top of page

FEDERATA E PAQES UNIVERSALE NË LONDËR VLERËSON BIZNESMENIN SHQIPTARO-BRITANIK SKENDËR PERPEPAJ ME T


Biznesmeni Skënder Përpepaj

1.

Sot, në këto ditë të janarit 2020, në kryeqytetin britanik, në London, në shtetin ishullor euroatlantik të Mbretërisë së Bashkuar, Federata e Paqes Universale (FPU), në një ceremoni solemne e festive, vlerësoi e nderoi me titullin e lartë “Ambasador i Paqes” personalitetin e njohur shqiptaro-britanik, Skënder Perpepaj, për arritje e merita të tij përkushtimore e përmbushëse në kriteret e përcaktuara nga kjo OJF Ndërkombëtare me Status Special Konsultativ pranë Këshillit Social-Ekonomik në OKB.

Skënder Perpepaj hyn në atë kategori e lartësi meritore, i mirënjohur, i përzgjedhur, për arritjet e kontributet e tij në disa fusha përcaktimore (kritere) nga Federata e Paqes Universale (FPU) si për sherbimin humanitar; për zhvillimin e lartësimin e karakterit të tij si personalitet bashkëkohor; për krijimin e një familje model në atdheun shqiptar e mërgimin londinez, swbashku me Nelёn, nga fisi i njohur i Mylyshve (Mirditё) e katwr fwmijwt e tyre; për angazhimet e tij për Të Drejtat e Njeriut; për bashkëpunimin ndërfetar e ndëretnik; për krijimin e veprimtarimin e një media të përgjegjshme e aktive për integrimet panshqiptare e ndërballkanike; etj. duke i kontribuar harmonisë ndërkombëtare, vlerave morale dhe shpirtërore të paqes universale.

Kjo botë e sotme globale rreth 8 miliardëshe ka mbi 100 mijë individë, organizma e organizata që e kanë fituar ndërvite e dekada këtë titull të lartë pagëzues e nderues, por shqiptaro-britaniku Skënder Perpepaj e ka këtë titull meritor e të përvecëm me individualitetin e vet - me emrin e mbiemrin e vet; me angazhime biznesi, humanitare, mediatike, shoqëri civile përplot me arritje e kontribute - në hapat e rrugëtimit të tij nga Alpet në bregdete, nga Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe në vendlindjen e tij Curraj Epër e Nikaj-Mertur, në Malësi të Gjakovës e Tiranë, në hapësira e realitete në Rajonin Ballkanik Shqiptar.

2.


Nuk është hera e parë dhe as e vetme që personaliteti shqiptaro-britanik Skënder Përpepaj, nderohet me titull nderi, pasi dhe “Gazeta e Alpeve” - Gazetë Rajonale, PanShqiptare, NdërBallkanike, e ka vlerësuar e nderuar me Cmimin e Madh “Dardania” (Tiranë, 4 mars 2029); pasi dhe Parlamenti Britanik e ka përzgjedhur kompaninë e tij “SA Builders and Contractors Ltd” në Londër si një ndër rreth njëzet kompanitë më të mira për vitin 2019-2020 në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, në një ceremoni solemne në Pallatin Westministër me prani edhe të lordit britanik David Blunkertt - ish ministër i Brendshëm i Mbretërisë së Bashkuar; pasi Skënder Perpepaj me kompaninë ka hyrë në“Rishikimi Parlamentar”-botim prestigjioz vjetor britanik, që iu dërgohet zyrtarisht mbi 500.000 drejtuesve kryesorë të biznesit, politikë-bërësve dhe individëve të tjerë të rëndësishëm.

3.

Skënder Pjetër Përpepaj është iniciatori, nismëtari e kontribuesi kryesor i hapjes së rrugës së re alpine nga Vrana e deri në Curraj të Epër të Tropojës, në vendlindjen e tij, në këtë mrekulli alpine shqiptare, rrugë e cila u përurua në tetor 2018, ku ishte i pranishёm edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Z. Ilir Meta; rrugë e cila për përmasat e saj të angazhimit moral, qytetar, financiar, turistik, ndërtuese - u cilësua “shembull i madh shqiptar...”.

Ai tashma po lobon që edhe Curraj i Epër të hyjnë në Listën Qeveritare të “100 Fshatrave Turistikë të Shqipërisë”, ku vendlindja e tij të jetë e 101-ta, e shtuar në Listë, por në jetën e tij, në vizionet e aksionet e tij, mbetet e para, pasi aty është fëmijëria e kulla e tij; pasi aty është historia e gjyshit të tij, Kukel Ndue Përpepaj - një ndër figurat e njohura në Shqipërinë e Veriut, “Qytetar Nderi” i Tropojës (pas vdekjes); etj.

4.


Skënder Pjetër Përpepaj, një burrë i formatit të lartë të malësorit epik e qytetarit bashkëkohor modern; i kulturës së tij tradicionale të familjes e vendlindjes; i dijeve universitare e universale; i qëndrimeve e veprimtarimeve euro-atlantike; i besimit të krishterë, etj., falë punёs sё tij të palodhur, korrektёsisё, formimit të gjithanshëm e të vazhdueshëm libror e jetësor, është bërë një biznesmen e humanist shumë i njohur në Mbretërinë e Bashkuar (U.K) dhe në Tropojë, në Shqipëri e në Kosovë, etj.

