top of page

Fejzulla BERISHA: SHBA – Arkitekti dhe Garanti i Marrëveshjeve Shqiptare në Ballkan




Prof.Dr.Fejzulla BERISHA


1. Rambuje 1999 – Marrëveshja që Parapriu Çlirimin e Kosovës

Në kulmin e represionit sistematik dhe dhunës shtetërore serbe kundër shqiptarëve të Kosovës, Shtetet e Bashkuara udhëhoqën përpjekjet diplomatike në Konferencën e Rambujesë (Francë), duke propozuar një marrëveshje për ndërprerjen e konfliktit dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve.Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright udhëhoqi përpjekjet diplomatike, duke ushtruar presion mbi delegacionin shqiptar që ta pranojë marrëveshjen, ndërsa Serbia e refuzoi kategorikisht.Pranimi nga pala shqiptare dhe refuzimi nga Serbia legjitimuan ndërhyrjen humanitare të NATO-s, e udhëhequr nga SHBA.Madeleine Albright u shfaq publikisht me delegacionin shqiptar, duke deklaruar: “Kosova nuk do të lihet në mëshirën e Millosheviçit.”



2. Fushata Ajrore e NATO-s (Mars–Qershor 1999)

NATO ndërmori një fushatë ajrore pa miratimin e OKB-së, për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë. Ajo përbën një nga rastet më domethënëse të ndërhyrjes humanitare në histori.Presidenti Bill Clinton dhe komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, ishin figurat kyçe politike dhe ushtarake.Çlirimi i Kosovës dhe vendosja e administratës ndërkombëtare përkohësisht (UNMIK).Gjatë vizitës në Ferizaj në 1999, Presidenti Clinton deklaroi: “Jam krenar që vendi im udhëhoqi këtë fushatë.”


3. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës (17 Shkurt 2008)

SHBA luajti rol thelbësor në përgatitjen dhe zbatimin e pavarësisë së mbikëqyrur përmes Grupit të Kontaktit dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë diplomatike.SHBA njohu menjëherë pavarësinë, përmes deklaratës së Sekretares së Shtetit, Condoleezza Rice. Presidenti George W. Bush, gjatë vizitës në Tiranë më 2007, deklaroi: “Kosova do të jetë e pavarur.”



4. Reforma në Drejtësi në Shqipëri (nga 2016 e në vazhdim)

SHBA ishte promotorja kryesore për reformën më të rëndësishme institucionale pas rënies së komunizmit në Shqipëri, përmes ambasadorëve Donald Lu dhe Yuri Kim.Vettingu, SPAK-u dhe BKH-ja janë ndërtuar me ndihmën teknike, ligjore dhe financiare të SHBA-së.Ambasadori Lu: “Politikanët e korruptuar do të shkojnë në burg, me ndihmën e drejtësisë së re që po ndërtojmë.”



5. Marrëveshja e Prespës (2018) – Rritja e Rolës së Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

SHBA mbështeti marrëveshjen për ndryshimin e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke garantuar rrugën për integrim në NATO dhe BE.Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përfituan nga stabiliteti institucional dhe avancuan si faktor politik vendimmarrës.Sekretari i Shtetit Mike Pompeo në Shkup (2019): “Maqedonia e Veriut ka bërë zgjedhjen e duhur.

6. Marrëveshja e Uashingtonit (4 Shtator 2020)

Iniciuar nga administrata Trump dhe ndërmjetësuar nga emisari Richard Grenell.Marrëveshje për normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë, njohje nga Izraeli për Kosovën, dhe ndalim i fushatave për mosnjohje.Takimi në Zyrën Ovale mes Hotit dhe Vuçiqit përpara Presidentit Trump – një simbol i fortë i rolit amerikan si ndërmjetësues global.



7. Çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Qëndrimi i SHBA: Mbështet zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, por vetëm brenda kornizës kushtetuese të Kosovës.Kundërshtimi: SHBA është e qartë në refuzimin e modeleve që krijojnë entitete paralele si “Republika Srpska”.Ilustrim konkret: Ambasadori Jeffrey Hovenier (2023): “Ne nuk mbështesim një asociacion që krijon një nivel të tretë të qeverisjes në Kosovë.”



