
Urime artist Halim Mejzini!
Prof. Dr. Fatmir Terziu
Në fakt rastësisht e ndoqa punë e artistit shqiptar nga Sharri me banim në Austri, Halim Mejzini. Pashë portretet e realizuara prej tij, dhe ngela i mahnitur nga dora e tij e talentuar. Ai ka një talent dhe ndjek një vijimësi arti. Është fin. I qartë dhe i kthjellët. Rregulli? Rregulli më i rëndësishëm kur bën një portret është se nuk ka rregulla për të. Ai, i ka dhe i realizon ato, në mënyrë natyrale. Ai zgjedh nga dora dhe mendja vetëm të ndryshoj atë që përket me dritën, pra ndriçimin në studio duke e lënë atë në thelb si një ndriçim natyral, si një fotografim artistik-realizim artistik nga dora e tij e talentuar. Nuk ka rregulla, por çdo vendim që merr ndryshon mënyrën se si shikuesi e percepton potretin e realizuar prej tij. Dhe unë në heshtje por me shije i konsiderova këto elemente kur shijova këto portrete të miqve, kolegëve, apo dhe më tej të realizuara nga art-krijimtaria e artistit të talentuar Halim Mejzini.
Ideja e këtij talenti për një portret është se ai nis të portretizojë një person pa fjalë. Ai e nis dhe e realizon që të thotë diçka për karakterin e personit. Shumica e njerëzve kur e shohin punën e tij artistike mendojnë se një portret i dalë nga dora e tij është një realizim i një personi që i përshkruan ata vetëm nga koka te supet. Por një portret i tij është dhe një kompletim arti në një skateboard. Ajo duhet të thotë diçka për personin që ka realizuar ose personin që ka krijuar me punën e tij fine. Ajo që më pëlqen në këtë punë artistike është se portreti zakonisht është i lumtur dhe i buzëqeshur, siç e përmenda edhe më parë, por edhe kur duket serioz, atij dora e talentuar i ofron artiskisht një buzëqeshje të lehtë në fytyrë. Dora e artistit Halim Mejzini kap një anë të tij që nuk shihet shpesh, që nuk e kap as kamera më dixhitale.

Kur e sheh të realizuar portreti i dalë nga talenti i këtij artisti duket se ka të bëjë me shprehjen e konceptit të një personi. Ndonjëherë një portret duket se shton vlerë edhe nga mungesa e gjërave, duke u fokusuar në vend të kësaj në bardhësi në mjedisin e tij. Pavarësisht se cili është subjekti, pozicionimi, shprehjet e fytyrës, përbërja dhe ndriçimi janë vetëm disa gjëra që ndikojnë në rezultatin e një pune portretizuese të Halim Mejzinit. Ndryshimi i lehtë i ndonjë prej këtyre gjërave mund të ndryshojë në mënyrë drastike disponimin e qasjes, por gjithnjë me dorën dhe finesën e artistit që zdrogon artistikisht të gjitha detajet.
Dritëhijet, ose kiaroskurot artistike shprehin një emocion të mesëm në përdorimin e tipareve të ngrohta dhe të ftohta, të kombinuara me shprehjen neutrale të subjektit. E kam parë të realizuar dhe shpresoj ta ndjek të krijuar duke eksperimentuar më shumë për të ndryshuar aspektin më final dhe të portretit tim, ndoshta në një tjetër ditë, më një tjetër sfidë.
Duke parë portretet e tilla, njeriu bëhet më i vetëdijshëm për njerëzit përreth tyre. Në këtë rast mbetet në fakt ajo që pashë tek frymëzimi. Imazhet për njerëzit ishin perfekte. Detajet ishin të përsosura si të njerëzve që buzëqeshnin, dhe e arti është një shembull i kësaj vlere. Në portrete, fytyra e dalë bukur dhe pastër më ka mahnitur vërtet. Mendova, kjo dorë e bën artin e portretit të aneksojë fotografitë që më duket tashmë se gjithnjë të duken jo aq profesionale apo të pastra, sa realizimet e tij. Është me të vërtetë në sytë dhe shprehjen e fytyrës dhe çfarë historie tregon pamja e një portreti të tillë të përfudnuar.
E kontaktova këtë artist dhe i premtova këtë shkrim. I thashë do të shkruaj dhe ai u përgjigj natyrshëm, për të realizuar portretin tim. Jam në pritje dhe mendoj se do të ndjehem mjaft mirë me të. Le të pres të mbetem tek vetvetja e portretizuar. Ende pa u realizuar, mendoj se është më mirë kur subjekti është thjesht vetvetja, pa pasur nevojë të shqetësohet dhe të mos jetë i ngurtë, apo duke pozuar. Urime artist Halim Mejzini!

Duke parë çfarë trajtuam më lart nga ana profesionale, parë në këndvështrimin tonë thkesojmë se udha artistike e Halim Mejzinit, nis në fshatin Kosavë, kua i është i lindur dhe i rritur. Duke qenë tashmë një nga emrat e talentuar në artet pamore që ka dalë nga Opoja, ai nuk përbën ndonjë surprizë për shumë vetë që e njohin, pasi ai që në fëmijëri, shfaqi talentin dhe ai dalloi për aftësitë e tij të jashtëzakonshme artistike dhe përkushtimin e tij të thellë ndaj artit. Që në shkollë, Halimi mbeti në sytë e mësuesve të tij si një talent në vizatim. Më pas ai u shfaq edhe në grafikë. Halim Mejzini me talentin e tij, më atë që ai prodhonte nga duart e tij, u bë një model njerëzor dhe inspirues për të rinjtë e vendlindjes së tij.
Halim Mejzini ka mbaruar shkëlqyer studimet në Universitetin e Prishtinës. Atje ai u shpall “Student i Dalluar”. Duke qenë i përkushtuar Vjena ishte destinacioni i radhës së edukimit, ku atje përfundoi studimet postgraduate në Vjenë, duke u bërë Master i Artit (MA).

Jashtë modestisë së tij por brenda arritjeve të këtij artisti sikurse thamë ai ka krijuar vepra të jashtëzakonshme që kanë përjetësuar figura të rëndësishme historike dhe kulturore të Kosovës dhe më gjerë. Në punimet e tij, përveç përkushtimit artistik, Halimi ka treguar një ndjeshmëri të veçantë për rrënjët e tij dhe vendlindjen, duke pasqyruar dashurinë për Opojën dhe historinë e saj.
Bëjmë të ditur se Halim Mejzini është fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, duke përfshirë çmimin e tretë botëror për Grafikën Fragile, si dhe çmimin e parë në Degën e Grafikës gjatë studimeve në Prishtinë. Ekspozitat e hapura në shumë vende, janë ndjekur nga qindra apasionatë dhe më së shumti veprat e tij janë pritur me entuziazëm nga publiku dhe janë vlerësuar për thellësinë profesionale realizuese, botën e tyre të shfaqur artistikisht, temperamentin, tempon dhe për mjeshtërinë e tyre në realizim artistik.
Comments