Skënder Pjetër Përpepaj drejtues kryesor e lartnor i Kompanisë “SA Builders & Contractors Ltd”, që operon në fushën e ndërtimit prej vitit 2001; e cila para një decade e zgjeroi aktivitetin e saj dhe me prodhimin e montimin e dritareve e të dyerve të duraluminit. Në vitin 2011 e themeloi e udhëheq kompaninë e tij të dytë“NEST Contractors Ltd” që operon në fushën e ndërtimit e rikonstruksionit. Prej nga viti 2013 e në vazhdim është edhe aksioner në Kompaninë Britanike të Ndërtimit “Thornhill Shann Construction Ltd”, që operon në fushën e investimeve e ndërtimit në Angli, Shqipëri, Itali, etj,. Për ligjshmërinë dhe kontributin në fushën e punësimit e derdhjes së taksave, kompanitё e tij janë nderuar disa herë nga strukturat e shtetit të Britanisë së Madhe.

Kompanitё e krijuara e drejtuara nga Skënder Pjetër Përpepaj kanё qënë streha e parë e punës dhe shkolla e parë profesionale për shumë nga emigrantët shqiptarë që arritën në U.K, si dhe për shumë të tjerë nga komunitete të emigrantëve e qytetarëve britanikë.

5.

Veprimtari Skënder Pjetër Përpepaj është një humanist i shquar. Janë të shumta, të prejkohshme e të vazhdueshme, sponsorizimet e ndihmat e tij të drejtpërdrejta për familje e për njerëz në nevojë dhe për aktivitete social-kulturore, si në krahinën e Nikaj-Mërturit e Tropojë; në Tiranë, Gjakovë, Londër, Shkodër, etj.; si nё rastin e përmbytjeve në Shkodër e në Lezhë; për sponsorizim tё bursave shkollore brenda e jashtë Shqipërisë pёr fёmijёt e familjeve me mundёsi tё kufizuara ekonomike; ndihmё pёr të sëmurë në Nikaj-Mërtur dhe për spitale e qëndra shëndetësore në Tropojë e në Tiranë, si dhe pёr dёrgimin e rasteve me sёmundje tё rёnda pёr shёrim jashtё Shqipërisë;ndihmё për përballimin e situatave të krijuara nga bora dhe ngricat e gjata në Nikaj-Mërtur e Tropojë; një ndër organizatorët e sponsorët kryesorë i takimeve e veprimtarive të ndryshme kulturore-artistike, diplomatike, mediatike etj. të Diasporës Shqiptare me banim në Mbretërinë e Bashkuar (UK) me fokus ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditave atdhetare; etj

6.

Skënder Përpepaj, në tre vite, është drejtor i gazetës periodike të përdyjavshme, me titull “Gazeta e Alpeve”, e cila përgatitet dhe publikohet falë edhe interesimit përkushtimor e financimeve të tij dhe është bërë mjaft e lexuar, një gazetë Rajonale, PanShqiptare, NdërBallkanike e Hapësirës Alpine në Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi, Sanxhak, etj. e cila ka disa faqe e rubrika të veçanta edhe për Kosovën dardane; për trevat shqiptare në Malin e Zi nga Bregdeti Adriatik në Alpe; për Sanxhakun e Tregut të Ri (në Serbi e Malin e Zi), për trevat etnike shqiptare përgjatë rrjedhave të Drinit (Maqedoni, Kosovë e Shqipëri), të Limit, Moracës, Ibrit, Tarës, Moravave, etj; për Sanxhakun e Nishit dhe Luginën e Preshevës në Serbi; etj.

Falë dhe kontributit të tij, kjo Gazetë Periodike, Rajonale, Panshqiptare e Ndërballkanike, është rritur ndërvite duke grumbulluar e përhapur informacionin më të gjërë historik e kulturor, gjithnjë duke qëndruar larg grindjeve politike, propogandës fetare, dallimeve racore, etnike, etj. Kështu që “Gazeta e Alpeve” ka luajtur e po luan një rol shumë të rëndësishëm në informimin e edukimin e gjërë të publikut dhe krijimin e një opinioni e imazhi sa më të mirë për Vendin dhe Rajonin Ballkanik.

Skënder Përpepaj është ndër sponsorët e “Gazeta e Alpeve” e “Nikaj-Mërturi”, i disa mediave dhe në Mbretërinë e Bashkuar; ёshtë iniciator esponsor për grumbullimin e fakteve që lidhen me figurat e ngjarjet historike të krahinës së Nikaj-Mërturit dhe për botimin e disa monografive për këtë qëllim; ёshtë sponsor i botimeve akademike shqiptare në gjuhën angleze, si p.sh. libri me titull “Albanian Ampelography” (publikuar më 2018) etj.; ёshtë kontribues i spikatur i bashkëpunimit shkencor e akademik midis institucioneve e qendrave studimore e shkencore shqiptare e britanike.

32 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page