8. Mbështetja për Shqipërinë dhe Kosovën në Struktura Euroatlantike

Roli i SHBA: Garantoi anëtarësimin e Shqipërisë në NATO (2009) dhe ka qenë mbështetëse e palëkundur e integrimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Gabriel Escobar: “Kosova ka vendin e saj në BE, NATO dhe organizatat ndërkombëtare.”SHBA ka vepruar-Si nismëtare (Rambuje 1999)-Si ndërmjetësuese (Uashington 2020),-Si garantuese (Prespa, NATO, Pavarësia),-Si zbatues institucional përmes USAID-it, diplomacisë dhe mbështetjes ushtarake.



SHBA si Faktor Parandalues dhe Bllokues i Marrëveshjeve të Dëmshme për Shqiptarët


1. Parandalimi i Ndarjes së Kosovës – Plani

Plani për “korrigjim kufijsh” parashikonte shkëmbime territoresh, me pasoja të rënda etnike dhe gjeopolitike.Përmes zyrtarëve të lartë dhe Kongresit, SHBA e refuzoi si zgjidhje të rrezikshme dhe destabilizuese. Edhe pse John Bolton shfaqi fillimisht neutralitet, më pas SHBA e braktisi idenë, ndërsa Grenell e mohoi përfshirjen.



2. Refuzimi i Ballkanit të Hapur pa Kosovën

Kosova e pa si platformë për dominimin rajonal serb.Qëndrimi i SHBA: Mbështet vetëm iniciativa gjithëpërfshirëse që e trajtojnë Kosovën si të barabartë.Escobar: “Asnjë nismë nuk ka sukses pa përfshirjen e Kosovës.”


3. Bllokimi i Ndikimit Rus dhe Kinez në Trojet Shqiptare

Rusia dhe Kina kërkojnë depërtim në rajon përmes teknologjisë, propagandës dhe investimeve strategjike.Qëndrimi i SHBA: Ka ofruar alternativa perëndimore, veçanërisht në fushat e energjisë, sigurisë dhe teknologjisë.Në 2022, SHBA përshëndeti Shqipërinë për refuzimin e teknologjisë kineze 5G.


4. Parandalimi i “Republika Srpska 2.0” në Kosovë

Serbia kërkon një asociacion me kompetenca ekzekutive për komunitetin serb në Kosovë.Qëndrimi i SHBA: Mbështet vetëm modele që nuk cenojnë sovranitetin e brendshëm të Kosovës.Ambasadori Hovenier (2023): “Nuk mbështesim një entitet që minon shtetin e Kosovës.”


5. Mbrojtja e Shtetësisë së Kosovës në Arenën Ndërkombëtare

Serbia ka intensifikuar fushatat për tërheqjen e njohjeve dhe bllokimin e anëtarësimit në organizata.Roli i SHBA: Ka reaguar menjëherë për të mbrojtur integritetin ndërkombëtar të Kosovës.Në 2019, SHBA ndërhyri ndaj vendeve që synonin tërheqjen e njohjes.



6. Pengimi i Aleancave Populiste Pro-Serbe në Evropë

Disa vende anëtare të BE-së kanë përkrahur pozitat serbe.Qëndrimi i SHBA: Ka shtyrë BE-në të mbajë një qëndrim të unifikuar dhe të drejtë ndaj Kosovës. Në 2024, SHBA kritikoi vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, duke e konsideruar vendim të njëanshëm.


7. Përkrahja për Shqiptarët në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Roli i SHBA: Ka mbështetur përfshirjen e shqiptarëve në proceset kushtetuese dhe qeverisëse.Ndërhyrja për të garantuar pjesëmarrjen e partive shqiptare në qeverinë e Shkupit dhe të Podgoricës.SHBA ka vepruar jo vetëm si forcë promovuese e paqes dhe shtetndërtimit në hapësirën shqiptare, por edhe si garant parandalues i projekteve destabilizuese që kanë kërcënuar interesin kombëtar dhe ekzistencial të shqipëtarëve.


Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page