top of page

Fatmir Terziu: Ujku do mjegull dhe Niktofil...


Ujku do mjegull

Nga Fatmir Terziu

 

…dhe del mjegulla

miliona grimca nuk i shohin sytë

sytë janë në një linjë

zëra të shumtë të paartikuluar deri tek truku

përhumben deri në mëdyshje

a ishte ujku?

 

Pa mjegull asgjë nuk është e perceptuar mirë,

nëse mendja nuk ndryshon,

përveç nëse grimcat janë të matura,

sipas pozicioneve të tyre relative,

linja nuk do të ndryshojë mjegullën,

nëse nuk ka një qasje tjetër që e vret frikën

domosdoshmëria me jo të maturën:

nuk mund të ketë një linjë të re

të qartësojë d(r)itën.

 

…dhe ikën mjegulla

miliona grimca nuk i shohin sytë

sytë janë në një linjë

zëra të shumtë të turbulluar nga truku

përhumben deri në mëdyshje

a ishte ujku?

 

Niktofil

Nga Fatmir Terziu

 

Po kuisin vitet si susta krevati në kockat e trupit,

drita shëtit mijëra lulishte në thumbin e një blete

syve u vendos një palë lente, por i heq prej turpit

errësirën e mbaj me vete,

kurse në buzë,

më mbeti një mërmërimë gri,

e dredh si një cigare prej letre,

udhëtoj pas në vite po ku të të gjej ty?

 

Kam kohë që e ndjej atë buzëqeshje,

por nuk e shoh më me sy.

20 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page