top of page

FERRAT GJEMBAÇE



Ditët e mjegullta ngjyrë përhime,

lisa rrëzuar për dhe,vdisnin çdo ditë,

ferrat duar-trokisnin në zvarritje,

luftë kundër perendive deri në mallkim!


Nëpër shtëpi, heshtje varri,

të gjithë rreth sofrës me një tas supë,

trokitje lugësh alumini gudulisin tasin

pastaj në dyshekë kashte për gjumë!


Jashtë vraponin hijet e natës,

gjurmonin çdo lëvizje të banorve,

si dhelpra me sy e veshë nëpër dritare,

dhe lugët e pjatat donin t’i numuronin!


fushave bleronte misri dhe gruri,

njerzia në punë në lindje e perendim dielli,

bukë misri që s’e shponte as plumbi,

në raftet e bukës prej druri gjithë vjetin!


Ato pak lisa t’gjallë as vdekur z’bëzanin,

ferrat të hazsdisura këndonin këngën,

në gojën e ujkut ne hedhim vallen,

jemi perendia dhe  dielli i gjithë planetit!


Një ditë ferrat gjembaçe ndruan straetegji,

popullin tashmë të bërë si shkurre,

e ngritën në këmbë me thirrjen duam liri,

vetë dolën n’ballë ndruan ngjyrën e kostumit!


Sado që i modifikojnë kostumet e reja,

me paruke mbulojnë fytyrën e vertetë,

ferrat gjembaçe prodhojnë vetëm gjemba,

populli i verbuar akoma për ta duar troket!

@Xhavit Gasa

3 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page