e qytetet i përkasin një periudhe të mëvonshme historike. Në këtë kuptim Dita e Verës mund të konsiderohet si një festë fshati ashtu si shumë rite e festa të tjera pagane. Vetë fjala “Pagan” që në latinisht “Paganus” do të thotë banor fshati gjë që e vërteton pohimin e mësipërm. Për këtë arsye mund të themi se në Elbasan si epiqendra e Ditës së Verës kjo festë erdhi më vonë nga Çermenika. Qyteti i Elbasanit sipas historianve është ndërtuar mbi një vëndbanim antik dhe gjatë pushtimit romak e më vonë shërbeu si stacion i rrugës Egnatia si një pik nyje e ilirisë antike. Elbasani është rrënuar disa herë gjatë antikitetit të vonë e mesjetës së hershme duke sjellë boshatisje e largim të popullsisë. Ripopullimet e tij të paktën që nga shekulli i XII janë bërë nga popullsitë iliro-arbërore që zbritën nga malësitë e Çermenikës, Polisit, Shpatit e Krrabës. Këto popullsi ruajnë akoma edhe sot mbiemrat e tyre të vjetër e të krahinave nga erdhën. Ata sollën me vete edhe festën e Ditës së Verës me gjithë ritet e saj. Këto rite në Elbasan u pasuruan e u kalçifikuan aq sa edhe sot kur dita e verës festohet si festë zyrtare Elbasani konsiderohet si epiqendra e këtore festimëvë. E veçanta në Elbasan është pëergatitja e Ballokumes si ushqim special pëer këtë ditë dhe e Kames (hises) dhurata për festë nga familjet për të afërmit e miqtë si dhe mes të fejuarve Mendoj se ballokumja si ushqim në këtë ditë të përtritjes së natyrë ka dhe një kuptim tjetëer.Ajo duke u përdorur në kohë si ushqim për të vëgjlit e për gratë lehona sjell mesazhin se në këtë trevë ku luftrat dhe epidemitë kanë bërë dëme të mëdha, kujdesi për të vegjlit e nënat të shtohej aq sa çdo familje në Elbasan të kishte në listën e orendive shtëpiake enë bakri ku gatuhej ballokumja.Festa e Ditës së Verës në Elbasan kalon në katër e tapa që janë:Grumbullimi në kohë e përgatitja e zahireve.Ndezja e zjarrëve natën e 13 Marsit.Mëngjezi i 14 Marsit përgatitja për daljen në natyrë Pelegrinazhi e i Ditës së Verës e ngrënia që konsiderohen edhe piku i festës.Në të gjitha trevat shqiptare festimi i Ditës së Verës ka këta element të përbashkët:Grumbullimi i zahireve,mbledhja e luleve dhe barit të njomë.Ndezja e zjarreve kapërcimi i tyre , largimi i dimrit i të keqes dhe magjive.Spërkatja e banesës me ujë me bar lagja e fëmijëve duke i zguar dhe rituali i larjes me ujë mebar.Përgatitja e ushqimit,peligrinazhi,lojrat ,vizitat,dhuratat.Aktualisht festa e Ditës së Verës mbëtët si festa popullore që kremtohet më më madhështi nga shqiptarët e që trashëgon nga shekujt rituale me një domethënje të madhe Ajo është e lashtë sa vetë shqiptarët dhe treva që e ruajti dhe shpërndau ndër shqiptarë..


42 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page